Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-06-07, 19:08   #5
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Da Vinci, human?
Da Vinci ia kishte frikėn pasojave qė mund tė shkaktonin armėt e projektuara prej tij. Kėshtu, nė njė letėr tė tijėn drejtuar Ludovico Sforza-s, Leonardo kishte vizatuar njė seri skicash tė makinave tė tij luftarake dhe ndanė, apo rreth tyre kishte vendosur edhe viktimat e mundshme, qė ishin dhėnė aty tė bėrė copa-copa, gjė e cila me shumė gjasa iu kthye atij mė vonė nė njė makth. Shpirti i tij prej artisti, mund tė ketė ndikuar qė shumė nga skicat apo projektet e tij tė mos u jepte udhė pėrfundimtare, pėr shkak se ai, ndryshe nga shumėkush tjetėr nė kohėn e tij, kishte arritur me kohė njė pjekuri e mentalitet tė atillė qė nuk do t‘ia lejonte vetes qė shpikjet e tij tė kishin pasoja fatale nė fatin e shumė tė pafajshmėve. E kjo, sigurisht se nuk ka ardhur nė vitet e tij tė rinisė, por pas njė reflektimi qė ta jep vetėm mosha e koha, theksojnė disa nga njohėsit e tij.

Spekulimet rreth homoseksualitetit tė Da Vinēit

Njė klishe e cila rrethon gjithashtu mitin e Leonardos, ėshtė edhe pretendimi se ai paskėsh qenė homoseksual. Ky fakt, nė literaturė ka gjetur sot njė pėrhapje tė gjerė e ajo duket se ėshtė ndikuar shumė nga tezat e mendimet e Frojdit, i cili duke folur mbi psikoseksualitetin, para sė gjithash "i referohet disa copėzave nga kujtimet e fėmijėrisė sė Leonardo da Vinēit". Babai i psikoanalizės, Frojdi, nė hyrje tė librit tė tij fut fragmente nga njė ėndėrr e njohur e Leonardos, qė nė fokus kishte njė zog tė madh, njė "Milan", i cili zbret me forcė nga qielli dhe e godet nė fytyrė Da Vinēin me organin e tij seksual, qė nė format mitologjike tė realizuara nė ėndėrr, mund tė ishte dhe thjesht bishti, apo njė krah i zogut, gjithsesi jo tė zakonshėm.
Pa dyshim se kėtu shumėkush do tė thoshte se ky ishte vetėm njė vizion imagjinar, i cili me shumė gjasa bėri qė Leonardo tė mbetej i mahnitur nga ideja e fluturimit qė nė fėmijėri, siē u vėrtetua edhe mė vonė, e tė mos kishte asnjė lidhje me ato ēka Frojdi shkruan apo pretendon. E nga ana tjetėr, shumėkush pretendon se Frojdi, ndėrsa ka studiuar jo vetėm ėndrrat, por edhe skicat e Leonardos, nuk ka ditur t‘u bėjė atyre njė interpretim tė mirė, dhe fjala "Milan" ėshtė pėrkthyer apo kuptuar si "galė". Frojdi, ėshtė nisur nga fakti se kjo mund tė simbolizonte perėndeshėn egjiptiane tė guximit, por qė gjithsesi ishte njė simbol i feminilitetit dhe me shumė gjasa, organi seksual mund tė simbolizonte edhe thithkat e gjoksit femėror.
Nė fakt "Milan", ose "nibbio" nė italisht, ishte njė simbol mashkullor ashtu sikurse dhe fajkoi apo skifteri. E nga kjo lojė me gjinitė e emrave tė zogjve, tė cilat, sigurisht, duke u zhvendosur nga gjuha nė gjuhė ndryshojnė, mund tė ketė ardhur edhe keqkuptimi, sipas disa prej studiuesve tė Da Vinnēit e kritikėve tė Frojdit. Pėrveē kėsaj, Frojdi nuk e njihte "Codex Trivulzianus" tė Leonardos, qė pėrmban njė seri fjalėsh e listash fjalėsh, qė hedhin dritė disi mė qartė mbi errėsirėn e misticizmin qė rrethon mendimet e Leonardos ngandonjėherė.
Raymond S. Stites, pėrmbledhės i njė vepre studimore mbi psikoanalizėn, thotė ndėr tė tjera se "pas njė studimi tė hollėsishėm tė ‘Codex Trivulzianus‘ arrijmė nė pėrfundimin se Leonardo, rezulton njė burrė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės; me nevoja normale seksuale e shumėēka ai e sheh si trillim tė Frojdit, qė i ka dhėnė mė pas shkas legjendave mbi dėshirat seksuale ‘perverse‘ tė Da Vinēit". Por gjithashtu, ekzistojnė edhe fakte apo mėnyra tė tjera pėr tė dėshmuar njėrėn apo tjetrėn tezė.

