Tema: Ervin Hatibi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-03-08, 21:56   #13
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Ervin Hatibi

GAY

E.Hatibi

Vite mė parė po bisedonim me ca studentė francezė pėr sensualizmin natyral tė mesdhetarėve, edhe pėr zakonet e ēlirėta tė tyre. Pėrvoja e lashtė thotė se ata janė babaxhanė, pėrqafohen e puthen me shoku-shokun, dhe ecin krah pėr krah. Francezėt buzėqeshėn, dhe thanė se tashmė nė Marsejė, ku ata jetonin, kjo klishe tashmė kishte hyrė nė muze. Marsejezėt ishin tė detyruar tė ecnin me distancė nga njėri-tjetri, si edhe tė ishin tė kujdesshėm nėse takoheshin edhe pas njė muaji pa u parė. Burrat nuk duhet tė tregonin afėrsi nė publik, pasi tė pranishmit, ende mesdhetarė, mund tė mendonin keq pėr ta: (homo?) Puna ėshtė se homoseksualėt, gjithnjė e mė krenarė pėr seksualitetin e tyre, janė krejt tė lirshėm, kurse tė tjerėt ndihen tė kontraktuar. Ekuilibri i dikurshėm ėshtė prishur.
Nė viset ende jo shumė mesdhetare tė Greqisė sė vjetėr, (Mesdheu u bė vetja fill pas protagonizmit semit) pederastia bėnte pjesė nė sistemin pedagogjik tė gjimnazeve tė Spartės. Bile dhe riti i burrėrimit tė adoleshentit, dhe hyrja e tij nė radhėt e luftėtarėve, konsideronte kėtė, qė ai bashkė me njė luftėtar mė tė moshuar duhet tė izoloheshin bashkė nė njė pyll pėr njė farė kohe, duke u marrė me gjah si edhe me mėsim-dhėnie e mėsim-nxėnie mbi aspekte tė jetės adulte. Nė vazhdėn e “hedhjes baltė mbi luftėrat-epope”, unė do tė denoncoj edhe ambiguitetin e luftės sė Trojės, si luftė edhe kundėr tė huajve, por edhe si luftė civile. Akili dhe Aga Memnoni siē dihet&duhet grindeshin pėr punė femrash, por edhe ushtarėt e thjeshtė, pėr vite tė gjatė me radhė duhet tė jenė kacafytur me njėri-tjetrin nėpėr tenda, pėr tė fituar favoret e bashkėluftėtareve mė tė rinj e mė tė bukur. Kėtė nuk e shpika nga koka me ndonjė qėllim tė posaēėm ndaj popullit vėlla grek: kėto gjėra i thonė pa u skuqur studimet historike.

Pėr hir tė historisė vjen edhe Mesjeta, me shkishėrimet, me inkuizicionin me akuzat pėr sodomi Leonardo da Vinēit bile edhe ndaj njė urdhėri tė tėrė murgjish (Templarėt). Pastaj duke shfryrė hyjnė nė histori makinat me avull, “Liri-Barazi- Vllazėrina”, Kapitali&Mbivlera, Verlaine& Rimbaud, Luftėn e Parė e tė Dytėn, Woodstock-un e Vietnamin, Murin e Berlinit dhe Olimpiadat Gay, pa harruar AIDS-in.
Pas kėtyre kapėrcimeve subjektive nė qytetėrimin perėndimor, arrijmė nė ditėt e sotme, ku tė flasėsh pėr homoseksualizmin nuk ėshtė e vėshtirė, nuk tė duhet ndonjė energji e posaēme prej eksploratori hamendės apo kontestues. Tanimė gjėrat janė ashiqare. Informacioni ėshtė i bollshėm, aq sa tė lejon tė nxjerrėsh pėrfundime pėr formėn publike qė ka marre fenomeni, bile jo kaq pak sa tė kufizohesh nė pėrshtypje indiferente. Kjo ėshtė diēka qė tė provokon disa sjellje tė posaēme.
Studime tė panumėrta psikologjike nuk kanė arritur dot tė gjejnė se ēfarė ėshtė ajo qė i pėrcakton drejtimet seksuale tek njeriu. Edhe njė bindje e vjetėr se devijimet homoseksuale shkaktohen nga mungesa e hormoneve gjinore, tashmė ka rezultuar si faktor anėsor. Eshtė pranuar si shpjegim, njė amalgamė hipotezash psiko-sociologjike pėrmbi fėmijėrira tė vėshtira, pėr identifikime me prindin e seksit tjetėr, etj., etj.. Por tashmė, njė gjė ėshtė fiksuar: Pėr homoseksualizmin nuk flitet mė si pėr njė sėmundje, po si njė dimension “tjetėr”. Prandaj edhe me sa duket, kjo pėrligjje duke i dhėnė tė drejtė qytetarie, ka ndihmuar nė ekspansionin gay.

Nė Lindje e nė Perėndim, pėrherė tė qenit gay ėshtė ballafaquar me pėrbuzjen dhe bojkotimin. Jeta e njė gay nė publik ka qenė njė alternativė e dyzimit. Sapo shoqėria e zbulonte “alienin”, niste procesi i diferencimit, persekucionit, pėrzenia nga puna dhe penalizimi. Mjafton tė kujtojmė gjyqet ndaj Oscar Ėilde, Paul Verlaine. Por nė vitet e dekadencės, midis dy luftrave, vihet re njė farė liberalizmi, nis hapja e lokaleve “vetėm pėr burra”, “vetėm pėr gra”, ku u prezantuan edhe travestitėt (burra tė veshur si gra, e anasjelltas) . Proces ky qė u ndėrpre nga ardhja nė fuqi e regjimeve fashiste autoritare, si edhe nga funebriteti i luftės sė Dytė.
Intoleranca pas luftės vazhdoi, por sidomos dalja nė skenė e sėmundjes AIDS, karakteristike pėr komunitetin gay (mashkullor) , bėri qė kėta tė organizoheshin nė shoqata e grupime, gjė qė ēoi nė konturimin e njė levizjeje tė pėrbotshme. Tashmė homoseksualėt duke mbajtur nė shpinė krahas akuzave pėr perversion edhe akuzat pėr bartės tė AIDS, u gjendėn edhe mė tė privuar nga tė drejtat pėr shkollim, punėsim e pėrgjegjėsi shoqėrore. Nisin demostratat, manifestet dhe format spektakolare tė protestės nga ana e elementėve gay nė fushėn e artit e tė modės. Njė lėvizje e vėrtetė pėr barazi dhe integrim. Gjithashtu edhe njė lėvizje pėr ta ēdemonzuar homoseksualizmin, pėr ta paraqitur si njė zgjedhje natyrale. Rezultatet e kėsaj faze tė levizjes, ia arritėn tė fashitnin pak urrejtjen patologjike tė njerėzve ndaj ketij fenomeni, dhe fundi i fundit t’u kujtonin se njė gay ėshtė njeri si tė tjerėt.
Por nga ana tjetėr lėvizja nė fjalė nuk kontribuoi vetėm nė normalizimin e marrėdhėnieve me shoqėrine. Duke shfrytėzuar zbutjen e opinionit ndaj tyre, gay-t@ i dhanė vetėmbrojtjes pėrmasat e njė ofensive pėr t’u pėrfaqėsuar nė tė gjitha planet e jetės shoqėrore e politike. Lėvizja gay evoluoi nga njė lėvizje integrimise nė njė lėvizje integraliste. Gay kėrkon tė celebrojė zyrtarisht martesa. Gay kėrkon tė celebrojė religjiozisht martesė e vet. Gay kėrkojnė tė adoptojė fėmijė e t’i edukojnė nėpėr familjet gay. Kur pinguinėt meshkuj tė kopėshtit zoologjik tė Berlinit, muaj mė parė, dhanė shenja tė ashpra homoerotike, dhe kujdestarėt vendosėn t’i “riprogramonin” duke i “detyruar” tė rrijnė me femra pinguine, protesta serioze nga komuniteti gay u mobilizuan pėr tė mbrojtur zgjedhjen e lirė tė shpendėve nė fjalė…. Mė e bukura ėshtė se shumė nga kėrkesat qė pėrmenda mė lart, tashmė tė shtypura me shkronja tė pastra nėpėr legjislacionet e shumė vendeve tė Europės, mund tė kthehen edhe nė klauzola pėr legjislacionin blegtoral. Pround to be gay, krenar qė jam gay - ėshtė njė parrullė e vjetėr e lėvizjes. Megjithėse nė botėn e artit, sportit, modės, tashmė edhe politikės ka mjaft gay, prapė sė prapė ėshtė parė e arsyeshme tė sajohen Olimpiadat Gay, Miss Gay, festivale Filmi Gay e sa e sa tė tjera grumbullime vetėm pėr ta. Liderėt e lėvizjeve gay, sa herė japin deklarata e intervista, pėrdorin termin “heteroseksual”, kur i referohen pjesės “tjetėr” tė botės jo-gay, duke u pėrpjekur tė thonė kėshtu mbase, se nuk ka asgjė tė keqe po tė jesh heteroseksual… Edhe heterot, njerėz janė… Paragjykimet kanė nisur edhe nė kampin gay, kurse nga ana tjetėr, njerėzit normalė, ndonėse jo mė me mendėsitė e njė dekade mė parė, kanė nisur tė pajisen me njė fobi tė re. Kur kanė bezdi njė homoseksual, mė tepėr bezdia lidhet me lėvizjen ku ai bėn pjesė se sa me vetė personin…
Me kėto ritme tė pėrparimit tė strukturės sė re mentale, lėshim pas lėshimi do tė vijė ajo ditė e mrekullueshme, kur njeriu do tė shkojė nė kishė a bashki pėr t’u martuar me atė qė i do zemra, p.sh. me makinėn e vet tė re, si tek ai rrėfimi i Kadaresė pėr atė francezin qė donte tė martohej me veturėn e tij “Lancia”. (Me ndonjė “Renault” mashkullor, kurrėn e kurrės, thoshte auto-ashiku i pirė, se ai nuk ishte “ashtu” …)(…ende jetonim nė vitet ‘80…)
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hasanmehmeti : 23-03-08 nė 21:57
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė