Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-12-11, 16:44   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imam Aliu a.s.

Moharram


Ashurja, Epope e pėrjetshme

Historia ėshtė si njė oqean i madh i cili ka kaluar tufane tė shumtė. Ēdo tufan i fortė ka njė pjesė tė tij nė histori dhe tufani i Qerbelasė me valėt e tij ndikon dhe trondit akoma njeriun. Nė kulturėn islame ngjarja e Ashures ėshtė njė tregim i jetės dhe pėrparimit dhe epopeja e Huseinit (as), ėshtė hadithi i epopesė manifestuese dhe madhėshtore. Ashtu si profeti i cili pėrcaktoi kufijtė e monoteizmit dhe idhujtarsw, kufijtė e Islamit dhe ateizmit, me martirizimin e imam Huseinit (as) u hap rruga e drejtė e besimit dhe u pėrcaktua e vėrteta nga mashtrimi dhe falsiteti. Nė kėtė mes profeti ka thėnė: "Huseini ėshtė nga unė dhe unė jam nga Huseini". Me fjalė tė tjera, Islami erdhi me shfaqjen e tė dėrguarit tė Zotit dhe me martirizimin e imam Huseinit, ai u bė i qėndrueshėm dhe manifestues.
Nė mėngjesin e ditės sė Ashures kur dielli u shfaq nė qiell, u formua ngjarja mė e madhe e historisė. Pasdite, Imam Huseini filloi hartimin e luftės sė ushtrisė sė tij. Ushtria e imamit pėrbėhej nga 72 persona, ndėrsa ushtria e Jezidit nga 30 mijė ushtarė. Me pak fjalė njėri shumė i madh dhe tjetri shumė i vogėl. Nuk flitet pėr numrin e ushtarėve, por pėr madhėshtinė e besimit dhe vullnetit. Ata qė kishin mbetur ishin trima, besimtarė, jurisprudentė, mendimtarė dhe tė ditur dhe besimi i kėtij grupi tė vogėl ėshtė regjistruar pėrjetėsisht nė histori. Nė kėtė mėnyrė kėta trima duke u vendosur pėrballė ushtrisė sė armikut programuan ēdo gjė pėr tė ngritur lart besimin dhe tė vėrtetėn kundrejt mashtrimit dhe shtypjes.
Nė ngjarjen e pashoqe tė Ashures qė ndodhi nė Qerbela, roli i grave dhe burrave sakrifikues dhe dashamirės ka krijuar njė epope tė pėrjetshme. Zejnebi (Sa) ishte njė dritė nė mesin e karvanit tė Imam Huseinit (as), e cila kishte pėr detyrė drejtimin dhe udhėheqjen e grave dhe fėmijėve. Ajo nė ditėn e Ashures u vinte nė ndihmė tė plagosurve, shprehte dashurinė pėr martirėt dhe pastronte dhimbjet e tė pėrvuajturve. Nė kohėn kur Ali Akbar djali i imam Huseinit (as) rėnkonte nė tokė Zejnebi u shfaq sipėr kokės sė tij dhe pėr tė kėrkonte shpėtim tek Zoti. Nė kohėn kur Ghasemi djali i ri i imam Hasanit ra pėrdhe, hija e dashamirėsisė sė Zejnebit u pėrhap mbi kokėn e tij. Por nė kohėn kur dy fėmijėt e Zejnebit, Auni dhe Muhamedi ngrenė lart kupėn e dashurisė dhe mirėsisė sė imam Huseinit dhe martirizohen nė fushėn e betejės, Zejnebi nuk shfaqet dhe thotė: " Ato janė dy dhurata pėr Zotin. Nuk ėshtė kusht qė unė tė shkoj pranė fėmijėve tė mi dhe me lot dhe rėnkime tė krijoj dhimbje nė zemrėn e Huseinit (as)." Mė pas ajo sheh nga larg Huseinin (as) qė zbret nga kali dhe merr nė krah nipėrit e tij. Nė arenėn e luftės dhe epopesė ishte nėna e Amru Ben Xhenade e cila inkurajonte birin e saj tė mbėshteste imam Huseinin (as). Amru u martirizua pas njė trimėrie tė madhe. Ushtria e armikut i preu kokėn dhe e hodhėn atė nė drejtim tė nėnės. Mė pas nėna e tij pa bėrtitur puthi kokėn e djalit, ngriti duart dhe tha: " O Zot pranoje kėtė kurban prej nesh." Mė pas kthen kokėn drejt ushtrisė sė armikut dhe thotė: "atė qė kemi humbur nė rrugėn drejt Zotit nuk e marrim mė". Pas kėsaj, kjo grua trime me shpatė nė dorė i drejtohet armikut dhe pas kėsaj imam Huseini (as) lutet pėr kėtė grua trime dhe e kthen atė nė vendqėndrimin e tyre. Om Al'Benin gruaja e Imam Aliut (as) kishte dėrguar katėr bijtė e saj tė pėrkrahnin Imam Huseinin kėtė frut tė zemrės sė Profetit dhe u kishte kėrkuar atyre tė mos e lėnė vetėm Huseinin asnjėherė. Ajo vetė nuk ndodhej nė Qerbela. Ajo ndodhej nė Medinė dhe nėpėr rrugėt e qytetit vėshtronte gjithmonė larg. Mė pas, u pėrball me Bashirin dhe e pyeti: " Ē'lajm kemi? Bashiri me qetėsi i thotė: Nėnė Abasi yt u martirizua. Om Al'Benin bėnte sikur nuk dėgjonte dhe pyeste ē'lajm kemi? Bashiri pėrgjigjej: " Ē'tė tė them nėnė, djemtė e tjerė Osmani, Abdullahu dhe Xha'afari u martirizuan. Om Al'Benin e shqetėsuar pyeti: Mė fol pėr Huseinin, tė gjithė bijtė e mi dhe ēdo gjė qė ndodhen nėn kėtė qiell janė kushtuar Huseinit, ēfarė lajmi ke pėr tė? Nė atė kohė Bashiri tha se edhe Huseini nxitoi drejt takimit me Zotin. Om Al'Benini ndjeu njė dhimbje tė fortė therėse dhe ra nė gjunjė.

Nė ditėnAshures, burrat e Huseinit (as) kanė krijuar arena tė pashoqe tė dashurisė dhe sakrificės. Ēdonjėri prej tyre nxitonte pėr tė shkuar nė fushėn e betejės dhe nė praninė e Huseinit tregonin respekt tė veēantė. Ata e siguronin imamin duke i treguar se nėse do tė kishin disa shpirtra do ti sakrifikonin pėr tė dhe qėllimet e tij tė shenjta. Ēdokush nga shokėt e imam Huseinit (as) kur futej nė fushėn e betejės me besim dhe qėndresė zmbrapste kundėrshtarin e vet dhe me dashuri e trimėri mbronte imam Huseinin (as). Nė kohėn kur Huseini (as) shfaqej mbi trupin e plagosur dhe me plagė tė shokėve tė tij ata e pyesnin: " I dashur Husein (as) a je i kėnaqur nga unė". Huseini (as) nė pėrgjigje tė kėsaj pyetjeve u jepte siguri shokėve se janė tė pashoq nė sakrificėn dhe trimėrinė qė krijuan epopenė. Abas Ebn Abi Shib ėshtė njė ndėr burrat e mėdhenj tė ngjarjes sė Qerbelasė. Ai shkon pranė imamit dhe thotė: " O Aba Abdullah nė kėtė tokė pėr mua nuk ėshtė askush mė i dashur sesa ti. Nėse do tė kisha fuqinė qė tė pastroja nga rreziku i shtypjes dhe vrasjes nė kėtė luftė, unė do tė pėrdorja ēdo gjė qė do tė ishte mė e shtrenjtė sesa jeta. Tani ji dėshmitar se unė po largohem nga kjo botė me fenė tėnde dhe tė babait tėnd". Mė pas Abasi futet nė fushėn e betejės. Njė nga ushtarėt e Jezidit thotė: Unė e kam njohur Abasin qė mė parė. Ai ėshtė luani i luanėve. Ēdokush qė shkon tė luftojė me tė vritet. Abasi lufton me aq trimėri, saqė nuk ka shok. Omar Sad komandanti i ushtrisė sė Jezidit me habi tė madhe jep urdhėr pėr vrasjen e tij. Abasi martirizohet pasi kishte vrarė njė numėr tė madh armiqsh.

Mė nė fund Huseini (as) si luan i arenės sė luftės futet nė fushėn e betejės. Gjaku i Muhamedit, Aliut dhe Fatimesė zien nė enėt e tij tė gjakut. Pėrsėri i tregon Zotit se ka bėrė ē'ėshtė e mundur pėr tė ēliruar njerėzit nga xhehiliati ( injoranca) dhe mashtrimi. Lufton me trimėri dhe rikujton se nuk ėshtė ngritur pėrveē se tė pastrojė dhe rregullojė fenė e umetit tė familjes sė tij. Heroizmi i tij ka ringjallur dashamirėsinė dhe trimėrinė e imam Aliut (as), por materializimi dhe egoizmi i kishte mbyllur sytė armikut. Pak nga pak dielli filloi tė largohej dhe po kalonin orėt e epopesė sė Ashures. Tragjedia e madhe ndodhi. Gjaku i pastėr i Huseinit, pasardhėsit tė dashur tė profetit tė Zotit, ngjyrosi tokėn e Qerbelasė dhe koka e Huseinit (as) ra nė duart e armikut. Jezidėt tė cilėt kishin ardhur pėr tė grabitur kopshtin hyjnor, me kuajt e injorancės shkelnin lulet dhe degėt dhe flladi mbetet vetėm pėrkrahės i plagėve. Dielli i Qerbelasė perėndon duke mos ditur se nga ky perėndim i dhimbshėm do tė rishfaqet bardhėsia.
Nė lėvizjen e imam Huseinit(as) shtypja paraqitet me tė gjithė injorancėn e saj. Imami e fton popullit tė zgjohet, tė jetė i vetėdijshėm dhe inteligjent. Inteligjenca ėshtė e nevojshme pėr ekzistencėn e njeriut dhe historia ka treguar se ata qė nuk janė inteligjentė dhe tė vetėdijshėm janė mashtruar shumė lehtė. Nė kėtė lėvizje imam Huseini (as) na mėson pėr mėnyrėn e tė jetuarit dhe ndryshon vėshtrimin pėr jetėn. Ai i shprehet njerėzimit me mesazhin se duhet tė gjejnė vendin e tyre nė botė dhe tė mos mbyten nė papastėrti, sepse liria ėshtė veēori e ekzistencės sė njeriut. Nė tė vėrtetė, atė ditė gjaku i derdhur nė tokė pėrbėn lumin e lirisė dhe qėndresės pėrballė shtypjes i cili rrjedh pėrgjithmonė nė histori. I ndjeri Dr. Said Xha'afar Shahidi thotė: " Epopeja e Ashures nė ato ditė u duk sikur pėrfundoi pa rezultat, mirėpo kjo epope nuk kishte vetėm njė, por shumė rezultate. Kjo epope me masakrėn e Jezidit u duk sikur u shua, por ajo kurrė nuk u zhduk. Nė kohėn kur Sulejmani djali i Soradit bėri lėvizjen e tij nė emėr tė gjakut tė martirėve, u ringjall mesazhi i imam Huseinit (as) dhe pas kėsaj ky mesazh u kthye nė njė dritė shpresėdhėnėse pėr tė gjithė ata persona tė cilėt vuajnė nga shtypja dhe sundimi i pushtetarėve".
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė