Tema: ASTRONOMIA
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-05, 23:24   #3
Zabeli i bacės Brahim
 
Anėtarėsuar: 04-12-05
Postime: 152
Zabeli i bacės Brahim e ka pezulluar reputacionin
Gabim

1. Pasha qiellin dhe yllin ndriēues !
2. E ku e di ti se ēka ėshtė tariku – ylli qė pulson,troket?
Kuran,Tarik:1,2

ZBULIMI I PULSAREVE

Nje prej zbulimeve te pa pritura dhe spektakurale te te fundit me siguri eshte zbulimi i i trupave qiellor te ashtu pulsare, te quajtur keshtu nga shkaku se rezatimi i tyre arine ne siperfaqen e tokes ne impulse te shkurta ne intervale kohore te sakta.
Zbulimi i pulesareve eshte rezultat i zbulimeve te rastit te cilat rrjedhin nga praktikimi i te ariturave me te reja teknike.Ne vjetin 1964 astronomi K.Hevic nga univerziteti Kembrixh per regjistrimin e Kuazareve konstrukton nje radioteleskop prej rrjetes te dipoleve ne forme katrori te pershtatura per largesine valore prej 3,7 m ( metro ).Per ti regjistruar rezatimet e kuazareve Dr. Hevixhi ka perdore mbi 2000 dipolla.Ideja ishte regjistrimi i stincilacioneve te radio burimit qe paraqiteshin si rezultat i difraksionit dhe refleksionit te radiovales ne gas johomogjen nderplanetar.

Regjistrimet e para filluan ne korrik te 1967, dhe analiza e tyre iu besua astronomes se re ne studime posdiplomike Xhozefin Bell . Xhosefin Bell ne gusht te 1967 hetoi se ne disa regjistrime penda e regjistruesit ka regjistruar ndryshime te shpejta te radiosignalit ,edhe ate ne mesnate kur scintilasionet mungojne.Poashtu karakteristike ishte se signalet paraqiteshin kur burimi nuk gjindej ne horizontin e teleskopit gje qe vertetonte se s’behet fjale per scintilasion.Edhe pse kjo dukuri nuk verehej c'do dite ,por prap regjistrimet e shpeshta ishin te mjaftueshme qe te verifikohet se radiosignali eshte me pozite te perhershm ne qiell. Supozimet e para te Hevixhit ishen se ndoshta behet fjale per ndonje yje ,te panjohur, eruptik .Ne momentin kur Hevixhi me grupin e tij u pregaditen per hulumtime me te hollesishme radioburimi papritur u fik.Kur mbas gjasht javeve prap u aktivizua , astronomet e Kembrixhit ne shenimin historik te burimit me 28,gusht,1967 verejten se signalet arijne ne inetrvale kohore te rregullta ne te cilen madhesia dhe forma e disa impulsave ndryshonin shume.Me vone me matjet me precize eshte caktuar se perioda e paraqitjes te impulseve eshte 1,3373011 sec, pra me saktesi te milonten pjese se sekondes.Me observimet e metejsheme verehen edhe kater burrime tjera me radioreazatim impulsiv, dhe definitivisht Hevixh me grupin e tij verifikojne se behet fjale per objekte te reja dhe per shkak te rrezatimit te tyre impulsiv i qujaten pulsar.Pulsaret te cilet ato i zbulauan i shenuan me CP si shkurtice per Cambridge pulsar.Pulsari i pare i zbuluar u shenua me CP 19 19 , qe do te thot se eshte me rektascenzion 19 ore e 19 minuta ( rektascezion eshte kordinata qiellore e cila sherben per matjen e pozites te yllit)

Hulumtimet e metejshme treguan se signalet me gjatesi te vogla valore arijne ma shpejt se ato te gjatat, e cila gje tregon se zgjatja e vertete e signaleve eshte me e shkurte se ajo e cila regjistrohet me teleskop. LLogarite treguan se kohezgjatje e impulseve eshte prej 10 deri me 12 milisekonda, prej kah rrjeth se ket impuls duhet te rrezatoj trup qiellor me diameter prej disa mije kilometrash.Me metoda te sigurta astronomike eshte vetetuar se largesia e ketyre trupave qiellor eshte disa qindra vjet drite ( nje vjet drite =9,460515 x1015 m).
Kur ne vitin 1968 Heuvish e lajmeron "boten" astronomoke per keto zbulime, astronomet ishen te befasuar.Ne raalitet vetem nje numer i vogel i shkenctareve kuptuan se keto trupa qielloer jane yje me superdentesi, te cilat teoritikisht i paten paralajmeruar.Teoria parashifte se supernova ne momentin e eksplozionit te vet hulle ne vasione sasi te medhaja materje gazore , atehere doe mos ne presion te gravitacionit te vet te mbledhet ne trup me dendesi te madhe.

Ylli i ngjeshur ne kete menyre duhet te rrotullohet reth boshtit te vet me shpejtesi prej disa rotullimeve ne sekonde, me fushe te forte magnetike.Nen mashkimin e fushes magnetike dhe gazit te jonizuar, energjija rrotulluese e yllit shendrohet ne energji rezatuese e mbeshtjellsit mjegullor e cili e rrethon yllin.Edhe pse keto parashikime teorike u treguna te sakta, kaluan disa muaj polemike shkencore deri sa pergjithesishet u pranua se pulsaret paraqesin yje me superdentesi.Baraz me polemiken shkencore opservatorite mbare boten filluan hulumtimet neper qiell per zbulimin e pulsareve. U zbuluan dy pulsare ne afersi te mjegullires Krabe dhe Vella.Per mjegulliren e pare dihet se paraqet mbeturine e eksplozionit te supernoves te vitit 1054 , kurse per tjetren besohet se paraqet mbeturine e eksplozionit para dhjetmije vjet.Poashtu u zbulua se keto pulsare ( pulsimi ) i tyre vonohet.Vonese e "oreve" te tyre eshte disa sekonda mbrenda nje viti.Me siguri se asnje ore "toksore" nuk mundet te lavderohet me kesi saktesi,kuptohet pervec oreve atomike apo ato te kuarcit.

Bash kjo saktesi kerkonte pergjegje " se ne cvare menyre realizohet kjo saktesi periodike".Pergjigjet ishin te shumta dhe te lloj llojshme.Ne filim u paraqit hipoteza se pulsaret paraqesin yje qe pulsojne por llogarite treguan se tipa te ndryshem te uyjeve do te pulsonin ne menyra te ndryshme, ma shpejt o ma ngadale.Ne fund mbizoteroj mendimi se rrotullimi i yllit neutronik paraqet mehanizem te vetem i cili do ti spjegonte impulset periodike te verifikuara.Keti mendimi i shkonte ne favore edhe fakti se vetem ylli neutronik munde ti duroj rrotullimet e shpejta mbrenda nje sekonde dhe te mos te shkatrohet.Materja e yylit neutroni eshte ne gjendje te dendur ne ate mase sa qe elektronet hujne ne reaksion me protonat e berthamave atomike, ne ket menyre ne formohen neutronat.Mbasi me zhdukjen e elektronave zhduket edhe shtypja e cila paraqitej si rezulltat i levizjeve te tyre, ylli nen ndikimin e gravitacinit dendesohet ne vellim edhe me te vogel. Me keto parashiqime dhe observimet e pulsareve te zbuluar perfundimisht mbizoteroj mendimi se pulsaret jane yje neutronik.Ne vitet e fundit u zbulua se pulsari Krabe rrezatojne impulse ne pjesen optike si dhe ne pjesen te rrezatimit X te spektrit.Poashtu eshte verifikuar se impulset e radiorreazatimit jane te polarizuara.

Hulumtimet per zbulimin e pulsareve ishin aqe te gjadha sa qe nje pulsar zbulohej ne te njejtin moment ne dy ose me shum opservatoriume, p.sh. pulsari Krabe - PSR 0531 + 21 u zbulua, hetua, ne dy observatoriume te ndryshme.Nga zbulimet e shumta ( deri me vitin 1972 84 pulsare ) u verejte se secili
pulesar vecmas, emiton impulse me apmlituda te paregullta, me shume nderpulsime .Forma e mbeshtjellesit i fituar prej shume observimeve te nderpulsimeve eshte edhe karakteristike personale e pagabuar per cdo pulsar vecmas.

Rathitja e pulesarve ne qiell tregon se keto jane te koncentruar ne afersi te galatikes sone, prej kah mund te konkludojme se jane trupa qiellor relativisht te rij.Deri tani lidheshmerija ndermjet pulesareve dhe supernovave eshte verejtur ne pulsarin Krabe dhe ate te zbuluar ne vitin 1972 ne qender te mjegullires IC 433 .
Por, me siguri se hulumtimi e pulsareve eshte,ende, larg te sqarimit perfundimtar te tryre.
__________________
Zabeli i baces ,eshte nje zabel i ngjeshur me plepa,kacube,pisha,thera, dru bungu,shkoze,fier i larte...
Zabeli i bacės Brahim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė