Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-12-13, 16:38   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

“Engjėjt janė larg” rrėfim pėr luftėn e Kosovės







Prishtinė, 28.12.2013

“Engjėjt janė larg” filmi mė i fundit i regjisorit Gjergj Xhuvani ka qenė dhe prodhimi kinematografik, i cili ka marrė shumė vėmendje gjatė kėsaj kohe. Filmi me regji dhe skenar tė Xhuvanit pėrqendrohet te drama kosovare, dhe kjo ka bėrė qė nė kastin e aktorėve tė pėrfshihen edhe artistė nga Kosova, por nuk mungojė edhe aktorė nga Italia. Nė rolet kryesore interpretojnė aktori italian Rinaldo Rocco dhe Teuta Krasniqi.

Producenti Dritan Huqi tregon se filmi edhe pse ka nė vėmendje luftėn e Kosovės, nė qendėr tė tij ka histori njerėzore, me dramėn e saj. “Historia njerėzore, pėrfshihet nė atmosferėn e luftės sė Kosovės, por nuk ėshtė vetėm ajo. E gjitha vjen nga historia e personazheve, nga fėmijėria e tyre, ėshtė njė film dramatik, ka situata tė vėshtira”, tregon mbi filmin producenti Dritan Huqi, duke shtuar se mė e rėndėsishmja e filmit, ėshtė fakti se filmi do tė shfaqė njė atmosferė tė luftės nga fytyra e fėmijėve. “Nė fund tė luftės tė gjitha personazhet dalin tė ndryshuar, sepse kanė pėrjetuar njė situatė tejet tė vėshtirė dhe kanė mbijetuar nė luftė”, shton mė tej producenti Dritan Huqi.

Filmi i cili ėshtė miratuar nga Qendra Kombėtare e Kinematografisė nė vitin 2010, pėrballė problemeve me buxhetin qė nuk kanė qenė tė pakta vetėm gjatė muajve tė fundit tė 2013 arriti tė niste xhirimet pėr tė qenė tashmė pranė fundit tė tyre. Xhirimet e kėtij filmi pėrfshijnė Gjakovėn nė Kosovėn, Bajram Currin dhe njė pjesė e tyre do tė jenė nė Itali. Tashmė xhirimet nė Kosovė kanė mbaruar dhe zgjatėn 4 javė, pėr tė vijuar mė pas dhe nė Bajram Curri dhe Itali pėr disa ditė. Edhe pse me jo pak vėshtirėsi, sipas producentit Dritan Huqi nė vjeshtė tė 2014 “Ėngjėjt janė larg” mund tė vijė premierė.

Historia e filmit “Ėngjėt janė larg” zhvillohet nė mars tė vitit 1999, Kosovė. Periudha e bombardimeve tė NATO-s, shpėrngulja masive me karakter etnik tė shqiptarėve. Terrori, frika, pasiguria, uria ka pllakosur qytetin e Gjakovės nė kufi me Shqipėrinė. Ngjarjet e filmit zhvillohen nė harkun e 70 ditėve tė bombardimeve. Kohėzgjatja e filmit do tė jetė 90 minuta. Filmi ėshtė co produksion shqiptaro-italian dhe nga Kosova. Xhirimet kanė nisur nė vjeshtėn e kėtij viti.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė