Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-02-13, 15:10   #19
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Shkencėtarėt pohojnė: Kanceri do tė jetė kronik dhe jo sėmundje vdekjeprurėse


Shėrimi modern i pėrshtatur tipit tė ADN-sė tė tumorit premton rezultate mė tė mira, ndėrsa do tė pėrdoreshin terapitė individuale nė vend tė standardit tė tanishėm tė hemoterapisė dhe rrezatimit. Sėmundjet malinje shumė shpejt do tė bėhen gjendje kronike, e cila mund tė shėrohet suksesshėm, nė vend tė bombės me sahat, e cila nėnkupton vdekje tė shpejt dhe tė dhimbshme, pohojnė shkencėtarėt pėr “DailyMail”.

Ata besojnė se si teknikat radikale moderne tė shėrimit do tė ndihmojnė nė krijimin e tretmanėve tė personalizuar tė kancerit, tė cilėt do tė zgjasin nė mėnyrė tė konsiderueshme jetėn kualitative tė tė sėmurėve.

Ata tretmanė nė Britani tė Madhe do tė jenė nė dispozicion prej pesė deri dhjetė vjet, ndėrsa bazohen nė analizėn ADN-sė tė tumorit te ēdo pacient. Projekti britanik me vlerė 3.5 milionė euro duhet tė sjellė fundin e vėnies afatgjatė te diagnozės, heqjes kirurgjike, rrezatimit dhe hemoterapisė si baza tė terapisė te shumica e tė sėmurėve nga karcinoma.

“Kjo qė bėjmė nuk ėshtė shkencė fantastike, por vėnie e shkencės ne praktikė. Qėllimi ynė ėshtė qė tė mundėsojmė shėrimin e numrit sa mė tė madh tė njerėzve”, ka thėnė udhėheqėsi i projektit, profesor Alan Ashworth nga Instituti pėr hulumtim tė kancerit.

Profilizimi gjenetik i kancerit tashmė ėshtė duke u bėrė nė shumė laboratorė nėpėr botė, ndėrsa pengesa e vetme qė kjo tė bėhet praktikė ėshtė ēmimi i tretmanėve tė tillė. Tashmė ekzistojnė ilaēet qė kanė qėllim shėrimin e llojeve tė caktuara tė kancerit, siē ėshtė ilaēi Vemurafenib permelanomė ose Tamoxifen pėr kancerin e gjirit.

“Vetėm njė nga dhjetė femra me kancer tė gjirit qė marrin hemoterapi reagojnė nė atė tretman, pėr tė cilėn arsye ėshtė e dukshme se si profilizimi i secilit tip tė kancerit mund tė ndihmojė nė shėrimin e tij dhe qė nuk duhet tė aplikohet tretmani i njėjtė pėr tė gjithė” shpjegon Ashworth.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė