Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-05-06, 20:36   #32
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Me shkencėtarin e ri shqiptar Visar Belegu ne Institutin Kenedi Krieger
Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės
23-05-2006

Po t'i hidhet njė vėshtrim historisė sė emigracionit shqiptar, veēanerisht atij nė Amerikė vihet re, se 100 vjet mė parė shqiptarė mund tė gjeje nė ēdo rrugė kryesore tė qyteteve tė mėdha duke punuar si shitės frutash e pronarė kjoskash, ndėrsa sot ata mund tė shihen duke punuar edhe nė institucionet mė tė rėndėsishme qeveritare, politike, arsimore e shkencore kudo nė Shtetet e Bashkuara. I tillė ėshtė Instituti Kenedi Krieger nė Baltimor, ku shkencėtari i ri shqiptar Visar Belegu, punon si neurolog pranė kesaj qėndre tė njohur botėrore nė fushėn e kėrkimeve shkencore.
Doktor Belegu emigroi nga Kosova nė Amerikė para 12 vjetėve. Nė atė kohė, vendlindja e tij ndodhej nė njė udhėkryq dhe Visari, i cili sapo kishte mbaruar shkollen e mesme tė sistemit paralel tė arsimit, dhe duke e parė gjendjen nė Kosovė ashtu siē ishte, e zymtė e pa asnjė perspektivė, vendosi tė merrte rrugėn e mėrgimit.
“Gjithmonė kam pasė dėshire t’i vazhdoj studimet e larta, qė tė kryej njė shkollė pėr tė patur njė pune sa me tė suksesshme, qė tė kem njė ndikim mė vonė nė jetė, prandaj kam qėnė i motivuar. Kur erdha ne Amerikė kam pasė shume fat qė m’u dha mundėsia pėr tė vazhduar studimet e larta”.
Tani Visar Belegu mban titullin profesor-doktor dhe prej dy vjetėsh merret me punė kėrkimore-shkencore nė fushėn e neurologjisė nė Qėndrėn ndėrkombėtare pėr trajtimin e dėmtimeve tė shtyllės kurrizore, pranė Institutit Kenedi Krieger nė Baltimor tė shtetit Meriland.
“Projektet me te cilat jam duke punuar”, thotė doktor Belegu, “kanė tė bėjnė kryesisht me studime nė fushėn e qelizave fillestare (embrionale) si pėrdorim pėr terapi tė boshtit tė dėmtuar kurrizor dhe studime rreth njė njė terapie qė ka tė bėjė me pėrdorimin i aktivitetit pėr tė rigjeneruar sistemin nervor tė personit me shtyllė kurrizore tė dėmtuar. Kjo terapi ka filluar kur profesor Xhon Makdonald, me tė cilin unė puno,j e aplikoi pėr trajtimin e aktorit tė njohur Kristofor Riv dhe pastaj e vazhdoi me pacientė tė tjerė. Deri tani kjo terapi ėshtė treguar shumė efikase, ėshtė 70 pėrqind efikase tek personat, tė cilėt janė nė fazėn 2 vjet pas lėndimit tė shtyllės kurrizore. Tek kėta pacientė pėrtėritja ėshtė vėnė re jo vetėm tek muskujt dhe eshtrat por edhe tek sistemi nervor, gjė qė ka qėnė njė gjė shumė e veshtirė tė arrihej”.
Doktor Belegu thotė se shtylla kurrizore ėshtė njė prej organeve mė tė vėshtira pėr t'u rigjeneruar apo per t'u sheruar pas dėmtimit dhe deri mė sot shkencėtarėve u kane munguar mjetet per klasifikimin e kėtyre dėmtimeve pėrsa i pėrket aspektit molekular.
“Studimet qė tani jemi duke berė, duke pėrdorur rezonancėn magnetike po na ndihmojnė, veēanėrisht nė klasifikimin e shkallės sė dėmtimit tė shtyllės kurrizore. Rigjenerimi ėshtė nje aspekt tjetėr, por qė fillon me klasifikimin e lėndimeve”.
Megjithėse i larguar prej vitesh nga Peja e Prishtina, doktor Belegu mban lidhje tė ngushta me vendlindjen dhe ofron ndihmėn e tij kur mundet.
“Nė Kosovė ka njerėz me lėndime traumatike dhe jo-traumatike tė boshtit kurrizor. Ėshtė njė rast aktual, njė i ri me emrin Valon i cili u lėndua menjėherė pas luftės nė bazenin e Prishtinės. Ai ka dėmtim tė rėndė tė boshtit kurrizor, po ka perspektivė per rigjenerim. Mbi tė gjitha ai beson se do tė shėrohet”.
Doktor Belegu dhe kolegėt e tij amerikanė po pėrpiqen pranė administratės ndėrkombėtare UNMIK dhe qeverisė sė Kosoves pėr tė siguruar mjetet e nevojėshme qė Valonin tė vijė pėr terapi nė Qėndrėn ndėrkombėtare pėr trajtimin e shtyllės se dėmtuar kurrizore, pranė institutit Kenedi Krieger.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė