Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-12-08, 10:54   #7
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

RRUGA E LECITINĖS

Rruga e lecitinės (Figura 3) ėshtė shumė e ngjashme me rrugėn klasike. Kjo rrugė fillon pas lidhjes sė manozė-lecitinės (mannose binding lecitin-MBL) pėr sipėrfaqen e murit bakterial. Kjo lidhje realizohet pėrmes manozės e cila pėrmban polisaharide dhe nė momentin kur ndodh kjo lidhje do tė krijohen dy serinė proteaza, MASP1 dhe MASP2 (MBL-associated serine proteases). MASP1 dhe MASP2 luajnė rol tė ngjashėm sikurse fragmentet C1r dhe C1s tė rrugės klasike, gjegjėsisht MBL luanė rolin e fragmentit C1q tė rrugės klasike. Krijimi i kompleksit tremolekular MBL/MASP-1/MASP2, rezulton me aktivizimin e MASPs dhe mė tutje ndarjen e kompnentės C4 nė fragmented C4a dhe C4b. Fragmenti C4b lidhet pėr membranėn qelizore, ndėrsa fragmenti C4a do tė lirohet nė ambientin mikroqelizor. MASP e aktivizuar do tė veprojė gjithashtu nė komponentėn C2 duke e ndarė atė nė dy fragmente tjera - C2a dhe C2b. Nė vazhdim fragmenti C2a sė bashku me C4b lidhen pėr membranėn qelizore, ndėrsa C2b lirohet nė ambientin mikroqelizor. Rezultat i veprimi tė kompleksit C4bC2a ėshtė krijimi i C3 konvertazės. Ky kompleks vepron nė komponetėn C3 duke e ndarė atė ne dy fragmente C3a dhe C3b. Fragmenti C3b sė bashku me kompleksin C4bC2a do tė lidhet pėr membranėn qelizore, ndėrsa fragmenti C3a do tė lirohet nė ambientin mikroqelizor.

Aktiviteti biologjik dhe proteinat rregullatore tė rrugės sė lecitinės janė tėrėsisht tė ngjashme me ato tė rrugės klasike.

Rruga alternative fillon me aktivizimin e komponentės C3. Pėr t’u aktivizuar kjo rrugė janė tė nevojshėm faktori B, D dhe jonet e Mg++, tė cilėt normalisht ndodhen nė serum.

1.Skema e pėrgjithshme e formimit tė fragmentit C3b

Nė kushte normale nė serum nė menyrė spontane do tė hidrolizohet njė sasi fare e vogėl e komponetės C3 e cila rezulton me prodhimin e fragmentit C3i. Faktori B lidhet pėr fragmentin C3i dhe nė kėtė mėnyrė nxisin reaksionin e faktorit D, i cili mė pas vepron nė faktorin B duke krijuar nga ai fragmentin Bb. Kompleksi C3iBb vepron ngjashėm sikurse C3 konvertaza dhe mė pas ndan komponentėn C3 nė fragmentet C3a dhe C3b. Pas formimit tė fragmentit C3b, faktori B do tė lidhet pėr tė dhe ky kompleks mė pas mund tė zbėrthehet nga faktori D. Rezultat i veprimit tė kompleksit C3bBb ėshtė krijimi i C3 konvertazės e cila mė pas do tė vazhdon tė gjenerojė mė shumė fragmentin C3b. Nėse ky proces vazhdon pa u kontrolluar atėherė komponenta C3 e sistemit tė komplementit do tė harxhohet nė tėrėsi, prandaj prodhimi spontan i fragmentit C3b ėshtė i kontrolluar nė mėnyrė strikte.



2. Kontrollimi i skemės sė pėrgjithshme

Fragmenti C3b i prodhuar spontanisht lidhet pėr membranėn qelizore autologe dhe hyn nė interaksion me DAF (decay accelerating factor) dhe kėshtu do tė bllokohet lidhja e faktorit b me fragmentin C3b dhe rrjedhimisht edhe formimi i sasive te reja tė C3 konvertazės. Pėr mė shumė, DAF nxit zbėrthimin e fragmentit Bb nga komponenta tjetėr C3b, tė cilat kanė ndikuar nė formimin e C3 konvertazės dhe nė kėtė mėnyrė e ndalon krijimin e mėtutjeshėm tė C3b. Disa qeliza posedojnė receptorėt 1 pėr sistemin e komplementit (CR1). Lidhja e C3b me CR1 nxit zbėrthimin enzimatik tė fragmentit C3b pėrmes faktorit I. Lidhja e C3 konvertazės (C3bBb) pėr CR1 gjithashtu do tė ndikojė nė disocimin e fragmentit Bb nga kompleksi. Prandaj mund tė themi se ato qeliza tė cilat e posedojnė CR1 luajnė rol nė kontrollimin e skemės sė pėrgjithshme tė krijimit tė C3 konvertazės. Sė fundi, faktori H mund tė lidhet pėr fragmentin C3b i cili mund tė jetė i lirė apo i lidhur pėr qelize dhe kėshtu tė nxit zbėrthimin enzimatik tė fragmentit C3b pėrmes faktorit I. Nga ajo qė u tha mė sipėr mund tė konkludohet se kontrollimi i skemės sė pėrgjithshme tė krijimit tė C3 konvertazės mund tė bėhet pėrmes bllokimit tė krijimit tė C3 konvertazės, disocimit (zbėrthimit) tė C3 konvertazės ose pėrmes zbėrthimit enzimatik tė fragmentit C3b. Rėndėsia e kontrollimit tė kėsaj skeme mė sė miri ėshtė ilustruar te pacientėt me deficiencė gjenetike tė faktorit H apo I. Te kėta pacientė, deficienca e komponentės C3 pėrcillet me mundėsi tė rritura pėr infeksione tė ndryshme.

3. Stabilizimi i C konvertazės pėrmes aktivatorit sipėrfaqėsor

Nė momentin kur komponenta C3b do tė lidhet pėr aktivatorin pėrgjegjės tė rrugės alternative, njėkohėsisht do tė lidhet edhe pėr faktorin B, i cili nė mėnyrė enzimatike ėshtė i lidhur edhe me faktorin D dhe e gjithė kjo lidhje rezulton me formimin e C3 konvertazės (C3bBb).

Komponenta C3b ėshtė mjaft rezistente ndaj zbėrthimit nga faktori I, prandaj C3 konvertaza nuk zbėrthehet menjėherė dhe kėsaj i kontribon edhe stabilizimi nga aktivatori sipėrfaqėsor. Stabilizimit tė kompleksit i ndihmon edhe lidhja me C3bBb pėrmes properdinės. Aktivatorėt e rrugės alternative janė komponente sipėrfaqėsore tė agjensėve patogjenė, siē janė: LPS e bakterieve Gram negative, murit bakterial tė disa baktereve tjera dhe kėrpudhave. Lidhja e C3b pėr aktivatorin sipėrfaqėsor, ndikon qė C3 konvertaza e formuar tė stabilizohet dhe tė vazhdoj krijimi i sasive tė reja tė komponentės C3a dhe C3b, pėrmesė zbėrthimit tė komponetės C3.

4.Gjenerimi i C5 konvertazės

Njė pjesė e komponentės C3b e cila gjenerohet nga ndėrlidhja dhe stabilizimi i C3 konvertazės me aktivatorin sipėrfaqėsor, lidhet me kompleksin C3bBb dhe formon njė kompleks tė ri C3bBbC3b. Ky kompleks i ri paraqet C5 konvertazėn e rrugės alternative. Gjenerimi (krijimi) i C5 konvertazės paraqet edhe fundin e rrugės alternative. Rruga alternative mund tė aktivizohet nga njė numėr i madh i baktereve Gram-negative (mė tė shpeshtat: Neisseria meningitidis and Neisseria gonorrhoea), disa bakterie Gram-pozitive, njė numėr i caktuar virusėsh dhe parazitėsh dhe kjo rezulton me lizėn e kėtyre organizmave (mikroorganizmave). Prandaj, rruga e aktivizimit tė komplementit ofron njė mundėsi tjetėr pėr mbrojtjen e organizmit nga lloje tė ndryshme tė mikroorganizmave patogjen, para se tė fillojė veprimi i antitrupave. Deficienca e komponentės C3 rezulton me rritjen e ndjeshmėrisė ndaj mikroorganizmave tė lartpėrmendur. Rruga alternative e aktivizimit tė komplementit mund tė konsiderohet si rrugė mė primitive derisa rruga klasike dhe ajo e lecitės me gjasė kanė prejardhje nga kjo rrugė.


Duhet tė kujtojmė se rruga alternative paraqet vijėn e parė tė mbrojtjes ndaj agjensėve infeksiozė dhe njėherit mėnyrėn jospecifike tė rezistencės dhe mbrojtės nga infeksioni duke pėrjashtuar participimin e antitrupave.

Shumė baktere Gram-negative dhe disa Gram-pozitive, shumė virusė, parazitė dhe eritrocite heterologe agregojnė imunoglobulinat (veēanėrisht IgA) dhe disa proteina tė tjera (p.sh. proteazat, produktet e rrugės sė koagulimit) dhe nė kėtė mėnyrė mund tė aktivizojnė rrugėn alternative. Proteina, cobra venom factor (CVF) ėshtė studiuar veēanėrisht nė kuptimin e aktivizimit tė rrugės alternative.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė