Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-11-13, 16:32   #14
Izraeliti
surf maniac
 
Avatari i Izraeliti
 
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
Izraeliti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ēfarė po ndodh nė Turqi dhe pse

Iluzionet e humbura tė Turqisė

30 Tetor 2013, Nga Dominique Moisi, Gazeta Express
Sfida aktuale me tė cilat pėrballet Turqia ėshtė tejkalimi i iluzioneve tė
humbura. Dhe njė gjė e tillė nėnkupton se Turqia mund tė ketė nevojė pėr
Evropėn mė shumė sesa qė ėshtė e gatshme ta pranojė. Por a ėshtė Evropa
sot mė e gatshme sesa dje qė tė pėrfshihet nė bisedime serioze me
Turqinė


“Ditė pas dite, Evropa po largohet gjithnjė e mė shumė
nga Turqia”, deklaroi gjatė javės sė kaluar Egemen Bagis, ministri turk
pėr Ēėshtjet e Bashkimit Evropian. Por edhe e kundėrta vlen: me njė
pėrzierje tė zhgėnjimit dhe vendosmėrisė, Turqia ka filluar qė tė
distancohet nga Evropa gjatė viteve tė kaluara. “Po qe se nuk na doni,
atėherė edhe ne nuk ju duam”, duket se po thonė turqit. Nė tė vėrtetė,
pothuajse tre vjet pas fillimit tė “Pranverės arabe”, Turqia ėshtė mė
shumė nė kėrkim tė vetes, sesa tė Evropės, madje edhe pasi qė ka nevojė
mė shumė pėr Evropėn, sesa qė ėshtė e gatshme ta pranojė. Cila ėshtė
Turqia sot, cilat janė vlerat dhe cili ėshtė fati i saj nė njė ambient
rajonal jashtėzakonisht jostabil? “Pranvera arabe” fillimisht ishte parė
si njė mundėsi e madhe pėr Turqinė, njė ambient ideal pėr ta shpėrfaqur
suksesin ekonomik tė kėtij shteti, modelin politik demokratik dhe
rėndėsinė e madhe strategjike nė rajon. Trashėgimtarėt e njė prej
perandorive mė tė mėdha botėrore po ia dėshmonin botės se islami dhe
modernizmi ishin kompatibil – dhe shembull pėr shtetet arabe, si
Egjipti. Nė vend tė kėsaj, roli i Turqisė u prit me skepticizėm tek
egjiptianėt: edhe ashtu, Perandoria Osmane kishte sunduar mbi Egjiptin.
Dhe, nė anėn turke, ekzistonte ndjenja e superioritetit karshi botės
arabe. Shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik ringjalli ambiciet turke
“neoosmane” nė Kaukaz dhe nė Azinė Qendrore, derisa revolucioni nė
Lindjen e Mesme dukej qė trashėgimtarėve (nėse jo jetimėve) tė njė
perandorie tė dikurshme po u ofronte mundėsinė pėr ta nxjerrė hakun pėr
humbjen. Nėse njė Evropė skeptike dhe e papėrgatitur nuk e dėshironte
Turqinė, atėherė keq pėr tė; historia po u ofronte turqve alternativa mė
tė mira. Ndonėse Turqia mund tė dukej shumė orientale apo shumė fetare
nė Bruksel ose Paris, po tė shihej nga Kajroja dhe Tunizi do tė dukej si
urė ideale myslimane midis Perėndimit demokratik dhe Azisė dinamike.
Pėr mė tepėr, Turqia mund tė ushtronte shumė ndikim, si rezultat i
politikave tė “fqinjit tė mirė” me dy partnerėt dhe rivalėt, Iranin dhe
Sirinė, ashtu edhe pėrkrahjen pėr presidencėn jetėshkurtėr tė Mohamed
Morsit nė Egjipt. Fatkeqėsisht, shpresat e elitave turke (nėse jo edhe
pritjet) nuk u realizuan. Revolucionet arabe pėrfunduan duke shpėrfaqur
dobėsitė dhe kontradiktat nė Turqi, tė pėrkeqėsuara edhe mė shumė nga
politikat represive tė kryeministrit Recep Tajip Erdogan. Njė gjė e
tillė u bė e qartė nė demonstratat qė u pėrhapėn kėtė pranverė nga
sheshi “Taksim” i Stambollit te pjesa dėrrmuese e shtetit (ndonėse
protestat kishin mė shumė tė pėrbashkėta me trazirat e kohė mėparshme nė
Brazil apo revoltėn e 1968-s nė Paris, sesa me lėvizjet popullore nė
Egjipt apo Tunizi). Ajo qė karakterizon turqit sot nuk ka tė bėjė me
krenarinė dhe shpresėn nė ndikimin e pėrhapur tė shtetit tė tyre, sesa
qė ka tė bėjė me frikėn e shpėrbėrjes. Problemi i kurdėve preokupon
turqit, ashtu si edhe perceptimi se janė duke e humbur kontrollin mbi dy
ēėshtjet esenciale – kriza nė Siri dhe ajo nė Iran. Gjatė muajve tė
kaluar, Qeveria e Turqisė ka marrė njė qėndrim tė ashpėr karshi regjimit
tė presidentit sirian, Bashar al-Assad, e bindur se ajo do tė bjerė.
Marrėveshja e arritur kohė mė parė nga SHBA-ja dhe Rusia, shikuar nga ky
pikėvėshtrim, paraqet lajm shqetėsues: regjimi mund ta ketė shpėtuar
veten, duke shkatėrruar arsenalin e vet kimik. Pėr kėtė arsye, Turqia
mbase pyetet se ēfarė i hyn asaj nė punė, po qe se ia bėn qejfin
Perėndimit. Pėrse tė vazhdohet, nėn presionin amerikan, njė dialog
pothuajse normal, po qe se rezultati i kėtij dialogu nuk do tė
pėrfillet, nėse jo edhe tradhtohet, nga politika amerikane? Ngjashėm,
qasja e moderuar e presidentit iranian, Hassan Rouhani, krahas progresit
tė mundshėm tė negociatave tė Iranit me Perėndimin rreth programit
bėrthamor, e kanė lėnė Turqinė si tė padobishme, nėse jo edhe tė
izoluar. Si mundet njė shtet ta perceptojė veten dhe tė perceptohet nga
tjerėt, si aktor i rėndėsishėm nė rajon, po qe se e gjen veten tė
margjinalizuar nė njė moment kritik? Historia po lėviz nė Lindjen e
Mesme, por jo nė drejtimin qė do ta preferonte Turqia. Dhe, derisa
rritja ekonomike ka filluar tė hasė nė pengesa, Qeveria turke ka filluar
tė ashpėrsohet dhe performanca diplomatike ka rėnė, shumė turq pyeten
se ēfarė ka ndodhur. Por, nė vend tė vetėkritikės sė hapur, ata shpesh
po pėrfshihen nga nacionalizmi, qė merr pėrmasa tė tilla, sa pėr ta
pasqyruar njė mungesė vetėbesimi. Sfida aktuale me tė cilat pėrballet
Turqia ėshtė tejkalimi i iluzioneve tė humbura. Dhe njė gjė e tillė
nėnkupton se Turqia mund tė ketė nevojė pėr Evropėn mė shumė sesa qė
ėshtė e gatshme t’ia pranojė, madje edhe vetes. Por a ėshtė Evropa sot
mė e gatshme sesa dje qė tė pėrfshihet nė bisedime serioze me Turqinė?
__________________
m'sohen senet
Izraeliti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė