Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-03-14, 13:02   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Masakra e Tivarit

Masakra e Tivarit

Shtabi Operativ i “kosmetit” i urdhėruar nga SHS i UNĒJ-sė me qėllim tė shpėrbėrjes sė bėrthamės sė qėndresės shqiptare nė Kosovė,gjatė muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunė shqiptarėt pėr t“i dėrguar nė frontin e dytė tė ashtuquajtur tė”Adriatikut”-nė veriperėndim tė Jugosllavisė. Skenaristėt e Masakrės sė Tivarit, pėr dėrgimin e mobilizuesve shqiptarė nė pjesėt veriperėndimore tė Jugosllavisė,kishin zgjedhur rrugėn Prizren-Kukės-Shkodėr-Tivar-Dubrovnik-Rijekė.Pėr kėtė front mobilizuan shqiptarėt nga Vushtrria,Besiana(ish Podujeva),Prishtina,Kaēaniku,Ferizaji,Gjilani,Lipj ani,Shtimja,Thera- nda,Burimi,Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni... etj.

Sipas kujtimeve tė pleqėve qė pėrjetuan kėtė mobilizim tė dhunshėm...,tė mobilizuarit shqiptarė,fillimisht janė tubuar nėpėr qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj,tė organizuar nė njėsi ushtarake tė komanduara nga oficerė shqiptar kanė udhėtuar nė qendrėn e pėrgjithshme mobilizuese (kazermėn ushtarake)nė Prizren.Pas sistemimit,shqiptarėt e mobilizuar do tė ēarmatosen,me arsyetimin se armėt do t'i marrin nė Kroaci e Slloveni! Ēarmatosja atyre ju ka dhėnė njė sinjal tė keq dhe me tė drejt ka lindur dyshimi nė pėrgaditjen e ndonjė skenari shfarosės nė prapaskenė.Kjo psikoz u thellua edhe mė tepėr,atėherė kur u ēarmatosėn edhe oficerėt shqiptar dhe pėr pėrcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-tė serb 5 e njohur pėr terrorizimin e popullit shqiptar gjatė muajve tė kaluar.
Deportimi i shqiptarėve tė mobilizuar,nga kazermat e Prizrenit u bė nė tri eshalone:

1.Eshaloni i parė qė pėrbėhej nga 3.700 veta,u nis mė 24.03.1945 dhe pas 5-6 ditėsh arriti nė Tivar, ku iu dorėzua reparteve tė Divizionit tė IX-tė jugosllav.Gjatė rrugėtimit, derisa u dorėzuan nė vendin e caktuar,tė mobilizuarit u keqtrajtuan nė mėnyrė shtazarake nga kriminelėt serbo-malazezė. Tė mobilizuarit shqiptar nga Tivari do tė nisen pėr nė Istri,ku fillimisht disa ditė do tė ndalojnė pėr tė pushuar nė ujdhesėn Ēiovė afėr Trogirit.Dhe ato ditė gjatė kalimit me njė anije tė vjetėr,nga ujdhesa pėr nė Trogirė,u mbytėn rreth 65 veta,prej tė cilėve 29 qenė vetėm nga Kaēaniku.

2.Eshaloni i dytė i pėrbėrė nga 4.700 veta, u nis dy ditė mė vonė (mė 26 mars) nėn pėrcjelljen e forcave tė Brigadės XXVII dhe mė 30 mars nė Shkodėr iu dorėzua Brigadės X malazeze 6. Gjatė marshimit katėr ditor nė rrugėn Prizren-Zhur-Kukės-Puk-Shkodėr ,pėrkundėr lodhjeve e rraskapitjeve tė mėdha nga rruga e gjatė,tė mobilizuarit u maltretuan e u rrahėn dhe nė shumė vende shumė prej tyre u vranė...si,gjatė kohės sė pushimit, gjatė kalimit tė lumejve apo gjatė tentimit tė ndonjėrit prej tyre pėr ta shuar etjen, nė burimet e ujit.

Pas kėtyre peripetive nga Shkodra nėn pėrcjelljen e malazezėve - nė mesditėn e 1 prillit 1945 arritėn nė Tivar. Atė ditė tė kobshėm rrugėve tė qytetit shihej njė mobilizim i ushtarėve serbo-malazez,tė cilėt vėshtronin me pėrbuzje kolonėn e gjatė tė shqiptarėve. Kjo kolonė ėshtė ndaluar nė qendėr tė qytetit (me urdhėr) kinse pėr tė pushuar dhe ndėrkohė ndodhė njė eksces nė mes rojes dhe katėr shqiptarėve, tė cilėt u penguan qė tė pinė ujė nė njė krua aty afėr. Nga ky konflikt ushtarėt e urdhėruar derdhin njė breshėri plumbash nė trupat e shqiptarėve, me ē'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qėllim (pėr ta filluar komplotin e pėrgaditur) e shtyri masėn e shqiptarėve qė tė shtrihen pėr toke, ndėrkohė qė ajo hapsirė ishte vėnė nė shėnjestėr tė pushkėve dhe mitralozėve qė ishin vendosur nė ēdo qoshe tė rrugėve, dritare dhe terracė tė shtėpive e nė shkėmbijtė e kodrave pėrreth 7.Ø

Azem Hajdini njėri nga dėshmitarėt e mbetur gjallė nga Masakra e Tivarit, kėshtu e pėrkujton ngjarjen e krijuar pas ekscesit: "Me tė pėrfunduar tė kėtij akti mizor, meqė ne ishim nė kolonė pėr 4, nė gjatėsi prej 5-6 km, e ku mundėsia pėr njė shfarosje masive ishte mė e vogėl, na kanė urdhėruar tė ngritemi nė kėmbė dhe tė qėndrojmė nė vend me duar tė lidhura mbi kokė. Pas pak na kanė urdhėruar tė ecim drejt njė ndėrtese tė madhe 3 katshe,i ashtuquajtur “Monopol i duhanit”, me njė sipėrfaqe prej afro 300m2 dhe me oborr tė rrethuar. Ndėrtesa ishte e rrethuar nga tė 3 anėt me kodra shkėmbore, kurse oborri ishte i rrethuar me mure tė larta e me rrethoja tė hekurt... Nė tė hyrė tė oborrit - kujton A.Hajdini-ishin 10-15 ushtarė tė cilėt me shufra hekuri godisnin nė kokė, gjoks apo nė shpinė ēdo njėrin prej nesh... dhe nga kėto goditje mbetėn tė shtrirė pėr vdekje rreth 100-150 veta. "Pas futjes sė shqiptarėve brenda nė ndėrtesė (rreth 1000 veta)dhe brenda oborrit tė rrethuar me mure(2.200-2.500veta) dhe njė pjese tjetėr tė mbetur nė rrugė para oborrit,rreth orės 14.00, ata do tė sulmohen nga tė katėr anėt. Shtihej me te gjitha llojet e armėve tė zjarrit si:me pushkė automatike,mitralozė, mortaja dhe bomba dore, revole etj,kėshtuqė brenda njė ore, gjithė masa e grumbulluar nė ato hapsira nuk mbeti nė kėmbė. Me kėtė rast oborri dhe sheshi u shndėrrua nė lumė gjaku qė i ngjante njė kataklizme tė vėrtetė,ndėrsa ndėrtesa u shndėrrua nė gėrmadhė,me qindra kufoma shqiptarėsh brenda saj. Kėsaj masakre makabre arritėn t'i shpėtojnė kryesisht ata qė u gjendėn nė ndėrtesė dhe ndonjėri, qė kishte rėnė nė tokė para se tė filloj sulmi 8.Kufomat e shqiptarėve tė vrarė e tė masakruar mizorisht gjatė tėrė natės sė ½ prillit u bartėn me qerre dhe u hodhėn nė det pėr tu zhdukur nga vendi i krimit.Ø

Sipas burimeve arkivore rezulton se nė Tivar mė 1 prill 1945 u vranė e u masakruan rreth 1700 shqiptarė,ndonėse nga kujtimet e dėshmitarėve qė pėrjetuan kėtė masakėr del se ky numėr mund tė jetė shumė mė i madh...9

Kjo ngjarje tragjike pėr popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit tė atėhershėm, ishte e qartė se u pėrgadit nga kreu i udhėheqjes jugosllave edhe pse mė vonė Aleksandėr Rankoviēi me kompani, kėtė ngjarje do tė pėrpiqet ta cilėsoj si incident tė rėndė tė shkaktuar me fajin e vet shqiptarėve!!10
Dėrgimi i shqiptarėve pėr nė Frontin e Adriatikut nuk do tė ndalet edhe pas kėsaj masakre makabre.
3.Eshaloni i tretė, me 2700 veta, nga Prizreni u nis mė 27 mars 1945 nėn pėrcjelljen e Brigadės XXVII.Gjatė rrugėtimit tė gjatė e tė mundimshėm, pėr mungesa tė ushqimit e tė higjienės dhjetra shqiptarė u sėmunė nga tifoja dhe pėr pasojė disa prej tyre vdiēėn. Mė 1 prill gjatė kalimit tė lumit Buna,u pėrgadit njė incident me ē'rast u vranė disa prej tyre. Ndėrkaq nė mbrėmjen e 2 prillit ky grup arriti nė Tivar dhe iu dorėzua Divizionit tė IX-tė dalmatin.Nga Tivari me anije u transportuan nė Dubrovnik,ku u vendosėn nė disa objekte me destinime tė ndryshme,mirėpo njė grup prej 800 vetash qė ishin vendosur nė njė depo baroti,nė njė mėngjes u gjetėn tė ngulfatur nga njė lloj helmi dhe shumica prej tyre gjetėn vdekjen 11.Edhe gjatė muajit prill 1945 janė nisur tri eshalone per nė kėtė front.

Eshaloni i parė-me 1.506 veta,nga Prizreni pėr nė Tivar u nis mė 19 prill,i shoqėruar nga repartet e batalionit tė I-rė tė Brigadės XXVI dhe Kompanisė sė zbulimit tė Divizionit tė 46-t serb.2.Eshaloni i dytė-me 2.601 veta u nis mė 20 prill nėn mbikqyrjen e Brigadės XXV dhe tė kompanisė sė zbulimit tė Divizionit 46 serb.3.Ndėrkaq, mė 24 prill u nis eshaloni i tretė-me 1.216 veta,i pėrcjellur nga Brigada XXVI12.Nga kėto shifra rezulton se gjatė prillit,janė mobilizuar 5.323 shqiptarė,ndėrsa pushteti serb,evidenton vetėm 4.300 veta.

Tė gjitha kėto eshalone u dorėzuan nė repartet e Armatės sė IV-tė jugosllave dhe me anije u dėrguan nė shumė vija tė frontit nė Slloveni e Kroaci, prej nga qindra shqiptarė nuk do tė kthyen kurrė nė shtėpitė e tyre.

Gjatė muajve mars-prill 1945, pėrmes rrugės Prizren-Kukės-Shkodėr-Tivar (pėr nė Frontin e Adriatikut) janė deportuar 16.423 shqiptarė nga Kosova, kurse rreth 4.600 tė tjerė u dėrguan nga viset shqiptare tė Maqedonisė.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė