Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-03-12, 10:13   #27
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Kurban Afgan pėr politikėn nė Tiranė

Autor: Olsi Jazexhi
E mėrkure 22 Shkurt 2012 09:08 AM

1.
Sulmi i datės 20 shkurt ndaj dy komandove shqiptarė tė Kontigjentit “Eagle-4” nė Kandahar tė Afganistanit, ku si pasojė e njė sherri mes ushtarėsh, njėri u vra e tjetri u plagos, duket se ka qėnė njė lajm i mezipritur pėr elitėn politike tė Tiranės. Klasa politike qė sundon sot Shqipėrinė ėshtė njė prej grupeve mė servile dhe tė bindura nė radhėn e vendeve qė Amerika kontrollon sot nėpėr botė. Frika dhe bindshmėria e klasės politike shqiptare ndaj amerikanėve mund tė krahasohet me bindshmėrinė qė Aleanca e Veriut nė Afganistan tregon ndaj amerikanėve apo me nėnshtrimin qė pushtetarėt e ish-republikės sovjetike tė Abkhazisė kanė ndaj Rusisė. Po ndėrsa nė rastin e Afganistanit dhe Abkhazisė, pėrulja e kėtyre dy grupeve politike ndaj amerikanėve dhe rusėve bėhet pėr shkaqe ekzistenciale, nė rastin e Shqipėrisė, servilizmi i klasės sonė politike ndaj amerikanėve vjen si pasojė e natyrės legene qė shqiptarėt zhvilluan gjatė kohės sė sundimit komunist, ku bindja ndaj Partisė sė Punės dhe Enver Hoxhės, i ktheu elitat intelektuale shqiptare nė puthadorė ndaj pushtetit dhe tė fortit.
2.
Personat qė kanė patur mundėsinė tė lexojnė raportet e ambasadės amerikane nė Tiranė nė Wikileaks do tė kenė mbetur tė tmerruar kur kanė kuptuar sesi nė Shqipėri, amerikanėt kanė instaluar jo njė regjim tė lirė dhe demokratik siē pretendohet nėpėr botė, por njė regjim tė kontrolluar nga ambasadorėt e Uashingtonit. Ambasadorėt e pazgjedhur amerikanė qė qėndrojnė nė rrugėn e Elbasanit nė Tiranė, nuk i ngjajnė pėrfaqėsuesėve tė paanshėm tė vendeve demokratike. Por nė tė kundėrt, ambasada e tyre ėshtė njė qendėr okulte pushteti nga ku ambasadorėt i japin fetva njerėzve me pushtet tė Tiranės dhe u tregojnė se ē’duhet tė bėjnė dhe mos bėjnė. Raportet e Wikileaksit tregojnė qė ambasadorėt fuqiplotė tė Amerikės nė Tiranė u diktojnė qeverive shqiptare pothuajse ēdo send. Ata ēertifikojnė vlefshmėrinė e zgjedhjeve, aprovojnė qeveritė, justifikojnė apo sulmojnė pushtetarėt te drejtuesit e Shtėpisė sė Bardhė, ndajnė para pėr atė qė ata konsiderojnė “shoqėri civile”, spiunojnė, merren me thashetheme e zėnka politikanėsh e nė disa raste edhe me muhabete grashė. Raportet e Wikileaksit i tregojnė ambasadorėt amerikanė tė Tiranės si disa guru mė fuqi magjike apo si pashallarėt e kohės sė Turqisė, tė cilėt kanė fuqi tė bėjnė sus sa Ramėn aq edhe Berishėn, edhe nė rastet kur ata i ndėrsehen njėri tjetrit me kodoshė e me zagarė pėr tė djegur Shqipėrinė.
Kur pėrpara disa muajsh lexova raportet e Wikileaksit pėr Shqipėrinė, pėrveē se u tremba, nė tė njėjtėn kohė, mė duhet tė pranoj, qė edhe u magjepsa ndėrsa i bėja pyetje vetes nga ku e fitonin gjithė kėtė fuqi kėta ambasadorė tė zinj apo tė bardhė qė i kemi peshqesh nga Amerika? Mesa unė di, amerikanėt, Shqipėrinė nuk e mbajnė tė pushtuar me tanke dhe me avionė dhe as qė e bombardojnė mė drone siē bėjnė fjala bie ne Afganistan apo Libi. E as nuk e mbajnė me bukė, siē besonim ne nė barcaletat e kohės sė Mehmet Shehut. E kur nuk bėhet njė gjė e kėtillė, pyetja qė mė mundonte ishte tė dija se ēfarė marifetesh pėrdorin kėta guru qė poshtėrojnė kaq shumė krerėt e vendit tonė, tė cilėt, nėpėr libra shkollorė qė ne kemi nė Shqipėri. thonė se rrjedhin nga njė rracė trimash, e janė kreshnikė ilirė e pellazgė?
3.
Personat qė kanė lexuar kabllogramet e ambasadorėve amerikanė nė Tiranė, njė gjė e kanė tė qartė; pushteti i palimituar i tyre te ne nuk vjen si pasojė e ndonjė presioni kush e di se ēfarė i tyre. Nė shumicėn e rasteve vetė shqiptarėt janė ata qė si pasojė e servilizmit qė kanė pėr tė tradhėtuar njėri tjetrin, i fuqizojnė tė parėt duke u dhėnė statusin e supermenit. Nė raportet e Wikileaksit dikush mund tė lexojė fjala bie spiunllėqet qė Ben Blushi bėnte kundėr Edi Ramės. Apo si nėnkryetari i Komunitetit Musliman spiunonte shokėt e tij dhe besimtarėt muslimanė, apo si ambasadori amerikan raportonte nė Uashington sesa pilaf e mish hallall hanin myslymanėt pėr Ramazan, apo edhe sesi Rama dhe Berisha i kanė kthyer ambasadorėt nė guru e fallxhorė pėr tu ankuar e gjetur derman.
Lexuesit qė duan tė kuptojnė sesa servilė janė politikanėt shqiptarė ndaj amerikanėve u mjafton tė lexojnė kabllin e datės 14 qershor 2006 numėr 06TIRANA743. Nė kėtė raport lexuesi ska si tė mos skandalizohet kur lexon servilizmin e Sali Berishės ndaj ambasadores Marcy Ries. Berisha i kėrkon pothuajse me pėrgjėrim qė tė rrisė numrin e mercenarėve shqiptarė nė Afganistan dhe po tė jetė e mundur tė dėrgojė trupa edhe nė Darfur tė Sudanit. Ambasadorja Ries e cila ēuditej nga pėrgjėrimi i Berishės pėr tė ēuar sa mė shumė ushtarė edhe nė vende ku atyre nuk u kėrkohej njė gjė e kėtillė e pyet e habitur “po nė Darfur pse kėrkon tė ēosh trupa”. Berisha, si njė kone e lumtur i pėrgjigjet "We want to be anywhere you are" – “Ne duam tė jemi kudo ku ju jeni.” Nė komentet cinike qė ambasadorja Ries i bėn kėtij servilizmi tė ulėt tė vasalit shqiptar, konkludon si e zėnė nė hall duke thėnė se “ndėrsa kryeministri, nė shumicėn e rasteve, thotė gjėrat qė duhet tė thotė… disa nga iniciativat qė qeveria ndėrmerr janė shkel-e-shko… megjithatė ne do tė vazhdojmė tė punojmė ngushtėsisht me qeverinė qė t’ia drejtojmė zellin nė drejtimin e duhur…”
Servilizmi i klasės politike shqiptare ndaj amerikanėve dhe dėshira pėr tė ēuar nizamė nuk mungon as nė rrėfimet qė kryetari i socialistėve, Edi Rama, bėn pėrpara ambasadorėve amerikanė. Nė kabllon 07TIRANA1067 ambasadori Uithers tregon sesi Rama, ndėrsa ishte i tėrbuar me sundimin e Berishės, i xhelozohej amerikanėve se duke e futur Shqipėrinė nė NATO nė kohėn qė Berisha ėshtė nė krye tė qeverisė, kreditet pėr kėtė do i fitonte Berisha dhe jo ai. Pra si ndėrmjet Ramės “socialist” ashtu edhe Berishės “tė djathtė” nuk kishte asnjė kundėrshtim ideologjik pėr futjen e Shqipėrisė nė NATO. Halli i vetėm qė kishin tė dy kryepalikarėt e ambasadorėve ishte se kush do tė shihej si legeni mė i bindur i Amerikės; Rama apo Berisha?
Kabllot e Wikileaksit janė shumė tė dobishme pėr tu lexuar, pasi ato shpjegojnė hapur dhe troē se ē’politikė bėhet me fatet e popullit nė Shqipėri dhe sesi pėrfshirja e Shqipėrisė nė konfliktet e Amerikės nė Sudan, Afganistan, Irak, Libi, Siri e kudo gjetkė nuk bėhet as pėr liri e as pėr demokraci siē gėnjen narrativa jonė zyrtare. Mercenarizmi dhe dėrgimi i ushtarėve tanė “pėrtej urės sė Qabesė” bėhet thjeshtė pėr ti bėrė qejfin ambasadorit nga i cili varet fati i vasalėve tė tij shqiptarė.
4.
Kur nė Prill tė vitit 2009, Shqipėria mori ftesėn pėr nė NATO, unė rastisa tė isha nė Tiranė. Ndryshe nga vendet e tjera tė Evropės, ku njė pjesė e mirė e elitės intelektuale, e sidomos e majta e urren inkuadrimin e vendeve tė tyre nė aleanca militariste dhe imperialiste si NATO, nė Tiranė nuk kishte aspak opozitė pėr kėtė hap qė Shqipėria po ndėrmerrte. Nuk kundėrshtonin as muslimanėt mjekėrroshė tė xhamisė Dine Hoxha nė Tiranė, tė cilėt i ka zbutur e trembur SHIK-u aq shumė saqė i thanė Bushit “Welcome” kur ai erdhi nė Tiranė. Nuk kundėrshtonin as ortodoksėt, tė cilėt, siē dihet Nato synon qė njė ditė t’u mundi Rusinė Ortodokse. E nuk kundėrshtonin as katolikėt, kryeprifti i tė cilėve, Rrok Mirdita mban flamurin amerikan nė zyrė; e nuk kundėrshtonte as shoqėria civile, pasi siē tė gjithė e dinė, nė Tiranė nuk ka shoqėri civile jashtė suazave tė USAID-it. Nė kėtė situatė fantastike bindje pėr nė NATO unė pata rastin tė takoj edhe njė hoxhė me mjekėr tė madhe nga Kavaja, i cili ishte i lumtur qė Shqipėria po hynte nė NATO pasi mendonte se NATO ishte Bashkimi Evropjan dhe pas kėsaj shqiptarėt do tė hanin me lugė florini.
I vetmi debat qė bėhej nė media dhe nė qytet ishte ndėrmjet Berishės me Partinė Demokratike dhe Edi Ramės me PS-nė, ku secili klan kishte ndėrsyer militantėt e tij, qė futjen nė NATO ta tregonte si vepėr tė doktorit apo tė piktorit. Mbaj mend qė nė ato ditė, kur pyesja shumė qytetarė nėpėr autobuzė, shkolla dhe rrugė pėrse ishin aq tė lumtur qė po hynin nė NATO, pėrgjigja qė merrja ishte se “tani do marrim lekė nga Amerika”, “morrėn fund hallet tona”, “tani do na hajė m. serbi dhe greku”, dhe anekdoda tė kėtij lloji. Kėto mite urbane qė populli besonte nxiteshin edhe nga qeveria dhe mediat militante. Nė parrullat qė Berisha kishte vėnė nėpėr Tiranė shkruhej “Shqipėria nė NATO, This is a miracle of freedom (kjo ėshtė mrekullia e lirisė)”, “Shqipėria nė NATO, sigurojmė lirinė, tė ardhmen tonė.”
Po se ē’lidhje kishte Nato-ja me mrekullinė e lirisė apo me ardhjen e parave nė Shqipėri, njė Allah e di. Ēfarė Shqipėria ka fituar qė nga futja e saj nė NATO, ėshtė qė vendi ynė ėshtė bėrė pjesė e bllokut agresiv ushtarak i cili sillet me botėn mė keq se Traktati i Varshavės nė kohėn e Bashkimit Sovjetik. NATO-ja ėshtė fajtore pėr njė seri agresionesh sot nė botė; qė me djegjen e Libisė e vrasjen e liderit tė saj, pushtimin e Afganistanit, rrethimin e Sirisė dhe vrasjen e qindramijė njerėzish tė pafaj. Si pasojė e futjes nė kėtė organizatė militariste, Shqipėria harxhon me miliona dollarė nga buxheti i saj pėr tė ēuar nizamė qė tė vdesin e vrasin muslimanė pėr amerikanėt nė shkretėtirat arabe dhe afgane. E pėr faj tė NATO-s vendi ynė ka fituar pamjen e njė vendi mercenar tė Amerikės. Merhumi Feti Vogli qė u vra nė Afganistan nė 20 shkurt ėshtė po ashtu viktimė e futjes sonė nė njė aleancė tė pakuptimtė dhe mėkatare e cila vret njerėz e bėn luftė qė nga Sudani e deri nė Afganistan.
  Pėrgjigju Me Kuotė