Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-07-06, 19:54   #42
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
18-07-2006


Arti lehtėson simptomat e alcajmerit

Ndėrsa pėr sėmundjen e alcajmerit nuk ekziston ndonje kurė, disa shkencėtarė kanė zbuluar njė mėnyrė tė re jo tė zakonėshme pėr tė lehtėsuar simptomat e rėnda tė kėsaj sėmundjeje.
Irena Brenton vuan nga alcajmeri. Megjithatė ajo qesh, duke komentuar rreth kėsaj pikture tė quajtur “Dhoma e ngrėnies sė mėngjesit”.
“Me siguri, artisti e ka pikturuar menjėherė pasi ka ngrėnė mėngjes”, thotė Irena.
Zakonisht, pacientėt me alcajmer dallohen nga ajo qė mjekėt e quajnė 4 A-tė: Ankthi, Agresiviteti, Apatia dhe Axhitimi ose nė shqip, shqetėsimi i jashtėzakonshėm.
“Babai im ka qėnė shkrimtar e redaktor”, thotė Sheila Barns, e cila ka humbur kujtesėn afatshkurtėr pėr shkak tė alcajmerit. Ajo bisedon rreth tė kaluarės ndėrsa ndalon duke parė njė kryevepėr franceze dhe shlodhet pėrpara piktures “Roma duke fjetur” tė Rusoit. Ajo thotė se kjo pikturė krijon paqe e besim tė ndėrsjellė midis kafshės dhe njeriut.
Katėr A-tė sikur fashiten pėrmballė artit, dhe pacientėt gjejnė qetėsi, thonė mjekėt. Kujtesa emocionale gjallėrohet dhe kthehet tek kėta pacientė duke i bėrė ata tė lidhen me ngjarjet e njerėzit qė kanė njohur nė tė kaluarėn.
"Pas vizitave tė tilla nė muze pacentėt me alcajmer ndjejnė mė pak apati e ankth", thonė pjestarė tė familjeve dhe ata qė kujdesen pėr kėta tė sėmurė.
Bashkėshorti i Irenės, Majron Brenton pohon se Irena filloi tė flasė pas shumė kohėsh dhe thotė se do tė fillojė tė merret me fotografi. Dikur ajo ka qėnė fotografe.
Shtrohet pyetja; Pėrse pikturat kanė kėtė efekt?. Shkencėtarėt thonė se kanė zbuluar se shumė prej kujtimeve ruhen nė tru si imazhe dhe nuk shkatėrrohen nga alcajmeri.
Shkencėtari Xhon Zeisel thotė se alcajmeri nuk shkatėrron kujtesėn, por kjo sėmundje dėmton atė pjesė tė trurit qė i lejon njerėzit tė tėrheqin kujtimet. Pra nėse mund tė thuhet se kujtimet mbyllen nė njė kuti, pėr tė prekurit nga alcajmeri mund tė thuhet se ata ka humbur ēelėsin e kėsaj kutie. Dhe shkencėtarėt thonė se arti mund tė shėrbejė si ēelėsi pėr hapjen e saj. Megjithatė, shkencėtarėt theksojnė se kėto piktura nuk janė kurė pėr alcajmerin, por njė trajtim pėr lehtėsimin e simptomave.


Gjumi ndihmon kujtesėn

Ēdo njeri fle mesatarisht 6 orė nė natė dhe studim i ri vė nė dukje se gjumi mund tė jetė kyē pėr pėrmirėsimin e kujtesės.
Shkencėtarėt nė shkollėn mjekėsore tė universitetit Harvard nė bashkėpunim me ata tė universitetit tė Pensilvanisė studiuan pėr 1 vit e gjysėm rreth 60 tė rinj pėr tė parė e nė ē’mėnyrė gjumi afekton kujtesėn.
Ata u dhanė personave pjesė leximi pėr t’i mėsuar pėrmendėsh dhe pas njė pushimi 12 orėsh u kėrkuan atyre tė thonin atė qė mbanin mend.
Nga ky studim doli se ata qė ishin lejuar tė flinin gjatė pushimit kishin njė kujtesė mė tė mirė sesa tė tjerėt qė kishin qėndruar zgjuar gjatė pushimit 12 orėsh.
Autorėt e studimit thonė se kur personi fle pasi ka mėsuar diēka tė re, ky gjum ndihmon pėr ruajtjen e kėtij informacioni nė tru.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė