Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-12-11, 17:03   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imam Aliu a.s.

Fjalėt e Imam Aliut(a.s)

219. Ai qė tė nxit pėr tė ligė, tė ka bėrė pabesi.

220. Pėr besimtarin mysliman nuk ka gjė mė tė mirė sesa ajo, kur gjen tė vėrtetėn.

221. Njeriu duhet tė ketė pėr nder, kur ėshtė i ditur e i ndershėm, dhe jo pse ėshtė bir i akėcilit.

222. Nėse do ta mposhtėsh armikun, duro!

223. I fituar ėshtė ai qė shpėton nga ligėsia e vetvetes.

224. E vėrteta e shpėton njeriun.

225. Kuvendimi i vėrtetė e i sinqertė vjen nga besimi (imani).

226. Tė forcuarit e zemrės ėshtė pasojė e besimit tė saktė.

227. Puthja e djalit ėshtė mėshirė, puthja e gruas ėshtė dashuri e zjarrtė, puthja e nėnės dhe e babait ėshtė falje dhe puthja e vėllait vjen nga ndjeshmėria e zemrės.

228. Lakmia e vret tė zotin (vetveten).

229. Tė ndenjurit pranė tė ligėve ėshtė dėm i madh.

230. Njeriu e gjen nderin me pėrpjekje.

231. Rrushin hajeni kokrra-kokrra, sepse nė atė mėnyrė e shijoni dhe ju bėn mirė.

232. Pėr atė qė ka nakar, soset zjarri i nakarit.

233. Pėrfundimi i diturisė ėshtė arritja e urtėsisė.

234. Nga tė kėqijat e kėsaj jete ėshtė e mjaftueshme vetėm kjo gjė; qė s’je i pėrhershėm, por je i vdekshėm.

235. S’ka njeri tė mos ketė njė tė metė me vete dhe tė mos e shfaqė atė.

236. Mė duket mė lehtė tė ngarkohem me gurė tė mėdhenj nga mali, se sa tė mbetem nė barrė tė tjetrit. Tė tjerėt mė thonė: "ėshtė turp tė merresh me tregėti, sepse je mbret", ndėrsa unė u them atyre: "turp ėshtė tė lypurit".

237. Ē’do armiqėsi lind nga njė shkak, veē nakari (s’mira) s’ka ndonjė shkak.

238. Njė ditė, kur H. Aliu ishte nė mimber duke predikuar dhe dikush nga xhemati e pyeti pėr njė ēėshtje, ai u pėrgjigj: "Nuk e di"! Pas kėsaj, personi qė e pyeti mė parė, i tha Imam Aliut: "Ky vend, nė tė cilin predikohet, nuk ėshtė pėr tė paditurin", atėherė H. Aliu iu pėrgjigj kėshtu: "Ky vend ėshtė pėr atė qė disa gjėra i di dhe disa tė tjera nuk i di. Ndėrsa pėr atė qė di gjithēka dhe nuk ka gjė qė tė mos dijė, pėr tė s’ka vend tė caktuar".

239. Sado qė tė mundohet njeriu ta fsheh njė gjė, ajo do t’i kuptohet atij nga tradhėtia qė i bėjnė dridhjet e zėrit e tė marrurit e gojės dhe nga ndryshimi i mimikės sė fytyrės, kur tė flitet pėr atė problem.

240. Kush vėshtron turpet e botės dhe i quan tė liga, ndėrsa turpet e veta i sheh, por i konsideron tė mira, ai ėshtė mendjelehtė, kokėbosh.

241. Njė njeri qė ka kėto pesė gjėra, duhet tė jetė i lumtur: 1-Bashkėshorten ta ketė sipas kėrkesave tė tij; 2-Fėmijet t’i ketė tė mbarė; 3-Shokėt e tij tė jenė tė ndrojtur nga tė ligat; 4- Fqinjėt t’i ketė tė mirė; 5-Ushqimin ta ketė tė siguruar.
13
242. Ai qė rreh gjunjėt kur i ndodh ndonjė e keqe, e ka humbur shpėrblimin e Zotit.

243. Tė ndenjurit me tė ligjtė, ėshtė si tė hyrėt nė det.

244. Kuvendimi me tė mirėt ėshtė kėshtjellė e fjalės, domethėnė ruhet sekreti.

245. Njerėzit janė kundėr gjėrave qė s’i dinė.

246. Me pasuri i arrin shpresat njeriu.

247. Bamirėsia atje ku nuk duhet bėrė, quhet vepėr e ligė.

248. Ai qė jep dhuratė, por e pėrgojon atė, me tė pėrfolurėn e tij ia humbet shpėrblimin e dhurimit.

249. Si mjer i shėmtuari, qė ka edhe vese tė liga.

250. Njeriu mendjeshkurtėr edhe po tė hypė nė shkallė (poste) tė larta, rrokulliset shpejtė.

251. Njeriu mė mirė tė rrijė i vetmuar, sesa tė shoqėrohet me njerėz me vese tė liga.

252. Ai qė nuk tė bėn armiqėsi, tė do.

253. Ēdo foshnje qė lindet, vjen bashkė me rriskun (ushqimin) e vet.

254. E mira ėshtė larg kėshillės sė armikut.

255. Ai qė pėlqen vetveten, bije nė hund.

256. Tė ikėsh prej veseve tė vetvetes mė shumė sesa prej frikės sė luanit.

257. Nxirre nė shesh atė qė ke, qė tė dihet se kush je.

258. Kush s’ka burrėri, s’ka as besė.

259. As pėr mburrje mos puno, as sfidės mos iu tėrhiq.

260. Kur ke nevojė pėr tė pyetur dikė pėr diēka, mos pyet zemėrziun, sepse ai tė prapson nga e mira dhe tė tremb me varfėrinė; as frikacakun mos e pyet, sepse ai tė dobėson veprimtarinė tėnde; as lakmuesin mos e pyet, se ai tė fut nė lakmi duke tė bėrė kėshtu qė tė lėndosh edhe tė tjerė. Frikacaku dhe lakmuesi pėrmbajnė nė vetvete ligėsi dhe pėr Perėndinė.

261. I menēuri s’ka varfėri.

262. Gėnjeshtari s’ka nder.

263. Nakarmbajtėsi, smirėziu s’ka prehje e qetėsi nė zemėr.

264. Armikun e mikut tėnd mos e zėr mik.

265. Kamja vihet me mend.

266. Ē’ėshtė e shkruar do tė vijė nė kohėn e caktuar.

267. Mbartėsi i fjalėve pėr njė orė ban aq tė liga, sa qė dikush tjetėr s’i bėn dot pėr muaj tė tėrė.

268. Dhembshuria dhe mėshira pėr tė tjerėt tė shton jetėn.

269. Njeriu bėhet udhėheqės i kombit duke i bėrė mirė atij.

270. Siē e kėrkon ti ushqimin, edhe ai ashtu tė kėrkon ty.

271. Njeriu qė kėrkon dhe mbron tė drejtėn, arrin nė shkallėn (gradėn) e zotėrinjėve tė mėdhenj.

272. Kur i priten shpresat, njeriu bėhet i pakujdesshėm pėr vetveten, dorėzohet para vėshtirėsive.

273. Njeriu fatbardhėsohet, bėhet i lumtur kur futet nė mjedise njerėzish tė lumtur.

274. Kur vdes njė njeri i mirė, qajnė pėr tė dheu i vendit nė tė cilin falej, si dhe vendet ku ai bėnte punėt e mira, tė cilat janė ngritur nė qiej. E thėnė ndryshe, pėr njeriun e mirė qan toka dhe qielli.

275. Stolia e tė varfėrit ėshtė ndershmėria (tė ruajturtit nga tė ligat).
14
276. Kur vjen tė ftohtit, ruhu prej tij, por kur tė pėrballesh me tė, pėrshtatiu ambientit, sepse tė ftohtit i punon trupit tė njeriut atė qė u bėnė drurėve: nė fillim i than, pastaj u rrėzon gjethet.

277. Ai qė jep pa i kėrkuar, ėshtė zemėrbardhė; ndėrsa ai qė jep pasi t’i kėrkohet, kėtė nga turpi.

278. Mė i keqi i qyteteve ėshtė ai qė s’ka rregull, qetėsi e siguri pėr qytetarėt.

279. Qortoje tėt vėlla duke i bėrė mirė; dhe largoje tė ligėn e tij, gjithashtu, po me tė mirė.

280. Mė mirė tė kėnaqesh me njė minimum jetese, se sa tė notosh nė mirėqenie materiale, por me plot brenga shpirtėrore.

281. Kur’ani ju tregon se ē’ėshtė bėrė pėrpara jush, nė tė shkuarėn dhe se ē’do tė bėhet mė pas, nė tė ardhmen. Ai ėshtė gjyq qė sqaron mosmarrėveshjet ndėrmjet jush.

282. Zoti ėshtė jashtė ēdo pėrfytyrimi, qė mund t’i vijė ndėrmend njeriut.

283. Bėhu zemėrbardhė, por mos prish pa hesap (pa llogari), dhuro me shumicė, por jo sa tė bėhesh kėrmė.

284. Ka shumė tė menēur, sa s’ka mbi mendjen e tyre, por janė aq tė kėputur (tė varfėr) sa s’kanė bukė tė hanė; ka edhe shumė tė paditur, qė kanė aq, sa s’dinė ku t’i vėnė; kėshtu e ka krijuar Ai, Zoti i madh e i ditur.

285. Kėrkesat e tepėrta tė lėnė pa asgjė.

286. Njeriu ose di, ose mėson, ose dėgjon; nė mos qoftė kėshtu, atėherė ai ėshtė i trullosur.

287. E liga e ligė ėshtė, por mundimi i saj ėshtė mė i lig. Dhe e mira e mirė ėshtė, por shprehja e saj ėshtė ca mė e mirė.

288. Kjo jetė me atė jetė i ngjet lindjes me perėndimin, po t’i afrohesh njėrės, i largohesh tjetrės.

289. E pyetėn Aliun: "Sa e doje Muhammedin (pastė ndjesė e shpėtim pėr jetė!)"? Ai u pėrgjigj: "Bėj be pėr Zotin e vėrtetė se e donim mė tepėr se ēdo gjė nė jetė: mė tepėr se baballarėt, se nėnat, e bijtė dhe mė tepėr se ujin qė pimė, kur jemi tė zhuritur".

290. Njė njeriu iu ankua H.Aliut pėr njė person, i cili kishte thėnė: njė natė, nė gjumė kam parė njė ėndėr, nė tė cilėn u bėra pėr t’u larė me nėnėn time. Imam Aliu i dha kėtė zgjidhje: "Nxirre atė person nė diell dhe rrih hijen e tij!".

291. E pyetėn H.Aliun: "Sa mban qė nga ku lind e deri ku perėndon?" Pėrgjigjja e tij ishte: "Pas diellit mban njė ditė".

292. Njė nga bashkėpunėtorėt e pyeti H.Aliun: "Pėrse qe i turbulluar hylafeti yt dhe i Osmanit, ndėrsa hylafeti i Ebu Bekrit dhe i Omerit nuk qe kėshtu?" Kėsaj pyetjeje ai iu pėrgjigj kėshtu: "Ata patėn ndyhmės mua dhe Osmanin, kurse ne patėm ndyhmės ty dhe shokėt e tu".

293. Lyhuni me manushaqe, sepse ajo nė verė ju flladit, ndėrsa nė dimėr ju nxeh.

294. Mė tepėr ma do shpirti tė liroj njė rob, se sa tė mblidhem me disa nė njė vaktė bukė.

295. Mbani unazė me gurė akik, sepse sa tė keni atė, nuk ju gjen ngushtim nė zemėr.

296. Kush ngul kėmbė shumė, duhet dėbuar.
15
297. Leri mos i merr nėpėr gojė gratė se janė tė pabesa si era, edhe fjalėt e tyre njė janė: ta lėndojnė zemrėn, pastaj ta shėrojnė". Zemrat e tyre nga besa janė tė lara.

298. Kur i lutej Zoti, H.Aliu thoshte: "Mjaftė nder ėshtė pėr mua qė jam robi Yt, mjaftė pėrgėzim ėshtė pėr mua, kur tė kam Zot Ty!"

299. Prej dheu u krijove, edhe pėr sė shpejti nėn palė tė dheut do prehesh; lakmon tė rrosh e tė jeshė gjithė jetėn e jetės nė kėtė tė shkretė botė, por mos lakmo, se kėmbėn e ke mbi uzengji.

300. Fjala "Amin" ėshtė vula e Zotit pėr lutjen e robit.

301. Pėr burrat nuk shihet fisi, por vėshtrohet tė ketė edukatė, sjellje tė mira. Prandaj hap sytė e mėso dituri dhe diturinė zbukuroje me edukatė. Ai qė nuk e mėson besėn (fenė) e Muhammed Mustafait (s.a.s), gjithė jetėn mbetet nė paqartėsi tė mėdha.

302. Dita e djeshme shkoi, ja u gdhive pėrsėri. Tė ligėn e djeshme stolise me tė mirėn e sotme; dhe punėn e mirė tė sotme mos e lėr pėr nesėr, sepse mundet qė, kur tė vijė e nesėrmja, ty s’tė gjen; edhe dita e djeshme s’kthehet mė.

303. S’ka mė mirė se sa tė pyeturit, kėshillimi me tė tjerėt. S’ka mė keq se tė punuarit nė kokėn e vet (pa u kėshilluar me dikė).

304. Fjalėn e fshehtė, sekretin, vetėm tė ndershmit tregoja, sepse ai i vė kyēin asaj dhe ēelėsin e thyen.

305. H.Aliu, kur i lutej Zotit, thoshte: "O Zot! Ti je i madh, je durues, kurse unė jam fajtor, a s’mė duro! O Zot! Unė mendimim pėr ty e kam tė mirė. O Zot! Sipas mendimit qė kam, ashtu mė ki dhe ti mua!"

306. Largohu prej gėnjeshtarit, dhe pėrpiqu tė zėsh shok atė qė s’gėnjen.

307. O mėkatmadh mos e pre shpresėn, sepse Zoti ėshtė mė Mėshirėmadhi, por as mos shko i papėrgatitur, sepse udha ėshtė e frik.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė