Kryeministri Kosumi:Presidenti Rugova do tė mbetet figura mė e fuqishme politike dhe simbol i pavarėsisė sė Kosovės
Prishtinė, 21 janar - Lajmi pėr vdekjen e Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova ėshtė lajm i dhimbjes sė madhe pėr gjithė Kosovėn dhe qytetarėt e saj, - thuhet nė deklaratėn e Kryeministrit Bajram Kosomi.
"I shpreh ngushėllimet e mia mė te sinqerta familjes sė Presidentit Rugova dhe bashkėndjejė dhimbjen me te.
Unė besoj fuqishėm se familja e Presidentit Rugova do ta gjejė forcėn pėr tė tejkaluar dhimbjen e madhe pėr humbjen e njeriut mė tė dashur tė saj.
Vdekja e Presidentit ėshtė njė humbje e madhe pėr Kosovėn.
Shpreh ngushėllimet e mia mė tė sinqerta qytetarėve tė Kosovės dhe i ftoj qė tė gjithė tė marrin shembullin dhe idealin e Presidentit tonė nė angazhimet pėr pavarėsinė e Kosovės.
Presidenti Rugova me vizionin e tij pėr tė ardhmen e Kosovės ka qenė simbol i bashkimit dhe nė historinė e re do tė mbetet figura mė e fuqishme politike dhe simbol i pavarėsisė sė Kosovės.
Njeri i durimit dhe i forcės intelektuale, presidenti Ibrahim Rugova, ka trasuar rrugėn e tolerancės, dialogut, tė pėrkushtimit dhe mirėbesimit.
Edhe pėrtej kufijve tė Kosovės, kudo nėpėr botė Presidenti Rugova ka krijuar imazhin e njeriut tė pavarėsisė.
Nė kėto ēaste pikėllimi, Kosovės i duhet mė shumė se kurrė bashkimi dhe forca jonė pėr tė tejkaluar dhimbjen e madhe pėr humbjen e njeriut tė paqes dhe tė pavarėsisė.
Pjekuria dhe bashkimi jonė nė kėtė fazė tė rėndėsishme pėr Kosovėn duhet t'i shėrbejė ndėrtimit tė sė ardhmes sonė, themelet e sė cilės i ka vėnė Presidenti Rugova".
|