Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-12-11, 16:39   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Imam Aliu a.s.

Imami i tretė


Imam Huseini (Sajjid al-Shuhada’, “zot ndėr martirėt”), fėmija i dytė i Aliut dhe i Fatimes, u lind nė vitin 4 tė
hixhrit, kurse pas martirizimit tė babait, Imam Hasan Muxhtabai, u bė imam pėrmes Urdhrit Hyjnor dhe me
dėshirėn e tė vėllait. Imam Hyseini ishte imam gjatė njė periudhe dhjetėvjeēare, gjithė pos gjashtė muajve tė fundit
tė cilėt pėrputhen me halifatin e Muavijut. Imam Huseini jetoi nė kushtet mė tė vėshtira tė jashtme tė trysnisė dhe
tė pėrndjekjes. Kjo ishte pėr shkak tė faktit se, para sė gjithash, ligjet dhe rregullat fetare kishin humbur shumė nga
pesha dhe besimi i tyre, kurse dekretet e qeverisė sė Muavijut kishin arritur autoritet dhe pushtet tė plotė. Sė dyti,
Muaviju dhe ndihmėsit e tij shfrytėzonin ēdo mjet tė mundshėm pėr tė mėnjanuar dhe larguar familjen e
Pejgamberit dhe shiitėt, dhe kėshtu tė fshinin emrin e Aliut dhe tė familjes sė tij. Dhe mbi tė gjitha, Muaviju donte
tė forconte bazėn e halifatit tė tij pėr tė birin, Jazidin, tė cilin pėr shkak tė mungesės sė parimeve dhe tė
skrupullave tė veta, e kundėrshtonin njė grup i madh muslimanėsh. Prandaj, pėr ta shuar gjithė opozitėn, Muaviju
kishte ndėrmarrė masa mė tė reja dhe mė tė rrepta. Me forcė dhe detyrim Imam Huseini u desht t’i duronte ato
ditė dhe tė toleronte ēdo lloj agonie dhe mjerimi mendor dhe shpirtėror nga Muaviju dhe ndihmėsit e tij - deri nė
mesin e viteve gjashtėdhjetė sipas hixhrit. Muaviju vdiq, kurse i biri i tij, Jazidi, e zuri vendin e tij.

Dhėnia e betimit (beja) ishte njė praktikė arabe e cila zbatohej pėr ēėshtjet e rėndėsishme siē ėshtė ajo e mbretėrisė
dhe e qeverisė. Ata qė sundoheshin dhe sidomos ata mė tė njohurit nė mesin e tyre, do tė betoheshin pėr besnikėri,
pajtueshmėri dhe dėgjueshmėri ndaj mbretit ose princit tė tyre dhe nė kėtė mėnyrė do tė tregonin pėrkrahjen e
tyre veprimeve tė tij. Mospajtimi pas betimit konsiderohej si turp dhe ēnderim ndaj njė populli dhe sikur shkelje e
marrėveshjes pasi tė ishte nėnshkruar ajo zyrtarisht, konsiderohej si krim pėrfundimtar. Duke vijuar shembullin e
Kur'anit tė Shenjtė, njerėzit besonin se betimi, kur bėhej me vullnet tė lirė dhe jo me forcė, kishte autoritet dhe
peshė.

Muaviju kishte kėrkuar nga tė mirėnjohurit ndėr popull t’i jepnin besimin Jazidit, por kėtė kėrkesė nuk e kishte
bėrė nga Imam Huseini. Ai i kishte thėnė nė mėnyrė tė posaēme Jazidit nė amanetin e tij se nėse Huseini refuzonte
t’i jepte besimin ai duhej tė kalonte mbi kėtė ēėshtje nė heshtje dhe tė mos e bėnte tė madhe, sepse i kishte kuptuar
drejt pasojat shkatėrruese qė do tė vijonin po qe se bėhej trysni mbi kėtė ēėshtje. Por pėr shkak tė egoizmit tė tij
dhe pakujdesisė, Jazidi nuk e pėrfilli kėshillėn e babait dhe menjėherė pas vdekjes sė babait tė tij urdhėroi
guvernatorin e Medinės ose ta detyronte Imam Huseinin t’i shprehte besim ose ta dėrgonte kokėn e tij nė Damask.

Pasi guvernatori i Medinės e njoftoi Hasanin pėr kėtė kėrkesė, Imami, pėr tė menduar pėr kėtė ēėshtje, kėrkoi qė
tė shtyhej pak dhe brenda natės u nis me familjen e vet drejt Mekkės. Ai kėrkoi strehim nė faltoren e Zotit e cila nė
Islam ėshtė vend zyrtar pėr strehim dhe siguri. Kjo ngjarje ndodhi nga fundi i muajit Raxhab dhe fillimi i Shabanit
tė vitit 60 tė hixhrit. Gjatė afėr katėr muaj Imam Huseini qėndroi nė Mekkė si refugjat. Ky lajm u pėrhap nėpėr
botėn islamike. Nga njė anė, shumė njerėz qė ishin tė lodhur nga poshtėrsitė e sundimit tė muavijėve dhe qenė
edhe mė tė pakėnaqur kur Jazidi u bė halif, korresponduan me Imam Huseinin dhe i shprehėn keqardhjen e tyre
pėr tė. Nga ana tjetėr, filloi tė rridhte njė vėrshimė letrash, sidomos nga Iraku dhe sidomos nga qyteti Kufa, duke e
ftuar Imamin tė shkonte nė Irak dhe tė pranonte udhėheqjen e popullatės atje me qėllim tė fillimit tė njė
kryengritjeje pėr tė kapėrcyer tė padrejtat dhe poshtėrsitė. Natyrisht, situata e tillė ishte e rrezikshme pėr Jazidin.

Qėndrimi i Imam Huseinit nė Mekkė vazhdoi deri nė sezonėn e haxhillėkut kur muslimanėt nga e gjithė bota
rridhnin nė grupe drejt Mekkės pėr tė kryer ritin e haxhit. Imami zbuloi se disa nga vijuesit e Jazidit kishin hyrė nė
Mekė si haxhinj me mision pėr ta vrarė Imamin gjatė ritit tė haxhit me armėt qė ata i mbanin nėn veshjen e
posaēme tė haxhilerėve (ihrami).

Imami i shkurtoi ritet e haxhillėkut dhe vendosi tė ikte. Nė mesin e turmės sė madhe tė njerėzve ai u ngrit dhe me
njė fjalim tė shkurtėr shpalli se do tė nisej pėr Irak. Nė kėtė fjalim tė shkurtėr ai po ashtu deklaroi se ai do tė
martirizohej dhe i luti muslimanėt t’i ndihmonin pėr ta arritur qėllimin qė kishte ndėr mend dhe t’u ofronte jetės sė
tyre rrugėn e Zotit. Tė nesėrmen ai u nis me familjen e vet dhe njė grup shokėsh pėr nė Irak.

Imam Huseini ishte i vendosur tė mos ia jepte besimin Jazidit dhe e dinte fare mirė se ai do tė vritej. Ishte i
vetėdijshėm se vdekja e tij ishte e pashmangshme nė sytė e fuqisė ushtarake tė frikėsuar tė umevitėve, e pėrkrahur
siē ishte nga korrupcioni nė disa fusha, i rėnies shpirtėrore dhe i mungesės sė fuqisė sė vullnetit ndėr njerėzit,
sidomos nė Irak. Disa nga njerėzit e dalluar tė Mekkės i dolėn nė rrugė Imam Huseinit dhe e qortuan pėr rrezikun
me lėvizjen qė po bėnte. Por ai u pėrgjigj se refuzonte t’i jepte besimin dhe tė miratonte qeverinė e tė padrejtave
dhe tirane. Ai shtoi se e dinte qė kudo qė tė shkonte ose tė sillej, ai do tė vritej. Ai do tė ikte nga Mekka pėr tė
ruajtur respektin e shtėpisė sė Zotit dhe tė mos lejonte ai respekt tė shkatėrrohej duke iu derdhur gjaku atje.

Derisa ishte rrugės pėr Kufa dhe ende disa ditė udhėtimi jashtė qytetit, ai mori lajme se agjenti i Jazidit nė Kufa
kishte dėnuar me vdekje pėrfaqėsuesin e Imamit nė atė qytet dhe po ashtu njėrin nga pėrkrahėsit e vendosur tė
Imamit i cili ishte njė njeri i njohur nė Kufa. Ua kishin lidhur kėmbėt dhe i kishin tėrhequr nėpėr rrugė. Qyteti dhe
rrethina e tij ishin vendosur nėn mbikėqyrje tė rreptė kurse ushtarė tė panumėrt tė armikut po e pritnin atė. Nuk i
kishte mbetur rrugė e hapur pos tė marshonte pėrpara dhe tė ballafaqohej me vdekjen. Ishte pikėrisht kėtu kur
Imami e shprehu vendosmėrinė e tij pėrfundimtare tė shkonte pėrpara dhe tė martirizohej; dhe kėshtu vazhdoi ai
kėtė udhėtim.

Pėrafėrsisht shtatėdhjetė kilometra nga Kufa, nė njė shkretėtirė tė quajtur Qerbela, Imami dhe suita e tij u
rrethuan nga ushtria e Jazidit. Gjatė tetė ditėve ata ndejtėn nė kėtė vend gjatė sė cilės kohė ngushtohej qarku kurse
numri i ushtrisė sė armikut rritej. Mė nė fund Imami, me familjen e vet dhe njė numėr tė vogėl shokėsh u rrethuan
nga njė armatė prej tridhjetė mijė ushtarėsh. Gjatė kėtyre ditėve Imami e kishte fortifikuar pozitėn e vet dhe bėri
zgjedhjen e fundit tė shokėve tė tij. Natėn ai i ftoi shokėt e tij dhe gjatė njė fjalimi tė shkurtėr deklaroi se nuk kishte
mbetur tjetėr para tyre pos vdekjes dhe martirizimit. Ai shtoi se meqenėse armiku kishte tė bėnte vetėm me veten
e tij, ai do t’i lironte ata nga tė gjitha obligimet kėshtu qė secili qė dėshironte mund tė ikte nė errėsirė tė natės dhe
tė shpėtonte jetėn. Pastaj ai urdhėroi tė fikeshin dritat dhe shumica e shokėve tė tij, tė cilėt e kishin shoqėruar pėr
interes tė tyre vetjak, u zhdukėn. Mbetėm vetėm njė grusht i atyre qė donin tė vėrtetėn - nja dyzetė nga ndihmėsit
e tij mė tė ngushtė - dhe disa nga Banu Hashimi.

Edhe njė herė Imami i mblodhi ata qė kishin mbetur dhe i vuri nė provė. Ai iu drejtua shokėve tė tij dhe farefisit
hashimit duke u thėnė pėrsėri se armiku kishte tė bėnte vetėm me tė. Secili mund tė pėrfitonte nga errėsira e natės
dhe tė ikte nga rreziku. Por kėsaj radhe shokėt besnikė tė Imamit u pėrgjigjėn secili nė mėnyrėn e vet se ata nuk do
tė shmangeshin as pėr njė ēast nga rruga e sė vėrtetės udhėheqės i sė cilės ishte Imami dhe kurrė nuk do ta linin atė
vetėm. Ata thanė se do ta mbronin familjen e tij deri nė pikėn e fundit tė gjakut tė tyre dhe gjithė derisa tė mundnin
tė mbanin shpatėn.

Nė ditėn e nėntė tė muajit, Imamit iu bė sfida e fundit nga armiku pėr tė zgjedhur midis “besimit ose luftės”. Imami
kėrkoi njė afat pėr tė adhuruar gjatė natės dhe mori vendim tė hynte nė betejė ditėn e nesėrme.
Nė ditėn e dhjetė tė Muharremit tė vitit 61/680 Imami u rreshtua para armikut me grupin e tij tė vogėl tė vijuesve,
mė pak se nėntėdhjetė njerėz qė pėrbėhej nga dyzetė shokėt e tij, nja tridhjetė anėtarė tė armatės sė armikut qė iu
bashkuan atij gjatė natės dhe ditės sė luftės, dhe nga familja e tij hashimite prej fėmijėsh, vėllezėrish, nipash,
mbesash dhe kushėrinjsh. Atė ditė ata luftuan nga mėngjesi deri nė frymėn e tyre tė fundit, kurse Imami,
hashimitėt e rinj dhe shokėt e tij tė gjithė ranė dėshmorė. Nė mesin e tė vrarėve qenė dy fėmijė tė Imam Hasanit, tė
cilėt kishin vetėm trembėdhjetė dhe njėmbėdhjetė vjet, si dhe njė fėmijė pesėvjeēar dhe njė foshnjė nė gjinj e
Imam Hasanit.
Armata e armikut, pasi mori fund lufta, e plaēkiti haramin e Imamit dhe i dogj tendat e tyre. Ata i prenė kokat e
kufomave tė dėshmorėve, i rropėn dhe i hodhėn pėrtoke pa i varrosur. Pastaj i morėn anėtarėt e haramit, tė gjithė
nga tė cilėt ishin gra dhe vajza tė pafuqishme, sė bashku me kokat e martirėve, dhe i ēuan nė Kufa.70 Nė mesin e tė
burgosurve ishin tre anėtarė meshkuj: njė djalė njėzetedyvjeē i Imam Hyseinit, i cili qe shumė i sėmurė dhe nuk
mund tė lėvizte, gjegjėsisht Ali ibėn Huseini, Imami i katėrt; i biri i tij katėrvjeēar, Muhamed ibėn Aliu, i cili u bė
Imami i pestė, dhe nė fund Hasan Mathana, i biri i Imamit tė dytė i cili ishte po ashtu dhėndėr i Imam Huseinit, dhe
i cili duke qenė i plagosur gjatė luftės, qėndronte midis tė vdekurve. Atė e gjetėn gati duke vdekur dhe me
ndėrmjetėsimin e njėrit nga gjeneralėt nuk ia prenė kokėn. Pėrkundrazi, ata e morėn me tė burgosurit nė Kufa dhe
prej atje e ēuan nė Damask, para Jazidit.

Ngjarja e Qerbelasė, zėnia e grave dhe fėmijėve tė familjes sė Pejgamberit, dėrgimi i tyre si tė burgosur nga njė
qytet nė tjetrin dhe fjalimet e mbajtura nga e bija e Aliut, Zejnebi, dhe Imami i katėrt tė cilėt ishin nė mesin e tė
burgosurve, i turpėruan umajadėt. Keqtrajtimi i tillė i familjes sė Pejgamberit e asgjėsoi propagandėn tė cilėn
Muaviju e kishte bėrė me vite. Kjo ēėshtje arriti pėrpjestim tė tillė saqė Jazidi publikisht i mohoi dhe i dėnoi
veprimet e agjentėve tė tij. Ngjarja e Qerbelasė ishte faktori kryesor pėr rrėzimin e sundimit tė umevitėve ndonėse
efekti i saj u vonua. Ajo po ashtu i forcoi rrėnjėt e shiizmit. Nė mesin e rezultateve tė menjėhershme ishin revoltat
dhe kryengritjet e kombinuara me luftėra tė pėrgjakshme tė cilat vazhduan gjatė dymbėdhjetė vjetėve. Nė mesin e
atyre qė ishin instrument i vdekjes sė Imamit asnjė nuk qe nė gjendje tė ikte nga hakmarrja dhe dėnimi.

Secili qė studion pėr sė afėrmi historinė e jetės sė Imam Huseinit dhe tė Jazidit dhe kushtet qė mbizotėronin nė atė
kohė, dhe analizon kaptinėn e historisė islamike, nuk do tė ketė dyshim se nė ato rrethana nuk kishte zgjidhje
tjetėr para Imam Huseinit pos qė tė vritej. Dhėnia e betimit Jazidit do tė thoshte qė publikisht tė tregohej pėrbuzje
pėr Islamin, diēka qė nuk ishte e mundshme pėr Imamin, sepse Jazidi jo vetėm qė nuk tregonte fare respekt pėr
Islamin dhe urdhrat e tij, por ai bėri edhe njė demonstrim publik pėr nėpėrkėmbjen e paturpshme tė themeleve
dhe tė ligjeve tė tij. Ata para tij, edhe nė qoftė se i kundėrshtonin urdhrat fetare, gjithmonė vepronin ashtu nėn
maskėn e religjionit, dhe sė fundit formalisht e respektonin religjionin. Ata krenoheshin se kishin qenė shokė tė
Pejgamberit tė Shenjtė dhe tė figurave tė tjera fetare nė tė cilat besonte populli. Nga kjo mund tė pėrfundohet se
pohimi i disa interpretėve tė kėtyre ngjarjeve ėshtė i rrejshėm kur thonė se dy vėllezėrit, Hasani dhe Huseini,
kishin dy shije tė ndryshme dhe se njėri e zgjodhi rrugėn e paqes, kurse tjetri rrugėn e luftės, kėshtu qė njėri vėlla
lidhi paqe me Muavijun ndonėse kishte njė armatė prej dyzet mijė ushtarėsh, kurse tjetri doli nė luftė kundėr
Jazidit me njė ushtri prej dyzet vetash. Sepse ne shohim se po ky Imam Husein, i cili refuzoi tė jepte betimin para
Jazidit pėr njė ditė, jetoi dhjetė vjet nėn sundimin e muavijėve, nė tė njėjtėn mėnyrė si i vėllai i cili po ashtu kishte
duruar gjatė dhjetė vjetėsh nėn muavijėt, pa i kundėrshtuar ata.

Duhet tė thuhet me tė vėrtetė se sikur Imam Hasani ose Imam Huseini tė kishin luftuar kundėr muavijėve ata do tė
ishin vrarė pa qenė fare tė dobishėm pėr Islamin. Vdekjet e tyre nuk do tė kishin pasur kurrfarė efekti para se tė
paraqitej politika nė pamjen e drejtė tė Muavijut, njė politikan kompetent i cili theksonte se kishte qenė shok i
Pejgamberit tė Shenjtė, “i shkrimit tė shpalljes” dhe “dajė i besimtarit” dhe i cili pėrdorte ēdo dredhi tė mundshme
pėr ta ruajtur njė maskė tė religjionit pėr sundimin e tij. Pėr mė tepėr, me aftėsinė e tij pėr ta ngrehur skenėn pėr
pėrmbushjen e dėshirės sė tij ai do tė kishte mundur t’i vriste ata nga vetė njerėzit e tyre dhe pastaj tė parashihte
njė gjendje tė dhėmbjes dhe tė kėrkonte t’ua nxirrte gjakun, pikėrisht siē u pėrpoq tė linte mbresėn se ai po
hakmerrej pėr vrasjen e halifit tė tretė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė