Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-02-12, 13:13   #18
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

“Ju nuk e dini”!


Beqė Cufaj
I emocionuar mbase pse ishte kthyer nė njė vend ku vetė kishte punuar pėr vite tė tėra (American Academy) por edhe mė tepėr pėr faktin qė fliste para sallės sė mbushur plot e pėrplot, buldozeri i diplomacisė amerikane Richard Holbrook, dikund para 7- 8 vjetėsh pranė liqenit Wansee nė afėrsi tė Berlinit - pikėrisht aty pra ku ishin qėndisur planet pėr Holokaustin, pas ligjėratės pėr punėn e tij si diplomat... nė njė pyetje nėse ishte penduar pėr ndonjė gabim nė punėn e tij tė, pasi u mendua paksa... u pėrgjigj me fjalėt: “Po, jam penduar me njė gabim nė Dayton. Jo me planin, sepse plani ishte e vetmja rrugė e mundshme pėr ta ndalur atė tmerr. Por, ajo qė s’ia fali vetes ėshtė se si pranova para Milosheviqit e Karaxhiqit, qė zonat serbe t’i quanim “Republika Srpska”.
Edhe sot e kėsaj dite, edhe nė kėtė ēast, sa herė mendoj pėr atė lėshim ēmendem nga hidhėrimi dhe pendimi... Sepse e dini, nė Ballkan, njerėzit mund t’i lini edhe pa bukė e ujė... por t’u merrni apo jepni “Republika”... ėshtė diēka mė shumė se emocionale!...”.
Kėto fjalė tė Holbrookut do tė duhej t’i mendojmė sot e kėto ditė kur shohim se ēfarė me Republikėn (apo thėnė edhe mė mirė) ish-Republikėn e Kosovės ndodhi e po ndodh. Nė morinė e krahasimeve dhe shembujve pse Hashim Thaēi ka gabuar e ka shkalluar, ka tradhtuar e poshtėruar, s’ka dyshim qė edhe ky i “Republika Srpska”-s do tė duhej tė na sillte te njė fakt sado i dhembshėm aq edhe i vėrtetė: me gjak dhe luftė, agresion dhe vrasje - fitohet Republika. Kėshtu kanė bėrė fqinjėt serbė.
Dhe janė po kėta serbė qė shtetit tė Kosovės ia bėnė jetėn e vėshtirė dhe tashti, menjėherė pas katėr vjetėsh Republike e Pavarėsie, arritėn atė qė askush nuk do tė mund ta imagjinonte: t’ia heqin Kosovės Republikėn, e bile bile edhe tė varin fusnota kėmbėve e qafės sė saj.
Edhe njė dilemė e frikshme: nėse Kosova e paska fusnotėn pėr “takime rajonale”... kush dhe si nuk na garanton qė ajo fusnotė nuk do shfaqet edhe nė takime tė cilat do mbahen nė Uashington, Berlin, Paris, Londėr e tė mos flasim pėr vende tjera.
Natyrisht, qė do shfaqet ajo fusnotė dhe do hiqet Republika, sepse nė shumicėn e rasteve edhe Serbia edhe fqinjėt do jenė aty, ku do tė jemi edhe ne. Enver Hoxhaj t’ua pėrgatitė diplomatėve tė tij qaforet me 1244! Sepse aty ku ai i ka ata - do t’i ketė edhe serbėt qė do kėrkojnė 1244!
Pa radhitur kėtu morinė e mungesave tjera qė Kosova NUK merr si shpėrblim pėr kėtė pabesi tė Thaēit dhe kryekėput Thaēit... s’ka njohje nga pesėshja e BE-sė, s’ka anėtarėsim nė OKB, s’ka anėtarėsim nė FIFA, UEFA etj. etj. etj.
Pyetjes pse Thaēi e bėri njė gjė tė tillė tashmė i jemi pėrgjigjur tė gjithė dhe e dimė: ta shpėtojė shpirtin (edhe ashtu tė shitur) nga hetimet, keqqeverisja, rrėshqitja e shpejtė. Teorisė sė konspiracionit qė amerikanėt e gjermanėt duan ta dobėsojnė atė me kėtė hap... nuk duhet besuar sepse Thaēin nuk mund ta shpėtojė as vetė Thaēi.
Ky njeri ėshtė thjesht njė aksident nė historinė e re dhe politikėn e shqiptarėve tė Kosovės. Vendin e ka ku tė dojė ai, por jo aty ku ėshtė. Ata "ministra" tė tij qė janė skaj tij sot - do tė duhej tė turpėrohen kė e kanė shef.
Gjėja mė e rėndė qė Kosovės po i ndodh me kėtė “po” ėshtė se po prishet Pako e Ahtisaarit, po zhvlerėsohet shtetėsia dhe po Tajvanizohet e Maqedonizohet Kosova. Pa pėrmendur kėtu korrupsionin, krimin, keqmenaxhimin etj. etj. tė Thaēit e kompanisė sė tij te tė cilat edhe duhet gjetur gjeneza e kėtij hapi tragjik.
Ėshtė perverze kur dikush akuzon opozitėn pėr “gjuhėn” e saj - siē bėnin njerėz tė Thaēit dje nė medie. Kosova s’ka opozitė - e aq mė pak Qeveri. Ose, nė kėtė lėshim tė Thaēit opozitė ėshtė dhe do jetė ēdo qytetar i kėtij vendi dhe kjo punė do ta ketė njė bisht. Apo t’i harrojmė ato se ēfarė Holbroooke thoshte nė Wansee para 7-8 vjetėsh...
Le t’ia shtojmė edhe njė fakt skanimit tė situatės sot - rrėfimin e Havelit nė Columbia, nė vitin 2006. Vizionari i madh thoshte: "Si disident qė isha, jo rrallė vizitohesha nga gazetarė perėndimorė...dhe ata mė pyesnin: -"Cili ėshtė kuptimi i kėsaj qė po bėni? Nuk keni as edhe njė shans tė fitoni apo keni rezultate, sepse jeni njė grup i vogėl dhe si mund ta ndryshoni tėrė kėtė sistem tė madh?".
Ose shtonin "Ku janė ata miliona punėtorė tė cilėt do tė duhej t'iu pėrkahnin juve?". Dhe gjithmonė u pėrgjigjesha: "Keni kujdes: diēka po ndodh pėrfundi sipėrfaqes. Ju nuk e dini kėtė por njė ditė do tė mund tė jeni shumė, shumė tė befasuar". Dhe vėrtet - ju nuk e dini. Ose po bėheni qė s’e dini!

__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė