Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-12-07, 00:43   #4
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: [Kerkes] Keshilli i Ministrave te Unionit evropjan

(Perkthim nga http://europa.eu/institutions/inst/council/index_de.htm)


Keshilli i Ministrave te BE eshte gremiumi (organi kolegial) me i rendesishem vendimmarres ne UE. U themelua, ashtu si edhe Parlamenti Europian ne vitet e 50ta nga shtetet kontraktuese ne kontratat qe i paraprijten themelimit te BE. Keshilli reprezenton shtetet anetare te BE, dhe ne mbledhjet e tij merr pjese nje minister nga secila nga qeverite e shteteve te BE.

Perberja e mbledhjeve te Keshilit varet nga temat te cilat qendrojne ne shqyrtim. Nese p.sh. mbahet nje mbledhje per ambientin (e paster), marrin pjese ministrat e ambientit te qeverive te shteteve te BE, te cilet atehere quhen “Keshilli i Ambientit”.

Marredheniet e BE me te gjitha shtetet trajtohen/rregullohen nga “Keshilli per Ceshtje te Pergjithshme dhe te Jashtme”. Ky keshill perbehet nga ministrat e jashtem te qeverive te shteteve antare te BE. Por pasi qe ky Keshill ka edhe pergjegjesi/kompetenca per pyetje te pergjithshme politike, cdo qeveri vendose ne vete, cilin minister apo cilin sekretar shteti e dergon ne kete Keshill.

Ne pergjithesi tani per tani ka 9 perberje te ndryshme te Keshillit. Keto jane: Keshilli per
1. Cechtje te Perjithshme dhe te Jashtme
2. Ekonomi dhe Financa (shkurtimesa: ECOFIN)
3. Jurisprudence dhe Ceshtje te Brendshme
4. Punesim, Politike Sociale, Shendet dhe Mbrojtje te Konsumatorit
5. Ceshtje e Konkurences se Tregut
6. Komunikacion, Telekomunikacion dhe Energji
7. Agrikulture dhe Peshkim
8. Ambient
9. Arsimim, Rini dhe Kulture

Te gjithe ministrat pjesemarres ne Keshill jane te plotefuqizuar per te vearrur veprime/vendime obliguese per qeverite e tyre. Kjo do te thote se nenshkrimi i ministrit eshte nenshkrimi i tere qeverise. Perpos kesaj ministrat e Keshillit u jane pergjegjes parlamenteve te tyre nacionale dhe qytetareve nga te cilet jane zgjedhur (ne parlament nacional). Kjo njekohesisht siguron edhe edhe legjitimitetin e vendimeve te Keshillit.


DETYRAT E KESHILLIT TE MINISTRAVE


Keshilli ka 6 detyra kryesore:
1. Leshon norma ligjore per BE (ne disa lemi se bashku me Parlamentin Europian)
2. Siguron qe parimet themelore te politikes ekonomike te jene te barabarta brenda shteteve anetare
3. Kontrakton traktate mes BE dhe shteteve apo organizatave tjera internacionale
4. Se bashku me Parlamentin Europian aprovon planin bugjetor te BE
5. Ne perputhje me parimet themelore te Keshillit Europian ai zhvillon/udheheq Politiken e Perbashket te Jashtme dhe te Sigurise
6. Koordinon bashkepunimin e gjyqeve nacionale dhe forcave policore ne ceshtjet penale


Shumica e ketyre detyrave kane te bejne me sferen e “Bashkesise”, do te thote me ato rajone, per te cilat shtetet anetare jane vendosur te bashkohen dhe te bartin kompetencat e tyre ne organet e BE. Kjo sfere njihet edhe me termin “shtylla e pare” e BE. Dy detyrat e fundit (nen 5 dhe 6) kane te bejne kryesisht me sfera, ne te cilat vendet anetare kompetencat e etyre nuk i kane bartur ne organet e BE, po thjeshte bashkepunojne. Kjo quhet “bashkepunim ndershteteror”, e cila ka te beje me “shtyllen” e dyte dhte trete te BE.


...




ORGANIZIMI I PUNES SE KESHILLIT TE MINISTRAVE


Coreper

Secili shtet anetar ka nje ekip punetoresh (“reprezentues”) ne Bruksel, i cili e reprezenton dhe mbron interesat e tij ne nivelin europian. Udheheqesit e ketyre ekipeve thaja jane ambasadoret e shteteve anetare te BE.

Keta ambasadore (qe quhen “reprezentues te perhershem”) takohen cdo jave ne Komitetin e Reprezentueseve te Pergjithshem”, per te cilin (komitet) perdoret shkurtimesa e marrur nga gjuha franceze Coreper (qe vjen nga termi i komitetit ne frangjisht: “Comité des représentants permanents”). Ky komitet e ka detyren te pragatis punen e Keshillit te Ministrave. Coreper ndihmohet nga nje mori e grupeve punonjesish te perbere nga nepunes shteti ne administratat nacionale.

Udheheqesia ne Keshill

Nderron cdo 6 muaj. Kjo dtth qe te gjitha BE-shetet ne rotacion jane pergjegjese nga 6muaj per detyrat e perditshme te Keshillit te Ministrave dhe udhehqein Keshillin. Nese p.sh. nje mbedhje e Keshillit te Misnitrave per Ambientin terminohet per pjesen e dyte te vitit 2006, kjo mbledhje do te udheheqet nga ministri i ambientit te Finlandes, sepse ne kete kohe Finlanda ka udheheqesine ne Keshill.

Sekretariati Gjeneral

Udheheqesia ndihmohet nga S.Gj., i cili parapregatite punen e Keshillit ne te gjitha sferat.

Ne vitin 2004 Javier Solana perseri u zgjedh S. Gj. Ai eshte poashtu reprezentues i larte i sferes “Politike e Perbashket e Jashtme dhe e Sigurise” dhe koordinon ne kete cilesi veprimet e BE ne nivelin internacional. Ne kushtetuten e re (te BE) eshte e parapare qe reprezentuesi i larte te zevendesohet me nje Minister te Jashtem te BE.


Sa vota ka cdo vend

Vendimet e Keshillit mirren me votim. Sa me i madh nr i banoreve te shtetit anetar, aq me i madh nr i votave qe ka ky shtet ne Keshillin e Ministrave:
Deutschland, Frankreich, Italien und Britania: 29
Spanien und Polen: 27
Rumänien: 14
Niederlande: 13
Belgien, Tschechien, Griechenland, Ungarn und Portugal: 12
Bulgarien, Austria, Suedia: 10
Dänemark, Irland, Litauen, Slowakei und Finnland: 7
Zypern, Estland, Lettland, Luxemburg und Slowenien: 4
Malta: 3
GJITHESEJ 345




"Shumice e kualifikuar"


Ne disa sfera sensibile si p.sh. ne ate te Politikes se Perbashket te Jashtme dhe te Sigurise, vendimet e Keshillit duhet te mirren unanimisht (unisono). Me fjale tjera: secili shtet mund te vendosi veton ne keto sfera.

Mirepo ne shumicen ceshtjeve tjera Keshilli vendose me shumicen e kualifikuar. Nje shumice e kualifikuar eshte arritur, nese arriten se paku 255 vota (prej gjithesej 345) ose nese pergjate perpilimit te nje ligji numerohen se paku 255 votime dhe 2/3 (dy te tretat) prej tyre jane pro ligjit.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė