Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-12-11, 17:01   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imam Aliu a.s.

Arbaein , vazhdimesi e kryengritjes se Ashures




Arbaein do tė thotė 40. Kanė kaluar 40 ditė nga ngjarja e Ashures. Qė nga muaji Muharrem i vitit 61 Hixhri e deri mė sot, ēdo vit dashamirėsit e imam Huseinit (as), pėrkujtojnė me nderim tė dyzetat e martirizimit tė atij hazreti dhe tė shokėve tė tij besnik dhe pėrsėri njerėzit frymėzohen nga shembujt mė tė lartė tė qėndresės dhe martirizimit.

Ushtarėt e Jezidit, duke martirizuar imam Huseinin (as) nipin e dashur tė profetit tė Zotit (savs), kapėn rob gratė dhe fėmijėt e familjes se imam Huseinit (as) dhe pėr tė manifestuar pseudo-fitoren e tyre dhe pėr ti bėrė mėsim pėr tė tjerėt, i nxorėn ata nėpėr rrugėt e qytetit. Por Jezidi dhe bashkėpunėtorėt e tij nuk e dinin se me kėtė veprim, do tė bėheshin shkak pėr propagandimi e drejtėsisė sė lėvizjes sė imam Huseinit (as) dhe tė gjithė do ti kuptonin krimet e egra tė Jezidit nė Qerbela. Nė vitin 61 HK, 40 ditė pas martirizimit tė imam Huseinit (as), hazreti Zejnab (s) motra e imam Huseinit (as), sėbashku me anėtarėt e tjerė tė Ehli Bejtit tė Profetit (savs), gjatė rrugės pėr nė Medine, arritėn pėrsėri nė tokėn e Qerbelasė. Dielli kishte zbritur nga kulmi i qiellit duke ringjallur kujtimin e muzgut tė Ashures. Qerbelaja akoma ishte e ngjyrosur me gjakun e dėshmorėve dhe hazreti Zejnab (s)kujtonte se si njerėz tė egėr dhe injorantė masakruan njerėzit mė tė mirė dhe mė tė pastėr. Zemra e saj u mbush me dhimbje dhe trishtim por ajo ishte e kėnaqur qė gjatė kėsaj kohe kishte kryer me sukses njė mision tė madh. Padyshim nė kulmin e fatkeqėsisė dhe dėshpėrimit, nuk ėshtė e lehtė tė qėndrosh fort por hazreti Zejnab (s) vajza e imam Aliut me durim dhe qėndresė tė pashoqe, mbrojti vlerat dhe aspiratat e larta pėr tė cilat u martirizua vėllai i saj imam Huseini (as). megjithėse vetė ngjarja e Qerbelasė mund tė shkaktonte reagimet mė tė ashpra ndaj pushtetit tė egėr tė Beni Umejadėve, duhet theksuar se kryengritja e imam Huseinit (as) kėrcėnohej nga njė rrezik i madh nga mundėsia e manipulimit dhe e devijimit nga ana e aparatit propagandistik tė Umejadėve. Me fjalė tė tjera nėse ngjarja e Ashures do tė pėrfundonte vetėm me martirizimin e imam Huseinit (as), fitorja e Jezidit do tė ishte e sigurtė dhe nuk do tė ekzistonte mundėsia e njohjes sė aspiratave dhe idealeve tė kėsaj kryengritjeje tė madhe. Hazreti Zejnab (s) me largpamėsi dhe pėrgjegjėsi, vendosi tė pėrcjellė tek njerėzit mesazhet e rėndėsishme dhe historike tė lėvizjes sė imam Huseinit (as). Ajo e filloi menjėherė kėtė mision pasi u zu rob dhe duke parashtruar qėllimet e lėvizjes sė imam Huseinit (as), si dhe duke publikuar korrupsionin, devijimin dhe tiraninė e pushtetit Umejad, ngjalli tek shoqėria frymėn e zgjimit dhe frymėzoi protestat dhe kryengritjet kundėr Jezidit.


Grupi i robėrve drejtohej nėpėr rrugė dhe qytete dhe nė kėto kushte hazreti Zejnab (s) publikonte krimet e ushtarėve tė Jezidit dhe fliste nė mėnyrė aq emocionuese saqė shkaktonte lotėt dhe ndjenjat e pendimit dhe dėshpėrimit tek populli i Kufes. Kur banorėt e Kufes panė qė pasardhėsit e Profetit tė Zotit (savs) ishin robėruar, shpėrthyen nė lot, por hazreti Zejnab (s) filloi ti kritikonte ata duke thėnė: " Tani ėshtė shumė vonė pėr tė qarė". Kritikat e hazretit Zejnab (s) kumbuan nė veshin e popullit tė Kufes, duke u kujtuar banorėve tė kėtij qyteti mėkatin e madh dhe tė shėmtuar qė kishin bėrė. E vėrteta ėshtė se tradhtia e popullit tė Kufes ishte e pafalshme, sepse banorėt e Kufes braktisėn dhe lanė vetėm imam Huseinin (as) dhe 72 shokėt besnik pėrballė mijėra ushtarėve tė Jezidit. Ata e kishin ftuar imam Huseinin (as) por nga frika e braktisėn atė, nė mėnyrė qė tė jetonin disa ditė mė shumė tė dėshpėruar dhe tė turpėruar. Por fjalėt e hazretit Zejnab (s), i tronditėn banorėt e Kufes dhe ajo duke ju drejtuar atyre tha: " Ju keni arritur kulmin e turpit dhe skandalit dhe ky turp nuk do tė shlyhet kurrė prej jush. Si mund tė ēlirohen nga turpi pėr vrasjen e djalit tė Profetit tė Zotit (savs) dhe prijėsit tė rinisė nė Xhenet "? Hazreti Zejnab (s) nė vazhdim tė kritikave tė saj tha: " Jam e sigurt se Zoti nuk do t'iu falė juve veēse duke luftuar vrasėsit e Huseinit (as), apo tė zhdukeni vetė". Fjalimet madhėshtore tė hazretit Zejnab (s) dhe imam Sexhadit (as) nė lidhje me kryengritjen e Ashures, ndikuan aq shumė nė zemrat e njerėzve tė pikėlluar dhe tė dėshpėruar, saqė shumė shpejt u bė e qartė e vėrteta. Populli e kuptoi se imam Huseini (as) u ngrit pėr ringjalljen e Islamit, tė vlerave njerėzore, tė shpirtit tė lirisė dhe tė qėndresės ndaj shtypjes dhe tiranisė dhe njerėzit e kuptuan se imam Huseini (as) ishte fituesi i vėrtetė i betejės. Banorėt e Kufes u penduan qė nė kohėn kur imam Huseini (as) u martirizua dhe u organizuan pėr kryengritje nė shenjė hakmarrje pėr gjakun e imamit. Ata pėrgatitėn armė dhe ushtri qė nė histori njihet me emrin ushtria Toubein ( e tė penduarve). Ata kudo qė shkonin thėrrisnin: "Ku janė hakmarrėsit e gjakut tė Huseinit (as)". Kėtė herė populli i Kufes nuk u pėrgatit fshehurazi pėr luftė dhe nuk u tremb nga pushteti i Umejadėve. Sipas tregimeve historike tė penduarit blinin armė haptazi dhe thoshin: " Ne jemi ngritur pėr tu penduar dhe pėr tė marrė gjakun e djalit tė profetit tė Zotit".

Nuk kishin kaluar akoma 4 vjet nga martirizimi i imam Huseinit (as) dhe thirrjet pėr hakmarrje kishin tronditur tokėn nėn kėmbėt e Beni Umejadėve. Nė Kufe tė penduarit kishin veshur rrobat e luftės dhe ishin drejtuar drejtė varrit tė Huseinit (as), duke lexuar sėbashku kėtė ajet: " ...Pendohuni dhe kthehuni drejtė Krijuesit tuaj...". Ata kur arritėn tek varri i imam Huseinit (as) nė Qerbela, me sy tė pėrlotur dhe zemra plot dhimbje qėndruan atje njė natė dhe nė ditė, duke qarė nė shenjė pendimi dhe dėshpėrimi. Mė pas u kthyen dhe luftuan me trimėri kundėr mijėra ushtarėve tė ushtrisė sė Beni Umejadėve. Mė vonė u regjistruan kryengritje tė njėpasnjėshme, qė dėshmuan se lėvizja e imam Huseinit (as), ngjalli shpirtin e rezistencės dhe krenarisė, i cili vazhdon tė jetė mė i gjallė sa mė shumė qė kalon koha. Kjo ishte njė nga rezultatet e misionit tė rėndėsishėm tė hazretit Zejnab (s) dhe imam Sexhadit (as) pėr pėrhapjen e mesazhit tė drejtėsisė dhe pėr demaskimin e padrejtėsisė dhe tiranisė. Ata nė tubime tė ndryshme flisnin me popullin dhe demaskonin tradhtinė e pushtetarėve. Tashmė kanė kaluar shumė vite dhe tė gjithė janė dėshmitarė se pishtari qė u ndez nga imam Huseini (as), ndriēon pėrjetė historinė duke u dhėnė forcė dhe kuraje njerėzve qė aspirojnė pėr liri dhe drejtėsi. Kjo pėr faktin se lėvizja e imam Huseinit (as), nuk synonte poste dhe pasuri. Ai u ngrit pėr Islamin e vėrtetė dhe pėr mbrojtjen e dinjitetit njerėzor. Nė kryengritjen e tij u shpalosėn vlerat mė tė bukura shpirtėrore dhe morale. Imam Huseini (as), e kishte mėsuar se dinjiteti dhe nderi janė mė tė larta sesa njė jetė nė pėrulje dhe robėri dhe njerėzit nė ēdo epokė, janė tė obliguar tė kėrkojnė kėtė jetė me dinjitet, madje edhe nėse kjo gjė do tė kėrkonte sakrifikimin e tyre. U shprehim tė gjithėve ngushėllimet mė tė sinqerta me rastin e Arbaeinit tė prijėsit tė dėshmorėve imam Huseinit (as) dhe shokėve tė tij.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė