Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-12-09, 23:05   #4
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)

Evropiane tė Arsimit tė Lartė, pse nuk u ftua Kosova nė Konferencėn e Bolonjės nė shtetet e Beneluksit, ndėrkaq qe mori pjesė ne Berlin, Bergen dhe Londėr! Njerėzit e kuptojnė kėtė lojė fjalėsh qė ka ndikuar edhe nė reduktimin e pranisė sė NATO-s! Qytetarėt e Kosovės, ndėrkombėtarėt evropianė sidomos, e njohin mirė gjendjen nė vendin tonė, por ata nuk kanė kohė tė humbin me vrasjet tona nė mes vete dhe me urrejten e madhe deri nė patologji primitive, me vjedhjen qė pėrditė i bėjmė shtetit dhe qytetarėve! Kėshtu do tė silleshim edhe ne nė secilin mision tė mundshėm ndėrkombėtar kudo nė botė!President i dashur, vizioni pėr miqėsinė e pėrhershme me SHBA-tė, sot reflekton shumė. Na e mėsove se ėshtė Amerika, shteti qė personifikon shpresat dhe aspiratat fisnike tė popullit tė Kosovės pėr njė shtetet sovran dhe tė pavarur. SHBA e ka njohur shpirtin Tuaj human, vendosmėrinė pėr lirinė dhe shtetin, prandaj e pranuan se Kosova nuk do tė ekzistonte pa vizionin dhe kėmbėnguljen tande. Sot, gjendja e pėrgjithshme, veēantė krimet politike qė rėndojnė gjamė mėkati, kanė emėr, njė tė doras dyshuar, shumė figura urdhėrdhėnės krimesh qė fatkeqėsisht udhėheqin me institucionet dhe shumė tė dyshuar pėr korrupcion qė si po duket po i mbron EULEX-i. Ka mbetur nė retorikė mondane krrokataj e EULEX-it pėr “peshqit e mėdhenj”! Duke parė me mėdyshje angazhimet e BE-sė pėr zhvillimin e shtetit ligjor, mė kujtohet se SHBA pėrmes Ambasadorit Goldberg e pati thanė shumė qartė: Kosova pa presidentin Rugova ėshtė njė Kosovė e ndryshme, politikisht dhe nė ēdo mėnyrė tjetėr. E ritheksoi edhe Presidenti Klinton qi pėrkujtoi klasės aktuale politike devotshmėrinė Tuaj pėr paqe e liri dhe njė tė ardhme mė tė mirė pėr popullin e Kosovės. Sa do donim tė besonim se ata qė sot po udhėheqin ta kenė lexuar drejt Bob Dolin: Pėrpjekja e madhe e Presidentit Rugova pėr lirinė, demokracinė dhe pavarėsinė e Kosovės ka tė njejtat pėrmasa me fushatat e ngjashme paqėsore dhe historike tė Mahatma Gandit, Nelson Mandelės dhe Martin Luther Kingut. Ashtu si presidenti amerikan, Abraham Lincoln, Presidenti Rugova ėshtė bėrė tashmė “njeriu i epokave”. O Zot, a thua udhėheqėsit e institucioneve e kuptojnė si frymėzim jetėn dhe pėrkushtimin Tuaj, President i dashur?! Qeveria e cila proklamoi njohjen nga 100 shtete veē nė muajin e parė pas rishpalljes sė pavarėsisė qė Ty e shpalle mė 2 korrik 1990 z. President, ka hyrė nė vitin e tretė tė pushtetit duke shkelur Kushtetutėn, duke kthyer Kosovėn nė terr tė plotė, krim e korrupcion material e moral…Pak kush lexon pas rreshtave President i dashur, askush nuk dėshiron ta njoh terrin! Por realiteti loton…ai thyhet tek zhgėnjimi bie bashkė me shiun edhe nė fjolla bore…! Mund tė jetė mėkat qė po ju flas, po ju shkruaj e mund t’ju lėndoj! Vetėm dua qė malli e lotėt tė shprehin njė pak rrėfim pėr tė dy anėt e medaljes gjashtėyllėshe tė shndėrruar nė “identitet kosovar”, qė kurr nuk mund e as nuk do tė mbetet i pranueshėm pėr askėnd, pėrveē atyre qė urdhėruan turqit tė na e qepin flamurin! Bashkė me Ju z. President, po ju flas edhe Enverit e Xhemės, Profesor Aganit e profesor Ahmetit, ushtarakėve Krasniqi e Zemaj, gazetarėve Ali Ukaj, Afrim Maliqi, Bardhylit, Shefkiut e Bekimit, kryetarėve Bytyqi e Rraci dhe tė gjithė atyre veprimtarėve a ushtarėve, shkrimtarėve a akademikėve, baballarėve a vllezėrve, qė i vrau, edhe sot pas “Nazim Bllacės” dikush, “i panjohur” pėr aryse dhe motive politike…Po ju flas Ju qė nga amshimi bėni sehir teksa na shikoni ne qė pėrpėlitemi keq mbi k’tė jetė tė pushtuar nga gėnjeshtra, antidashuria e urrejtja, abuzimi e stėrkeqja…Nė kėtė varr trishtimi dhe vetmie tė madhe, ende nuk pėrckatoj ku mbaron realiteti e ku nisė ėndėrra! E di se ne tė gjallėt e kemi pėr detyrė t’ua lehtėsojmė vuajtjet tė vdekurve, prandaj dhemb shumė gjėma e mėkatit. Dhe nė tė vėrtetė, nė k’to kohė kur nuk plasi kolera, por gripi i derrit e mbase po vjen edhe gripi i dhive, ne tė gjallėt po ju dėnojmė juve. Po shkelim ēdo ligj tokėsor e qiellor sepse fundja ju nuk pyesni pėr ne, as pėr moralin tonė, as pėr ndytėsitė qė bėjmė nė emėr tė lirisė a shtetit. Nuk e di a ju lėndojnė Juve tė pėshtirat dhe hipokrizitė tona?! Mbase vuajtja juaj mund tė ngjizet me trishtimin tonė dhe kėshtu bashkėrisht, sė paku do tė mund tė luteshim! Pėr Presidentin me kompani, Kryeministrin me ministra, SHIK-un dhe Nazim Bllacėn e Azem Sylėn bashkė me Xhavit Halitin, Fatmir Xhelilin e Kadri Veslin. Duhet tė bėjmė lutje edhe pėr UNMIK-un e EULEX-in, Krimin dhe Lirinė, Korrupcionin dhe Atdheun, “Progresin e fuqishėm” dhe Raportin e EU regresit…etj…A thua e kuptojnė kėta tė gjallėt z. President, lutjen: Fali o Zot, se nuk e dijnė ēka janė duke bėrė…?! Athua o Zot, ata qė e kanė nisur luftėn pėr liri e ēlirim e kanė ndie thellė domethėnien e sakrificės, pėrkushtimit dhe thellėsinė e pėrgjegjėsisė pėr tė bėrė shtet?! President i dashur, Liria ka mbetur etje pėrmasash qiellore. Lutja pėr mirėsinė, pėr falje tė atyre qė vranė, plagosėn, kėrcėnuan, rrahėn, torturuan dhe detyruan shumė njerėz pėr tė ikur nga vendlindja ėshtė vetėm njė dėshirė nė vendin ku s’ka mė as edhe njė meshė solemne tė artit, dashurisė dhe humanes!


-vijon-

lajmishqip.com
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė