Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-06-08, 09:31   #70
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Cilat janė preferencat e shqiptaro-amerikanėve nė zgjedhjet presidenciale?



2008-a ėshtė njė vit i rėndėsishėm zgjedhjesh nė Shtetet e Bashkuara. Cilat janė preferencat e shqiptaro-amerikanėve nė kėto zgjedhje? Kolegu ynė Ilir Ikonomi ndodhet nw Nju Jork ku bisedoi me ish anėtarin e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė kongresit amerikan Xhozef Dioguardi dhe pėrgatiti kėtė reportazh.
Nga shtėpia e tij nė Osining, shpaloset pamja madhėshtore e lumit tė gjerė Hudson. Ish kongresmenin energjik tė Nju Jorkut, Joseph DioGuardi e gjen vazhdimisht duke folur nė telefon. Bashkėbiseduesit janė mė sė shumti personalitete tė rangjeve tė ndryshme, nga politikanėt lokalė e deri te anėtarė tė Kongresit amerikan.
Brenda nė shtėpi, njė mjedis i veēantė i kushtohet aktivitetit tė tij politik. Ish kongresmeni ka kujtime me tė gjithė presidentėt amerikanė tė 2-3 dekadave tė fundit, nga Ronald Regani e deri te Xhorxh ė. Bushi. Sonte, zoti DioGuardi shkon pėr tė ndihmuar njė mikun e tij republikan, Greg Ball, i cili pėrpiqet tė zgjidhet anėtar i Asamblesė sė shtetit Nju Jorkut. Si njėri prej sponsorizuesve tė kėtij aktiviteti, zoti DioGuardi ka ftuar aty edhe njė grup tė rinjsh, studentė shqiptarė qė banojnė nė zonėn veriore tė shtetit Nju Jork. "I kam ftuar qė ata tė mėsojnė se si funksionon procesi politik nė Amerikė. Pėr tė shkuar deri te zgjedhjet presidenciale, fillohet kėtu, me zgjedhjet lokale. Eshtė me rėndėsi qė tė rinjtė tė pėrgatiten sepse pėr fat tė keq, thotė zoti DioGuardi, sot pėr sot, nė Kongresin amerikan nuk ka asnjė shqiptar".
Nė aktivitet marrin pjesė rreth 200 tė ftuar. Republikanėt nė Amerikė ndodhen kėtė vit zgjedhjesh para njė sfide tė madhe. Pėrmes aktiviteteve si ky, ata do tė pėrpiqen tė bindin elektoratin se kandidati republikan Xhon Mekein ėshtė njeriu i duhur pėr nė Shtėpinė e Bardhė. "Unė kam qenė me senatorin Xhon Mekein qysh nė fillim. Mos harroni, kam qenė anėtar i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve dhe ai po ashtu. Ne i thėrrasim njėri-tjetrit me emėr. Ai ėshtė pėr ne njė mik i mirė. Ne nuk votojmė pėr zotin Mekein thjesht sepse ai i do shqiptarėt. Ai ėshtė njė hero amerikan, ka qenė rob lufte nė Vietnam pėr 6 vjet. Nuk ėshtė nga ata qė punon vetėm pėr partinė e tij. Nė disa cėshtje, ai ka dalė edhe kundėr republikanėve. Ai nuk kėrkon rritje taksash por pėrpiqet pėr njė ekonomi konkurruese nė botė. Ai ka thėnė se preferon mė mirė tė humbasė presidencėn se sa tė humbasė luftėn nė Irak. Unė jam dakord me tė dhe mendoj se edhe shumė shqiptarė janė dakord," thotė zoti DioGuardi.
Zoti DioGuardi thotė se nėse President zgjidhet senatori Barak Obama, ai do t'i kuptojė dhe mbėshtesė ēėshtjet e shqiptarėve. "Ne nuk kemi patur kohė ta pėrgatisim atė dhe ai nuk ka qenė aty kur ne kishim nevojė pėr tė pėr problemet me Milloshevicin sepse ai ėshtė njė senator i ri. Por si afrikano-amerikan, zoti Obama e di se cfarė ėshtė shtypja dhe jam i sigurt se pasi t'i njohė cėshtjet e shqiptarėve edhe ai do t'i mbėshtesė ato."
Zoti DioGuardi ka mobilizuar edhe biznesmenė shqiptarė qė tė kontribuojnė me para pėr kėtė aktivitet tė republikanėve. Zoti DioGuardi ėshtė ftuar tė flasė edhe nė njė aktivitet tjetėr.
Nė distriktin Rokland, republikanėt e zonės votojnė pėr drejtuesit e tyre tė rinj. Ish kongresmeni shpjegon se pėrse sipas tij, do tė ishte mirė pėr Amerikėn nėse senatori Mccain zgjidhet president. Jemi nė njė vit tė rėndėsishėm zgjedhjesh dhe atmosfera e tyre ndihet kudo. //rd//

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-06-08 nė 16:13
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė