Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-09, 00:48   #62
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tefsir-(komentim suresh)

Sa i pėrket gradave dhe shpėrblimeve tė shehidit ato janė tė shumta e tė panumėrta. Me rėnien e pikės sė parė tė gjakut tė tij nė tokė, shehidit i falen tė gjitha mėkatet, e sheh vendin e tij nė xhenet, Allahu xh.sh. e mbron (fal) prej fitnes sė natės sė varrit, ka tė drejtė tė ndėrmjetėsojė (tė bėjė shefat) tek Allahu pėr 70 vetė prej familjes (farefisit) sė tij. Allahu xh.sh. ia vesh kurorėn e nderit tė zbukuruar me margaritarė, xhevahirė e gurė tė tjerė tė ēmueshėm…
“Ne do t’ju sprovojmė me diēka prej frikės, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fėmijėt), po ti jepju myzhde durimtarėve. Tė cilėt kur i godet ndonjė fatkeqėsi thonė: Ne jemi tė Allahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi”
Allahu xh.sh. e sprovon njeriun nė kėtė botė me lloj-lloj sprovash pėr ta testuar imanin dhe pėrkushtimin e robit tė vet. Njeriu nė momentet mė tė vėshtira e sheh veten se sa ėshtė afėr apo larg Zotit.
Nė kėtė arenė tė sfidave tė vėshtira tė jetės, shpirti njerėzor duhet tė mėsohet e tė adaptohet. Besimi i paluhatshėm nė Zotin pėrforcon shpirtin dhe zemrėn e besimtarit pėr tė pėrballuar tė gjitha sprovat pėr hir tė idealeve fisnike.
Nė momentet mė tė vėshtira neve nuk na mbetet ndihmės tjetėr pos Allahut. Allahut qė na krijoi dhe na sprovon por pėr kėtė edhe na shpėrblen me mirėsitė e Tij tė pakufishme. Ne tė tėrė jemi tė Zotit. E tėrė qenia dhe zemra jonė rrah vetėm pėr ta pėrfituar dashurinė e Tij. Vetėm tek Ai ėshtė kthimi, vetėm tek Ai ėshtė shpėrblimi. Fatkeqėsisht ka njerėz qė nė momentet vendimtare tė sprovave bien nga provimi i imanit. Shpirtngushtėsia e tyre i bėn ata qė ta humbin durimin e tė thonė: Pse mua mė ndodhi kjo gjė? Kjo gjendje mė nuk durohet! Nėse ka Zot pėrse nuk po na ndihmon !, etj., duke vėnė nė pikėpyetje edhe vetė imanin e tyre.
Por besimtari i vėrtetė e di mirė se tė gjitha kėto sprova tė rėnda janė nė tė mirė tė tij.
Nga kuptimet shumėdimensionale tė kėtij ajeti: “Ne do t’ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fėmijėt), po ti jepju myzhde durimtarėve “ shihet butėsia dhe mėshira e Allahut, sepse sprova e Tij ndaj nesh ėshtė nė diēka prej frikės, urisė, varfėrisė, humbjes sė familjes dhe tė atyre qė njeriu i konsideron fryte tė zemrės sė tij – fėmijėt.
Allahu xh.sh., nuk tha “… do t’ju sprovojė me frikė… por tha “me diēka prej frikės”, qė do tė thotė se frika dhe llahtaria e madhe do tė jetė vetėm pėr pabesimtarėt nė Ditėn e Gjykimit, atė ditė kur fytyrat e besimtarėve do tė shkėlqejnė nga nuri.
Pėr pjesėn e ajetit “...dhe nga frytet” mufessirėt janė tė mendimit se fjala ėshtė pėr vdekjen e fėmijėve tė vegjėl.
Nė lidhje me kėtė pjesė tė ajetit. Muhammedi a.s. ka thėnė:: “Kur robit i vdes ndonjė fėmijė, Allahu xh.sh. u thotė melaikeve – A ia morėt shpirtin fėmijės sė robit tim. Melaiket thonė po. Allahu prapė u thotė: Ia morėt shpirtin frytit tė zemrės sė tij? Melaiket thonė: po. Allahu xh.sh. thotė: Po ēka tha nė ato momente tė vėshtira robi im? Melaiket thonė: Tė shprehi falėnderime Ty dhe tha:”Ne jemi tė Allahut dhe vetėm tek Ai kthehemi” .Atėherė Allahu xh.sh. thotė: Robit tim ndėrtojani njė pallat nė xhenet dhe quajeni – shtėpia (pallati) e falėnderimit - hamdit”.
Fundja, pas ēdo sprovimi pason edhe shpėrblimi. Kėtė e pohon vetė Allahu xh.sh. kur thotė: “Jepju myzhde durimtarėve (Pėrgėzoi durimtarėt)”.
U cek mė herėt se prej virtyteve qė stolisin karakterin e ēelniktė tė muslimanėve ėshtė durimi nė vėshtirėsi, tė cilėt kur i godet ndonjė fatkeqėsi nuk e humbin shpresėn por kthehen e me durim tė plotė thonė: ”Ne jemi tė Allahut dhe vetėm tek Ai kthehemi”
Nė kėto momente shfaqet tėrė madhėshtia e besimit. Nė kėto momente besimtari e kuptuan drejt rolin dhe misionin e tij nė kėtė jetė. E kupton se ēdo gjė qė vjen prej Allahut ėshtė sprovė pėr tė. E kupton nė kėto ēaste ėmbėlsinė e imanit, durimit, qėndresės dhe pathyeshmėrisė. E kupton se kjo botė ėshtė kalimtare dhe se bota tjetėr do tė jetė vend-shpėrblimi i tij.
Pejgamberi a.s. ka thėnė:”O Zot mė shpėrble pėr durimin tim nė kėtė fatkeqėsi dhe ma zėvendėso kėtė (fatkeqėsi) me ndonjė tė mirė prej anės Sate”
Nė kėtė pėrditshmėri tonė tė zymtė ėshtė vėshtirė t’i bindėsh njerėzit se kjo botė ėshtė njė vend ku njeriu ballafaqohet me sfida tė ndryshme. Ndodh qė pasuria dhe kėnaqėsitė e kėsaj bote ta largojnė njeriun nga rruga e drejtė. Tė tillėt qė pasuria i ka mbėrthyer me kthetrat e saj mendojnė se nuk do tė vdesin kurrė, por kur u vie momenti i vdekjes, e kuptojnė se kjo botė ka qenė vetėm njė udhėtim dhe iluzion i shkurtėr.
Tė tillėt nuk kanė ē’tė presin ndonjė tė mirė a shpėrblim te Allahu.
Nė anėn tjetėr, ata qė e kuptuan drejt misionin e tyre nė kėtė botė dhe u pėrballojnė sprovave e vėshtirėsive, ata janė tė dashurit e Allahut:

“Tė tillėt janė qė te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė”.
Allahu xh.sh. e nderoi kėtė Ymmet me fenė islame. E zgjodhi prej tė tjerėve dhe ia besoi lartėsimin e fjalės sė Tij. E diti se kjo rrugė e vėshtirė deri nė dritėn e udhėzimit hyjnor kėrkon durim, sakrifica dhe vetėmohim. Kėrkon ballafaqim me sfida tė ndryshme si frikė, uri, varfėri, humbjen e mė tė dashurve, por ata qė i pėrballojnė tė gjitha kėto, pa u lėkundur asnjėherė nga qėndrimet e veta, vetėm ata janė tė denjė qė me duart e tyre ta bartin flamurin islam -”La ilahe il-lallah Muhammedun resulullah” . Vetėm tė tillėt do ta arsyetojnė epitetin e mbrojtėsve tė Islamit.
O Zot i Madhėrishėm! Na bėn edhe ne prej radhėve tė tyre. Na e dhuro mėshirėn dhe kėnaqėsinė Tėnde si nė kėtė botė ashtu edhe nė tjetrėn dhe na bėn ngadhėnjimtar ndaj armiqve tė fesė e tė kombit! Amin!

Literatura e konsultuar:
1. Fahru Rraziu - “Mefatihul Gajb”
2. Mahmud Hixhazi - “Tefsirul vadih”
3. Sejjid Kutb - “Fi dhilalil Kur’an”
4. Abdulhamid Kishku- “Fi rihabi et tefsiri”
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė