Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-09-12, 08:12   #13
e-uritura
 
Avatari i e-uritura
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
e-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Nėnė Hatixheja - grua trime e Mulla Idriz Gjilanit

Jetoi nė mes jetės e vdekjes, nė mes dhunės dhe qėndresės, tamam ashtu siē iu pati hije grave tona tė traditės.

Njė kaptin tė veēantė nė historinė e popullit shqiptarė pa dyshim zėnė edhe gratė. Ajo, asnjėherė nuk u pajtua me padrejtėsitė, qė i ndodhėn gjatė historisė. Jo vetėm qė nuk u pajtua me tė, por lirisht mund tė thuhet se ishte pjesėmarrėse aktive nė tė gjitha lėvizjet dhe organizimet, qė u ndėrmorėn pėr daljen nga robėria shekullore, qė populli shqiptar me sakrifica tė mėdha pagoi ēdo gjakim tė lirisė. Ajo me dashurin qė kishte pėr lirinė, gjeti mėnyra dhe mundėsi pėr tu aktivizuar nė tė gjitha format e rezistencės qė u ndėrmorėn pėr lirinė e popullit, herė nė mėnyrė direkt, e herė nė prapavijė, ajo me njė dinjitet tė lartė ishte aty, ku ishin burrat dhe ku vendosej pėr fatet e mprehta tė vendit.

Pas vitit 1945, Gruaja shqiptare ishte po ajo grua e Rilindjes Kombėtare, vetėm ca mė e avancuar nė kuptimin e ngritjes arsimore. Ajo nuk mundi tė qėndronte duarkryq duke i parė sulmet e njė pas njėshme dhe masakrat e shumta, qė ndodhnin ndaj popullsisė shqiptare. U angazhua duke treguar trimėri tė rrallė nė organizatat nacionaliste dhe luftoi me kėmbėngulje pėr realizimin e qėllimeve mė tė larta kombėtare.

Numri i tyre, qė dolėn pėr tė mbrojtur pragun e shtėpisė dhe lirin aq shumė tė pritur ishte i madh. Vepruan ato, nė mėnyrė tė organizuar, por edhe aty ku e lypte nevoja. Me formimin e organizatės Nacional Demokratike Shqiptare, nė kuadrin e saj, nė komitete komunale tė NDSH-es, si formė organizimi, u aplikuan edhe komitetet e grave tė NDSH-sė, qė vepronin kryesisht me gra, ndonėse ato vepronin edhe nė forma tė tjera, ngase nė disa pjesė tė Kosovės organizimi i tyre nuk ishte edhe aq i mundshėm.

Sipas shumė shėnimeve qė kemi, nė Anamoravė nuk kishte ndonjė organizim tė veēantė tė grave. Por, duke hulumtuar nė terren, del se gratė e kėsaj pjese tė Kosovės mė tepėr vepronin nė kuadėr tė NDSH-sė, por aktiviteti mė i madh i tyre vije nė shprehje nė prapaskenat e veprimtarisė sė NDSH-sė, duke iu ndihmuar burrave nė mėnyra tė ndryshme.

Vlen tė pėrmendim se porosi e profesor Ymer Berishės dhe e krerėve tjerė tė Lėvizjes kombėtare ishte dhe kėrkonin me kėmbėngulje qė nė radhėt e NDSH-sė tė angazhohen dhe tė pėrfshihen sa mė shumė gra. Dhe si detyrė primare shtrohej qė ato tė angazhohen nė bartjen e postės, nė mbledhjen e ndihmave, nė shpėrndarjen e tyre, nė shpėrndarjen e afisheve nė qytet, nė grumbullimin e materialit sanitar, nė vizitat e shumta qė do t’u bėhen familjeve tė anėtarėve qė ishin tė arratisur nė male, qė ishin tė pushkatuar etj. Gruaja shqiptare rol tė veēantė luajti nė aspektin e propagandės, duke iu dhėnė zemėr grave tė tjera se liria ėshtė afėr dhe shumė shpejt do ta gėzojmė atė.

Nė vitet 1945-1947, me zbulimin e anėtarėve tė NDSH-sė, u zbulua edhe aktiviteti i dendur anti-jugosllav i grave tė Anamoravės. E dhe ato u ndodhėn nė bankat e zeza tė gjyqit duke u dėnuar me pushkatim dhe me vite marramendėse burgu[1]. Vlen tė pėrmendim procesin gjyqėsor nė Prizren tė Marie Shllakut, ku me 24 nėntor u ekzekutua me tre bashkėvendės tė saj.

Njė vit mė vonė, nė Gjilanin e Idriz Seferit, filloi njė proces tjetėr po aq makabėr se ai i Prizrenit, ku para gjyqit dolėn 36 atdhetar, pėr tu dėnuar me vite drakonike nga pushtuesi jugosllav. Para trupit gjykues, nė bankėn e zezė me njė krenari tė paparė gjerė mė atėherė, qėndronte kokėlartė amvisja e mė vonė aktorja e njohur e Teatrit Kombėtar nė Prishtinė, nga Ferizaj, Katarina Josipi- Pjetri, motra e devotshme e atdhetarit, Lazėr Josipit, qė edhe ai dėnohej po nė kėtė proces gjyqėsor. Gjykata e akuzonte se “ka qenė e ndėrlidhur me organizatėn e NDSH-sė dhe nė shtėpi e saj e ka fshehur ilegalin Hamdi Berishėn si dhe armatimin e shumtė, municionin dhe materiale tjera tė cilat ishin dedikuar pėr organizatėn e NDSH-sė[2].

Nė kohen kur organizohej procesi, Katarina kishte vetėm 23 vjet, e martuar, por megjithatė rrezikoi ēdo gjė vetėm e vetėm qė ti ndihmoj lėvizjes sė NDSH-sė. Maria, Katarina e shumė tė reja shqiptare dolėn para gjyqit dhe nė mėnyrėn mė tė vrazhdė u ballafaquan me realitetin historik, se liria megjithatė, pa sakrifica nuk mund tė fitohet. Por, ēfarė tė thuhej pėr tė gjitha ato gra qė nė mėnyrė tė tėrthorėt, duke qėndruar nė prapavijė, e ndihmuan popullin, i fshehėn dhe u kujdesėn pėr krerėt dhe anėtarėt e tjerė tė lėvizjes sė rezistencės. Mund tė themi se gruaja e Anamoravės gjatė tėrė periudhave tė historisė kishte zgjedhė njė rrugė mė pak ekspozuese, por qė epte njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė lėvizjet kombėtare. Ajo me njė devotshmėri u kujdes pėr fėmijėt qė ti edukojė nė tabanin kombėtar, ruajti me krenari postulatet e tė parėve pėr luftėrat kundėr robėrisė, mbrojti familjen si gjėnė mė tė shenjėt dhe ēdo gjė qė nėnkuptonte atributet mė sublime etike e kombėtare.

Nėna Zarife nga Gjyrisheci i Dardanės ishte shembulli mė tipik i njė gruaje qė sakrifikoi ēdo gjė vetėm e vetėm qė njėherė e pėrgjithėson ta shoh vendin e saj tė lirė. Ajo edhe me kusht tė flijimit tė jetės dhe tė tėrė familjes, u kujdes dhe e ruajti me trimėri Mulla Idrizin- nga Gjilani, nė sarkofagun e bėrė nė mur me gjatėsi 397 cm e gjerėsi 80 cm[3].

Nė kėtė sarkofag e ruajti plotė dy vjet luftėtarin e lirisė. Falė trimėrisė dhe dashurisė sė madhe tė nėnės Zarife, qė kishte pėr atdheun, ajo u kujdes me devotshmėri pėr tė, sikur ta kishte anėtar tė familjes mė tė ngushtė. Zbulimin e hoxhės dhe arrestimin e tij, nėna Zarife e pėrjetoi rėndė. Ajo nė momentin e arrestimit, duke mos e kuptuar qėllimin e mirė tė Mulla Idrizit ndaj familjes sė saj, ai dorėzohej pa e shkrepur asnjė fishek. E befasuar nėnė Zarifja nga kjo sjellje e hoxhės, ajo kėrkon nga ai qė tė mos dorėzohej ”pa luftė” dhe kėrkon “hoxhė, pushka top le tė bėhet, tė lutem mos u dorėzo”. Duke mos ditur se hoxha me atė sjellje tė qetė e tė urtė, nė tė njėjtėn kohė po e kursente atė dhe familjen e saj nga tragjedia mė e madhe qė mund tė ndodhė.

Pas kėsaj ngjarjeje edhe nėnė Zarifja nuk u kursye nga fyerjet, maltretimet dhe ecejaket nėpėr burgjet e ndryshme tė Gjilanit e tė Kamenicės. Ndėrsa djemtė e saj u kalbėn nėpėr kazamatet jugosllave si bashkėpunėtorė dhe bashkėveprues tė patriotit.

Nuk ishin rastet e rralla, kur gratė e luftėtarėve merreshin nė burgje si peng vetėm e vetėm pėr tė zbuluar burrin, vėllanė, djalin se ku fshihej ai, apo nė ē’kohė ai vinte nė shtėpi, apo nga ato kėrkohej qė tė tregonte kush janė bashkėpunėtorėt e tyre e shumė fshehtėsi tė tjera, e qė nė dosjet e UDB-es, ngelte pyetje pa pėrgjigje. Kishte raste tė shumta kur nėnat shqiptare me vite tė tėra pritnin burrat qė tu ktheheshin nė shtėpi, duke i rritur dhe edukuar fėmijėt me njė taban kombėtar, dhe duke iu treguar atyre, se baballarėt e tyre janė trima, se kėta duhet tė mburrėn qė janė fėmijėt e tyre. Kishte raste edhe mė tragjike, kur ata nuk ktheheshin fare nga burgjet jugosllave dhe as varret e tyre nuk arrinin ti mėsonin[4].

Me depėrtimin e njė pjese tė ilegales shqiptare pėr Greqi, shumė gra mbetėn pa burrat e tyre, dhe pėr tė gjallė kurrė nuk arritėn tė shiheshin ndėrmjet veti, por ato, megjithatė u bėnė ballė furtunave tė jetės. Ato ishin tė vetėdijshme pėr fatin e tyre, dhe e lanė amanet brez pas brezi se kush ishte shkaktar kryesor i fatkeqėsisė sė tyre familjare e kombėtare nė pėrgjithėsi.

Gratė shqiptare sikurse edhe burrat, qėndruan nėpėr birucat e ndyra e tė pista edhe, si peng pėr burrin, djalin e babanė. Rasti mė flagrant, i cili gjithsesi duhet pėrmendur ėshtė ai i gruas sė madhe tė Mulla Idrizit- NĖNĖ Hatixhes nga Gjilani.

Nėnė Hatixheja ishte e lindur mė 1915, nė Gjilan. Ishte bija e Bajram Rexhep Nallbanit, njė familje qė ishte e njohur me traditė patriotike. Megjithėse ishte e pa shkolluar, por pas martesės me Mulla Idrizin, ajo mėsoi shkrim-leximin nga burri, sepse ai ishte dashamirė i madh i arsimimit tė femrave, ngase shpesh thoshte, se pa grua tė shkolluar nuk mund tė ketė as komb tė ngritur, se mėkati mė i madh i njeriut ėshtė po qe se gruan e lėmė tė pa shkolluar.

Prej vitit 1937, ajo iu bė shoqe e ngushtė e jetės[5].

Ajo me sjelljen e njė gruaje tė pjekur, priti e pėrcolli shokėt e burrit, e qė nuk ishin tė paktė si ata fetar e po ashtu edhe ata tė lėvizjes patriotike kombėtare. Pranė burrit tė vet, ajo u brumosė edhe mė tepėr me trimėri e pėrkushtim mė tė madh pėr ēėshtjen atdhetare. Mė 1944, respektivisht pas sulmit tė Gjilanit, dhe arratisjes sė burrit pa gjurmė, nėnė Hatixhja ishte gruaja mė e persekutuar nė anėn e Gjilanit e mė gjerė. Nė mungesė tė burrit nėnė Hatixhėn e arrestuan, duke menduar se nė kėtė mėnyrė mė lehtė do tė zbulohet Mulla Idrizi.

Por u mashtruan. Gruaja e Mulla Idrizit qėndroi e fortė para torturave, dhe maltretimeve qė i bėnė UDB-ashėt. Edhe pse ishte shtatzėnė, ata nuk e kursyen nga presionet e shumta si fizike, po ashtu edhe nga ato psikike. Sa qėndroi nė burgun e Gjilanit, atė e vendosėn tė qėndronte nė njė dhomė me burra. Ajo qėndronte, stoike. Nė shtėpi kishte lėnė tre fėmijė tė vegjėl sė bashku me nėnė Hysnijen, e cila vizitorėt mė tė shpeshtė i kishte UDB-ashėt dhe sa herė qė e vizitonin i kėrcėnoheshin asaj se atė- plakėn, do ta likuidojnė sė bashku me fėmijėt, ata qė i kishte nė shkollė do t’i pėrjashtojnė nga shkolla, e shumė tė zeza tjera do t’iu bėjnė po qe se nuk tregojnė se ku fshihet Mulla Idrizi.

Nėnė Hatixheja ishte e njoftuar pėr tė gjitha kėto, por ajo me njė qėndresė tė paparė iu bėnte ballė tė gjitha kėtyre mundimeve ngase ishte e vetėdijshme se edhe kėtė qėndresė qė e bėnte , e bėnte pėr burrin, pėr fėmijėt dhe nė fund e bėnte pėr atdheun qė aq shumė e donin ajo dhe burri i saj- Mulla Idrizi. Pas dy javėve tė kaluara nė burgun e Gjilanit atė e transferojnė pėr nė burgun e Ferizajt. Edhe aty e vendosin nė njė dhomė me burra, qė vetėm e vetėm tė bėnin presion tė vazhdueshėm nė tė.

Por, siē thamė edhe mė lartė, gratė shqiptare ishin raste tė shpeshta, tė cilat arrestoheshin si pengė pėr burrin e vėllain e tyre. Andaj edhe nėnė Hatixhe nė kėtė burg nuk mbeti e vetme, si peng qė ishte marrė, nė mungesė tė burrit. Nė kėtė burg iu bashkėngjitėn edhe dy gra tjera, qė ishin arrestuar po me tė njėjtin qėllim si Nexhibe Tėrpeza, gruaja e Hysen Terpezės nga Terpeza dhe dy gra tė urta qė ishin nga anė e Pejės dhe i kishin marrė si peng pėr burrat e tyre, e kėto ishin Sofija dhe Maria, gra tė patriotėve, i kujtohej nėnė Hatixhės mė vonė.[6]

Edhe ato nė fillim i kishin vendosur nė njė dhomė me burrat, por mė vonė i vendosin nė njė dhomė gjėja se tė veēantė, nė tė vėrtet i ndante njė mur pa derė pėr mbyllje. Vlen tė cekim se sa qėndroi nėnė Hatixheja nė burgun e Ferizajt, ajo asnjėherė nuk e hoqi mbulesėn e fytyrės (peqen) dhe as dorėzat nga duart. Asnjėherė nuk u shtri pėr tė fjetur, por zakonisht gjumin e bėnte ulur, me duar tė kryqėzuara para gjoksit qė mezi nxirrte frymėmarrjen. Kėtė grua qė fati e sprovoi kaq keq, kishte njė karakter tė fortė, dhe pikėrisht kjo qėndresė e saj nė njė mėnyrė edhe burrave tė burgosur iu dha forcė pėr rezistencė tė mėtejshme.

Edhe pse vazhdimisht e merrnin nė pyetje, nė kohė e pa kohė, ata asnjėherė nuk arritėn, t’ia shohin fytyrėn, nuk arritėn t’ia shohin mishtė e duarve, ata asnjėherė nuk arritėn as t’ia dėgjonin zėrin, e se ēfarė ngjyre kishte. Asnjėherė nuk doli nė oborr tė burgut pėr t’u shėtitur. Nė vizitė nuk i vinte askush, jo qė nuk e donin apo e kishin harruar, por nuk kishte kush t’i vinte.

Nga ana e burrit gati tė gjithė ia kishin vrarė. Vetėm njė vėlla i kishte mbetur Mulla Idrizit, por edhe atė ia kishin burgosur. Nga ana e nėnės nuk kishte mbetur askush. Andaj edhe i mungonin vizitat, ushqimi e rrobat e lara e shumėēka tjetėr. Vetėm familja e Abdyl Durės e kishte vizituar, i kishin sjellė bukė dhe i kishte treguar se nuk ėshtė e harruar.

Pas pesė muaj qėndrimi nė burg, e palarė, e paushqyer, e torturuar, UDB-ashėt e nxorėn nga burgu, e hodhėn nė rrugė, pa i siguruar as kthimin nė shtėpi.. Njė njėri e kishte njohur rastėsisht se ishte gruaja e Mulla Idrizit , i pagoi njė fiaker pėr ta sjellė nė Gjilan. Nga papastėrtia e madhe qė mbretėronte nė burgjet e atėhershme, e kishin mbuluar morrat dhe e kishin bėrė mish tė gjallė. Flokėt i kishin rėnė nga ushqimi i dobėt. Kishte mbetur asht e lėkurė, dhe nėna Hysnije, kur e pa qė hyri nė derė, mendoi se i parafytyrohej e bija, por u gėzua fortė kur kuptoi se vėrtet ishte e bija e saj. Fėmijėt nuk e njohėn.

Punėtorėt e UDB-es edhe pse e kishin lirua nga burgu, torturat ndaj saja nuk i ndėrprenė. E detyruan qė nė fshatrat e Gallapit tė dal pėr tė kėrkua burrin. Tė kota ishin bredhjet e gruas sė gjorė. Pas dy javėve kėrkese nė fshatrat mė tė thella tė Gallapit, ajo u kthye nė Gjilan me kėmbė tė ėnjtura e tė gjakosura. Pas kėtij tentimi thuajse nė njė masė u qetėsuan shpirtrat e UDB-ashėve, dhe gruaja e gjorė mė nė fund mendoi se do ta lėnė tė qetė.

Por, u gabua, ato hije tė zeza ishin tė pranishme gjithkund, kudo qė ndodhej nėnė Hatixheja. Nga burri rrallė merrte ndonjė letėr, edhe atė tė adresuar nga Turqia. Ajo ishte e vetėdijshme se letrat qė i merrte sė pari i kontrollonte UDB-eja, dhe ēuditej pse e kėrkonin Mulla Idrizin kur e dinin se ai ishte nė Turqi. Por nė vitin 1947, diku nė fillim tė pranverės, nė hanin e Hasan Nallbanit u duk njė njeri nga Gallapi me njė porosi qė vetėm nėnė Hatixheja e kishte kuptuar, dhe gėzimi i saj ishte i pa pėrshkruar, sepse mė nė fund ajo u bind se burri i saj pėr tė cilin kishte menduar se ėshtė nė Turqi, apo ndoshta i vdekur, ishte i gjallė, dhe diku fshihej nė fshatrat e Gallapit..

Por, pas porosisė qė e kreu gruaja, nuk vonoi shumė, shtėpia e tyre u rrethua me forca tė mėdha policore. Nė ndėrkohė e njoftuan se Mulla Idrizi ėshtė arrestuar dhe ėshtė mirė qė ti sjellin rroba e ushqim i thanė ata. Koka nuk i pushonte sė menduari duke i shtruar njėmijė e njė pyetje qė nė pamundėsi ngelnin pa pėrgjigje. Athua ēfarė do tė ndodhė me tė? Athua do e malltretojnė? Athua do ta pushkatojnė? Ēfarė do tė ndodhė me fėmijėt? E shumė pyetje tė tjera.

Dilemat, qė e munduan nuk kaloi njė kohė e gjatė e ato u sqaruan me 29 nėntor 1949, Mulla Idrizi u dogj i gjallė nė burgun e Gjilanit. Shtrohet pyetja, se athua vėrtetė Mulla Idrizi dogji veten, apo edhe kjo ishte vepėr e kurdisur nga vetė UDB-ashėt. Dhe, vėrtetė edhe mė tutje ngelin dilema. Por, njė gjė ėshtė e vėrtetė se vetė organet e UDB-es sė Gjilanit i krijuan tė gjitha kushtet qė Mulla Idrizi tė bėjė njė vepėr tė tillė.

Nėnė Hatixheja edhe mė tej jetoi, po jetė i thėnēin. Jetoi nė mes jetės e vdekjes, nė mes dhunės dhe qėndresės tamam ashtu siē iu pati hije grave tona tė traditės. Por, mbi tė gjitha ajo, deri nė fund qėndroi trime e bujare. Me tė mburreshin dhe mburren fėmijėt dhe mbar populli shqiptar.

Nga Prof. Dr. Sabile Keēmezi- Basha
__________________
e-uritura Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė