Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-05-06, 10:56   #33
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mrekullia e antibiotikėve, dhe sa mund tė zgjasė?
Pranvera Bino*


Kur Aleksandėr Flemingu zbuloi nė vitin 1929 penicilinėn, antibiotikun e parė, tė paktė qenė ata qė parashikuan se pėr shkencėn moderne ky zbulim shėnonte fillimin e njė mrekullie. Nė saje tė antibiotikėve, shumė infeksione u kthyen nga vdekjeprurėse nė tė kurueshme. Por sot, mrekullia e antibiotikėve po zbehet me shpejtėsi. Mikrobet po evoluojnė nė varietete rezisente ndaj antibiotikėve dhe kėtyre tė fundit po u bie vlera njėri pas tjetrit. Shkencėtarėt e kompanisė globale farmaceutike Merck sapo kanė zbuluar njė antibiotik tė ri qė, nėse funksionon siē mendohet, do ta zgjasė dhe ca mrekullinė e luftės kundėr baktereve.
Antibiotikėt qė ekzistojnė deri mė sot funksionojnė pothuajse nė tė njėjtėn mėnyrė. Ata pengojnė shtimin dhe shumėfishimin e baktereve ose duke paralizuar sintezėn e ADN-sė, ose duke penguar disa proteinave qė tė formojnė me njėra-tjetrėn komplekse tė caktuara tė domosdoshme pėr formimin e membranės qelizore, murit mbrojtės tė ēdo qelize. Pėr fat tė keq, edhe pėrdorimi mė i kujdesshėm i antibiotikėve mund bėhet shkak qė bakteret, nė luftėn e tyre pėr tė mbijetuar, tė pėsojnė ndryshime qė mund t’i shndėrrojnė ato nė rezistente ndaj antibiotikeve. Dhe meqenėse baktereve ju duhen vetėm njėzet minuta pėr t’u riprodhuar, formimi i njė kolonie bakteresh rezistente, qoftė dhe nga njė qelizė e vetme rezistente, ėshtė krejt i mundur. Kėto ndryshime apo mutacione tė baktereve qė ēojnė rastėsisht nė rezistencė ndaj antibiotikėve, hasen mė dendur kur antibiotikėt pėrdoren pa shkak apo kur doza dhe kohėzgjatja e marrjes sė antibiotikėve nuk respektohet. Kėshtu pra, sa herė qė e ndjejmė veten mė mirė e mendojmė se s’na duhen mė ilaēet, nuk bėjmė gjė tjetėr veēse krijojmė dhe njė varietet tė ri baktereje qė kur tė na sulmojė pėrsėri, do ta kemi tė vėshtirė ta mundim. Tė mos harrojmė se nė jetėn e pėrditshme kemi me dhjetėra e dhjetėra mundėsi qė bakteren e modifikuar gjenetikisht qė sapo krijuam, fryt i padijes dhe neglizhencės sonė, t’ua pėrcjellim miqve, tė njohurve, e perse jo, edhe fėmijėve tanė. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė mrekullia e antibiotikeve po zhduket, duke qenė se antibiotikėt funksionojnė nė mėnyrė tė ngjashme, kur njė lloj baktereje arrin t’i rezistojė efektit shkatėrrues tė njė antibiotiku tė veēantė, shanset qė kjo baktere t’u rezistojė edhe antibiotikėve tė tjerė janė tė mėdha.
Produkti i ri, i sapozbuluar nga grupi i S. Singh, nė laboratorėt kėrimorė tė kompanisė Merck, bllokon njė tjetėr mekanizėm qelizor tė baktereve, sintezėn e disa lipideve, tė tjerė elementė tė rėndėsishėm pėr formimin e membranės sė baktereve. Duke qenė se sinteza e lipideve ėshtė njė proces i ngjashėm nė tė gjitha bakteret, ėshtė tepėr e mundshme qė antibiotiku i posagjetur tė mund tė luftojė njė grup mė tė madh varietetesh, duke pėrfshirė kėtu edhe ata rezistentė!
Antibiotiku i ri gjendet nė njė lloj kėpurdhe tė quajtur Streptomyces platensis dhe u izolua rastėsisht nga kampione dheu tė marra nga Afrika e Jugut. Nga 83 mijė ekstrakte tė pėrgatitura prej kėtyre kampioneve dhe tė analizuara veēanėrisht, vetėm njėri ishte nė gjendje tė pengonte shumėfishimin e varieteteve tė ndryshme bakteresh, duke pėrfshirė dhe stafilokokun, njė nga bakteret mė tė pėrhapura nė infeksionet e hasura nė spitale dhe rezistent ndaj shumicės se antibiotikėve tė njohur. Nė eksperimentet e bėra te minjtė, platensimycin, kėshtu quhet antibiotiku i posazbuluar, kuroi me efikasitet disa infeksione bakerale pa shkaktuar asnjė efekt anėsor.
Pėr aprovimin e pėrdorimit tė antibiotikut tė ri si mjekim te njeriu do tė duhen sigurisht tė tjera eksperimente. Sidoqoftė, rezultatet e arritura janė tepėr inkurajuese. Por shkaku i vėrtetė i inefikasitetit tė antibiotikėve ėshtė pėrdorimi i tyre pa kontroll, ndaj dhe antibiotiku i ri rrezikon tė ndjekė fatin e paraardhėsve nėse shoqėria jonė vazhdon tė jetė indiferente ndaj shpėrdorimit tė antibiotikėve. Nėse mrekullia e antibiotikėve nuk pėrdoret me masė, tė kurosh infeksionet e baktereve me njė antibiotik tė ri ėshtė njėsoj si tė pretendosh tė kurosh alkoolizmin duke i ofruar tė dehurit tjetėr gotė me uiski!


Pranvera Bino ėshtė Inxhiniere gjenetiste, Washington DC


</SPAN>
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė