Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-12-07, 20:54   #10
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė rejat nga bota e modės

Tendencat e modės mashkullore vjeshtė/ dimėr 2007-2008

Mbizotėrimi i toneve tė errėta, pothuajse krejtėsisht e zezė. Pak prekje ngjyrash ekscentrike dhe tė metalizuara. Kėshtu do tė paraqitet burri i kėsaj vjeshte qė ėshtė protagonist i materialeve tė teknologjisė sė lartė dhe inovativė, tė pėrdorura si pėr veshjet e ditės por edhe pėr ato tė mbrėmjes. Nėse pėr femrat rehatia ėshtė fjala kyē, pėr mashkullin e kėtij viti, janė xhaketat e shkurtra deri nė bel dhe pantallonat e ngushta nė kavilje.



Nga xhentėlmeni i kollarisur te pamja e yllit tė muzikės rrok. Nga babai i respektueshėm i familjes te pamja prej astronauti. Tendencat dhe stilet pėr vjeshtėn dhe dimrin 2007-‘08 janė shumė, por kanė njė gjė tė pėrbashkėt: cilėsinė dhe elegancėn. Kudo dhe kurdoherė. E reja? Pėrdorimi i materialeve tekno si plastika, pėlhura tė llakuara dhe veshje tė argjendta. Look-u prej xhentėlmeni: dopiopeti ėshtė rikthyer, pardesyja ėshtė klasike dhe nuk shkon pėrtej gjunjėve.

Ndikimi i rrokut: Grija ėshtė e zeza e re: gri nė tė gjitha nuancat si pėr meshkuj ashtu edhe pėr femra. Xhaketa e rehatshme dhe e ngrohtė. Pulovra tė gjata: pulovra dhe triko me kopsa edhe pėr meshkujt. Look-u i ardhshėm: materiale tė preferuara nė tonalitete tė argjendta pėr njė pamje sikur keni zbritur nga njė e ardhme e largėt. Stil kalorėsi: ēizme tė gjata edhe pėr meshkuj pėr t’u mbajtur mbi pantallona. Lėkurė e butė: lėkura e butė dhe elegante pėr njė stil mė tė sofistikuar, por nuk mungojnė as elementėt fetish apo ato sado-mazokistė.







Propozimet e stilistėve pėr vjeshtė-dimėr 2007. Veshjet mė origjinale dhe interesante...

Versace

Njė mashkull bipolar, ėshtė propozuar nga Versace pėr kėtė vjeshtė/dimėr. Nė sfilata vihen re dy tipologji pėr mashkullin e ri. Imazh i ri pėr njė mashkull qė duhet tė jetė i sertė. Janė zhdukur ngjyrat e ndezura, tė shndritshme, tokėzat dhe ari. Donatella Versace propozon versionin klerikal. Ky ėshtė provokimi i ri i shtėpisė sė famshme tė modės. Por nuk mund tė mungonte njė prekje rrok: me smokingėt dhe bojėn e pėrdorur pėr ēizmet tashmė legjendare me takė. Dhe pėr koleksionin e ri Versace zgjedh blunė si gamėn kryesore tė ngjyrave.- nga bluja e letrės karbon te bluja mikropēip. Mashkulli i Versaces ėshtė xhentėlmeni klasik, por shumė bashkėkohor dhe modern- qė e ka shumė tė lehtė tė veshė kostume dhe pardesy, por edhe qė mund tė ndryshojė nė pulovra dhe xhaketa tė shkurtra nė njė pulitje sysh.



Prada

Ndėrsa mashkulli i propozuar nga Prada vishet me materiale tė rinj, ngjyra tė reja dhe vėllime tė reja. Nga mėndafshi te leshi i angorės, nga peliēet te lėkura e dashit: shtylla e koleksionit janė trikot. Por risia e vėrtetė janė xhaketat, qė vjedhin vėllimet e linjave femėrore e dizajnojnė njė trup tė ri pėr mashkullin duke e transformuar atė. Ndėrsa pantallonat janė “tė guximshme”, me shtratin e shkurtėr e tė ngushta te kaviljet. Me koleksionin e fundit pėr meshkuj, Prada ofron njė version qė pėrqafon tė njėjtėn ide me atė tė koleksionit tė femrave- diēka mes njė mashkulli tė egėr, gati primitiv dhe njė kukulle “baby-boy”, tė pėrkufizuar nė mėnyrė lakonike. Ky ėshtė statusi i mashkullit modern pėr shtėpinė e modės Prada.





Bottega Veneta

Bottega Veneta i rikthehet traditės sė rafinuar qepėse duke e vėnė theksin mbi ngjyrat: jeshile, mustardė, ngjyrė qumėshti, bezhė. Kujdesi pėr detajet bėhet gati nė formė maniake: xhaketa deveje, aksesorė luksi si mbėrthesa nė lėkurė krokodili dhe kapėse tė arta, pėr tė cilat do tė jenė artikuj tė domosdoshėm pėr kėtė sezon. Njė koleksion i larmishėm, i pasur nė detaje qė me njė pamje kompleton tė gjithė gardėrobėn mashkullore. Frymėzimi: shija e qėndrueshme mashkullore e interpretuar me njė shtysė krijimtarie tė fortė dhe ndonjėherė profane, depėrton nga njė shpirt i klasės sė lartė me reflekse magjepsėse. Materialet: tė shndritshme, lėkurė tė llakuara, tė lyera me varak, tė metalizuara, kamoshe tė ylberta, dhe kadife e butė. Me luspa tė mėdha, pėlhura tė leshta me fije tė ngjyrosura me dizajno bardhė e zi.



Armani

Armani, pėr koleksionin Emporio, vendos gjithēka mbi materialin, nė risinė e pėlhurės. Sertėsisht e zezė, me pak lėshim nė grinė. Pantallona tė puthitura pas trupit me shtesa xhinsi ose pantallona kostumi tė propozuara nė anėn sportive. Mashkulli i propozuar nga Giorgio Armani pėrzien stile dhe tendenca. Pėlqen tė zhdramatizojė dhe ėshtė nė gjendje tė kombinojė veshje klasike me ato sportive. Giorgo Armani kombinon materiale tė ndryshėm pėr xhaketat dhe pantallonat nė njė blu mesnate, jeshile tė errėt dhe kadife ngjyrė vjollcė. Ndėrsa e zeza ėshtė sunduesja e pėrhershme. Nė vend tė kėmishės dhe kravatės Armani e sheh mashkullin nė artikuj tė trikotuar dhe jelekė. E zeza Emporio Armani mund tė dallohet lehtė: elegante, e matur dhe njėkohėsisht trendi.



Roberto Cavalli

Roberto Cavalli e shpie mashkullin nė perėndimin e vjetėr, me pantallona pitoni, ēizme, rripa voluminozė, por nuk e nėnēmon, pėrkundrazi thėrret nė stampa, nė prerjet e pantallonave, nė peliēe, botėn e rrokut. Njė koleksion mbase tepėr i pasur, por i kalibruar. Nė linja ėshtė argėtues dhe pėr njė mashkull tė sigurt nė vetvete ėshtė shumė bashkėkohor. Koleksioni ėshtė pėrzierje mes artizanatit fiorentin dhe botės sė yjeve tė rrokut. I lidhur nė njė siluetė tė ngjitur pas trupit me xhaketa tė ngushta dhe pantallona lėkure qė ndalen mbi kavilje. Mashkulli i Roberto Cavalli-t deklaron haptas natyrėn e tij. E pėrmbledhur nė njė gamė kromatike qė shkėputet fare pak nga e zeza, me pak devijim drejt devesė dhe blusė elektrike, koleksioni ėshtė antitezė absolute e ngjyrave klasike tė Cavalli-t.



Valentino

Nė koleksionin e tij Valentino ofron kalorėsin e bardhė, duke sjellė tė gjithė elementėt e sė bardhės qė pėrfshijnė pardesy dopiopet, kostum dopiopet, xhaketė me dy kopsa dhe xhaketė tė shkurtėr deri nė bel nė lėkurė gjarpri. Kravatat janė fakultative, ndėrsa rripat tė hollė. Pulovrat nė jakė rrumbullake mund tė vishen nė vend tė kėmishėve dhe kravatave tė rregullta. Ngjyra tjetėr qė ofron Valentino ėshtė grija e gurtė. Pardesytė vijnė nė ngjyrė tė zezė ose bezhė dhe jelekėt e punuar me shtiza mund tė vishen me kostume nė vend tė jelekėve klasikė .

Nuk mungojnė as pantallonat dhe xhaketat e lėkurės nė stilin e pėrditshėm.



Calvin Klein

Stilisti Italo Zucchelli e sheh mashkullin e propozuar nga Calvin Klein nė veshje tė qepura nė mėnyrė elegante me njė shtesė teknologjie. I njohur pėr estetikėn e tij minimaliste ai dizajnon xhaketa tė shkurtra tė mbuluara nė PVC tė tejdukshme ose kostumet ne materiale tė leshta.

Italo Zucchelli ka punuar nė njė gamė tė gjerė ngjyrash si ngjyrė deti, ngjyrė e pėrhimė dhe nuancat e grisė me pak ndėrthurje lejla dhe tė verdhė kanarinė.



Dsquared

Dean dhe Dan Caten kanė befasuar me sfilatėn e tyre pėr koleksionin vjeshtė / dimėr 2007-2008. Shtėpia e modės ka prezantuar njė mashkull shumė tė veēantė: agresiv, qė thyen rregullat dhe tė mbuluar nga koka te kėmbėt me lėkurė tė zezė. Njė mashkull qė e di mirė se ēfarė dėshiron dhe di si ta arrijė. Njė mashkull me pantallona lėkure tė zezė dhe me kamxhik nė dorė . Ky ėshtė mashkulli i Dsquared. Gjithēka me tone tepėr tė ndezura. E zeza ėshtė ajo qė mbretėron, ashtu si edhe pėr Emporio Armanin. Nėse lėkura ishte njė element shumė i pėrdorur pėr femrėn e vjeshtės 2006 kėtė vit do tė jetė sėrish. Por kėsaj here i takon mashkullit.


Pėrgatiti: Suadela Balliu


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė