Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-03-12, 10:14   #28
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

5.
Vrasja dhe plagosja e ushtarėve shqiptarė nė Afganistan ka qėnė njė lajm i mezipritur dhe do tė thoja, i mrekullueshėm, pėr klasėn politike shqiptare. Tamam si nė filmin “Wage the Dog” Robert De Nirot e politikės shqiptare mezi presin qė tė vriten ushtarė nė luftime, pasi kėta heroizojnė kombin dhe heqin vėmendjen e publikut nga varfėria, i ftohti, uria, mungesa e dritave dhe shkatėrrimi politik dhe social.

Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Arben Imami etj, duket, se mezi e kanė pritur vrasjen e njė shqiptari nė Afganistan pėr ta pėrdorur si kartė besnikėrie ndaj amerikanėve. Edi Rama i cili ishte i pari tė reagojė me yrysh nė emėr tė Partisė Socialiste e tė gjithė opozitės, pas hapjes sė lajmit tė gabuar tė vrasjes sė “dy shqiptarėve nė Afganistan,” ka shprehur ngushėllimet ndaj “dy familjeve tė zakonshme”. Rama i rrėfen tė rinjtė si patriotė dhe dėshmorė tė Shqipėrisė tė cilėt i janė bashkangjitur “mijėra e mijėra dėshmorėve tė NATO-s nė luftėn e universit demokratik me forcat e njė errėsire kėrcėnuese.” Duke qėnė se Rama ėshtė kaur me soj e me sorrollop, vdekjen e “dy shqiptarėve” e ka pėrshkruar si njė epope biblike; si ato tė pėrrallės sė sakrificės sė Jezu Krishtit pėr mėkatin e botės. Ky flijim sipas Ramės tregohet tė jetė bėrė pėr “kauzėn e madhe tė botės sė lirė nė luftėn me njė tė keqe qė synon asgjėsimin e vetė lirisė sė botės”. Rėnien e “dėshmorėve tė kombit” Rama, tamam si nė filmin e De Niros ku amerikanėt bėrtasin “Courage Mom” e tregon si njė arsye mė shumė pėr tė mbajtur Shqipėrinė nė NATO “krah pėr krah me Shtetet e Bashkuara e me tė gjitha forcat e NATO-s, kundėr fashizmit tė kėtij shekulli.” Fjalimi Ramės, tė cilin unė “vė bast” se ia ka shkruar ose fanatikja katolike Ledia Shamku Shkreli, ose misionari protestant Erion Velija ose ortodoksi Ben Blushi, ėshtė njė fjalim patriotik-teologjik tė cilin do e kishte zili edhe Xhorxh Bushi. Ndėrsa dy tė vrarėt shpallen patriotė tė “Shqipėrisė sė vogėl”, luftėn qė NATO bėn nė Afganistan, Rama e rrėfen si luftė “Mes botės sė lirė (Krishtėrimit) dhe “botės sė palirė” (Islamit), “mes universit demokratik’ (Krishtėrimit) dhe “errėsirės kėrcėnuese” dhe mes “fashizmit tė kėtij shekulli“ (Islamit). Vizioni qė Rama i ka dhėnė kurbanizimit tė shqiptarėve nė Afganistan ėshtė jashtėzakonisht interesant dhe teologjik. Nė paragrafin pėrmbyllės, ai Shqipėrinė e tregon si njė vend tė rreshtuar “krah pėr krah me aleatėt tanė tė mėdhenj” tė “universit demokratik” kundėr tė cilėve qėndrojnė “forcat djallėzore tė sė keqes” dmth. ajo qė Bushi pėrshkruante si “Axis of Evil” - muslimanėt (dhe pėr Ramėn muslimanėt variojnė qė nga Berisha e deri tė Mullah Omari).

Po ndėrsa kauri Edvin Rama, luftėn pushtuese tė NATO-s e ka pėrshkruar si luftė mes Jezu Krishtit e Satanait (lexo Krishtėrimit kundėr Islamit), myslymani Berisha, vdekjen e ka rrėfyer si vepėr heroike tė njė ushtari tė kombit i cili ka qėnė nė njė “mision tė rėndėsishėm paqeje” por qė ėshtė sulmuar nga njė “sulm i pabesė”. Arben Imami, kapiten Fetiun e ka rrėfyer si njė “trim”, i cili vdiq “siē vdesin burrat shqiptarė” e si “njė hero”, “ushtarak i shkėlqyer karriere,” dhe “ēmim i shtrenjtė qė populli paguan pėr lirinė dhe sigurinė e tij dhe paqen dhe sigurinė nė botė.” Ndėrsa president Topi i cili u ka dhėnė dy ushtarėve ‘Medaljen e Artė tė Shqiponjės’, nė prononcimin e parė qė bėri ndaj lajmit tė “rėnies nė krye tė detyrės tė paqeruajtėsve shqiptarė, Kapiten Voglit dhe Nėntetar Peēit”, martirizimin e tyre e ka pėrshkruar si “vepėr heroike”, “vetėmohim dhe heroizėm… nė mbrojtje tė vlerave tė lirisė e demokracisė nė botė, nė luftėn pakompromis kundėr terrorizmit ndėrkombėtar krah pėr krah me partnerėt tanė tė Aleancės mė tė madhe tė paqes e sigurisė nė botė”. Nė valėn e glorifikimit tė herojve tė vrarė e plagosur tė kombit ka hyrė edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila vdekjen e kapitan Voglit e ka pėrshkuar si rėnie nė krye tė “njė detyre tė madhe dhe fisnike nė Afganistan” nga ku kapiten Vogli “donte tė projektonte paqen pėr fėmijėt e popullit afgan.” Nė pėrmbyllje tė gjithė kėtyre pėrlėvdimeve, Ministria e Mbrojtjes kapiten Voglin e ka dekoruar pas vdekjes me statusin “Dėshmor i Atdheut”. Varrimi i tij ėshtė njoftuar qė do tė bėhet nė varrezat e Dėshmorėve tė Kombit dhe siē pritet, ardhja e tij do tė kthehet nė njė ceremoni mburrje kombėtare dhe hakėrrimi mes pozitės dhe opozitės, ku secila palė do mundohet qė ti dėshmojė amerikanėve kurbanin qė Tirana, Shqipėria, Rama dhe Berisha u ofruan atyre nė Afganistan. Robert De Niro do e kishte zili ceremoninė mortore qė pritet tė ndodhė nė Tiranė.
6.
Vdekja e kapiten Feti Voglit dhe plagosja e Aleksandėr Pecit janė dy incidente tragjikė, ama jo nė sensin e heroizmit tė luftės pėr mbrojten e kombit shqiptar apo tė luftės kundėr terrorizmit. Talebanėt, tani qė Amerika po mundet e zbythet nga Afganistani, po kthehen nė miq tė Amerikės, ashtu siē ishin deri nė vitin 2001 kur amerikanėt i sollėn nė pushtet. Amerikanėt sot janė nė bisedime me talebanėt dhe janė nė aleancė me Al-Kaedėn nė Siri dhe nė Libi. Pėr punė pak muajsh, Mulla Omari, ka shumė mundėsi tė shpallet hero i kombit amerikan dhe Bamir Topi do tė urdhėrohet nga ambasadori amerikan qė tė shkoj nė Kandahar dhe tė pijė ēaj me atė.
Siē raporton CNN-i, kapiten Feti Vogli dhe Aleksandėr Peci nuk janė sulmuar nga talebanėt apo nga forcat armike. Si pasojė ata nuk janė as heronj tė Natos dhe as tė Nėnės Shqipėri. Mediat amerikane raportojnė qė ushtarėt shqiptarė janė sulmuar nga vetė policet afganė tė forcave tė Hamit Karzait pėr sherre ordinere. Por edhe pse CNN-i tregon qė kapiten Vogli dhe Peci janė vrarė dhe plagosur pėr ēėshtje ordinere, sėrisht fati i tyre duhet tė na brengosė. Kapiten Vogli dhe Peci ashtu si disa mijėra shqiptarė qė kanė shkuar nėpėr misione tė NATO-s nėpėr botė, e kanė bėrė kėtė jo pėr ideologji, por pse janė fukarenj dhe pse kėshtu u kėrkon politika e Tiranės. Vogli dhe Peci kanė shkuar nė Afganistan si mercenarė, siē bėnin shqiptarėt nė kohė tė turkut, pra pėr tė marrė njė rrogė tė mirė. Sikur Peci dhe Vogli tė ishin ēuna tė Edi Ramės apo Berishės ata nuk do tė shkonin nė shkretėtirat e Afganistanit tė shoqėronin agjentėt e USAID-it nėpėr Kandahar e tė rriheshin e vriteshin me afganė. Sikur tė ishin ēuna tė Edi Ramės, Berishės, Jozefina Topallit apo Ben Imamit ata tani do tė ishin diku nė Paris, Romė apo te Blloku nė Tiranė duke bėrė kokrrėn e qejfit. Por pėr fat tė keq Feti Vogli qė jetonte nė Baldushk e Aleksandėr Peci i Bathores janė disa nga qytetarėt mė tė varfėr tė Shqipėrisė, tė cilėt, shesin veten si nizamė tė Natos, Ramės dhe Berishės nga qė nuk kanė bukė tė hanė. Ata shkuan nė Afganistan pėr tė fituar disa para pėr tė bėrė njė jetė mė tė mirė dhe jo pėr tė luftuar me afganėt apo pėrhapur misionin pushtues tė NATO-s nėpėr botė. Sikur Shqipėria tė mos ishte nė NATO dhe ato para qė ajo harxhon pėr tė ēuar nizamė ti investonte nė Shqipėri pėr tė hapur vende pune pėr miletin, Peci dhe Vogli tani do tė ishin me ne nė Tiranė, duke punuar dhe qėnė tė lumtur pranė familjeve tė tyre. Por pėr fat tė keq, sot, Shqipėria sundohet nga njė klasė politike hajdutėsh e rrugaēėsh tė cilėt e kanė futur atė nė NATO dhe ēojnė shqiptarė nėpėr botė qė tė luftojnė e vrasin popuj qė atyre nuk u kanė bėrė kurrė keq. Vdekja e kapiten Fetiut duhet ti shėrbejė shoqėrisė shqiptare si njė shtysė morale dhe qytetare, pėr ti kėrkuar pushtetarėve tanė qė tė ndalojnė mercenarizmin e tyre pėr interesa tė njė shteti tė huaj, ndaj tė cilit ne nuk kemi ndonjė borxh. Qytetarėt e Shqipėrisė duhet ti kėrkojnė pushtetarėve tanė qė ta nxjerrin Shqipėrinė nga NATO, mos ti bėjnė me zorr heroj tė kombit dhe Natos kėta djem fukarej, dhe ti japin fund sundimit tė vendit tonė nga ambasadorėt e pazgjedhur amerikanė tė rrugės sė Elbasanit. Vetėm nė kėtė mėnyrė ne nuk do tė kemi viktima tė reja, nga disa luftėra qė pėr ne nuk kanė as sens dhe as kuptim.
Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
  Pėrgjigju Me Kuotė