Udhėtimi i pazbuluar nė Orient?

Njė ngjarje tjetėr me rėndėsi nė jetėn e Da Vinēit ka qenė edhe njė udhėtim qė ai bėri drejt Orientit, tė cilin ai nuk e pėrmend kurrkund nė shėnimet e tij, e ndoshta nė asnjėrin prej shumė librave, qė deri mė tani janė shkruar pėr tė, e veprėn qė ai la pas. Kjo ka qenė aventura mė e madhe e Leonardos - udhėtimet e tij nė Orient, tė cilat me shumė gjasa, ia ndryshuan plotėsisht jetėn e konceptin mbi tė, gjeniut tė madh.
Njohuritė mbi kėto ndodhi bazohen para sė gjithash nė disa letra, qė Leonardo ia shkroi Devadarit tė Sirisė (e krahasueshme me titullin e njė nėnmbreti), kur ai i prezantohet atij si njė njohės i shkėlqyer i inxhinierisė ushtarake dhe i problematikės sė rajonit tė Lindjes sė Afėrme e tė Mesme, ose thjesht Orientit, siē njihej mė shumė asokohe. Historianėt mė tė shumtė, duket se nuk i kanė kushtuar ndonjė vėmendje kėtij detaji, por mjaftohen me idenė se kjo i takon njėrės ndėr legjendat qė vėrtiten rreth imazhit tė Leonardos, si gjeni e personalitet me famė interkontinentale, e njohės i mirė i kulturave edhe jo kristiane.
Nė biografinė kushtuar gjeniut tė madh "Leonardo fiorentini", qė nė fakt ėshtė vetėm njė kėngė lavdėrimi rreth mitit romantik tė Leonardos, Rachel Annand Taylor shkruan se: "Ėshtė e pamundur qė tė besojmė se Leonardo kishte hyrė nė shėrbim tė njė sulltani apo princi oriental dhe tė ketė shkelur vetė mė pas Orientin, pa lėnė asnjė gjurmė apo episod tė ndikimit oriental nė shėnimet apo legjendėn qė pasoi veprėn e tij".
Porse nga ana tjetėr, tė tjerė thonė se kjo ka qenė plotėsisht e mundur. Jean Paul Richter, qė ka nxjerrė nė botim njė vepėr dyvėllimėshe me titull "The Notebooks of Leonardo da Vinci"(Dorėshkrimet e Da Vinēit), shkruan se: "Ne nuk kemi asnjė informacion tė sigurt mbi historinė e bėmave e tė jetės sė Leonardos gjatė viteve 1482-1486. Ėshtė e pavėrtetuar me dėshmi dokumentare, nėse ai tek e fundit, banoi asokohe nė Milano, apo nė Firence. Mungesa e njė dokumentacioni tė tillė, apo zhdukja nga historia e pėr njė periudhė tė tillė kohore, i jep shkak shumėkujt tė mendojė se ai mund tė ketė ndenjur fshehtazi nė Orient.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 07-06-07 nė 19:10
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė