Meqe keni hapur nje teme vertet te vecante, do doja dhe une te postoja nje poezi per nenen, me brengen qe eshte nga te rrallat qe kam per te.
Nena
Dege e kumbulles renduar nga bora
Me trokiti lehte mbi xhamin tim
Mua befas m’u kujtua nena
Kur me zgjonte heret ne agim
Ky mengjes i sotem, gri, i lagesht
Bryme e ngrire ne udhe e ne mendime
Si nje nape hollake dhe e akullt
Ma tronditi keq kujtesen time
Shpejt harrova ditet e veshtira
Kur mjerimi ulur rri ne fron
Por ndodh shpesh kur neteve pa gjume
Vjen nje ankth e fytin ma shtrengon
Mblidhem kruspull, pres nje dore te dashur
Te m’i largoje makthet dhe dyshimet
Jam si foshnje e trembur ato caste
Dua vetem fjale nga nena ime:
-Ngrehu, zemer, dielli u ngjit lart
Zgjohu, shpirt, se zogjte ia thirren kenges…
Dege e kumbulles qe troket mbi xham
Po me ngjan si dore e bardhe e nenes…
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|