Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-11-07, 23:34   #4
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Behxhet Pacolli sfidon skenėn politike Kosovare

marr nga gazeta " SOT "


Andi Bushati i shėrben Behgjet Pacollit pėr skenarin ruso-serb tė Ēeēenizimit tė Kosovės


Nga Kastriot Myftaraj







Ditėn e hėnė, mė 12 nėntor 2007, emisioni «Zonė e Ndaluar» i Andi Bushatit nė Tv Klan iu dedikua Behgjet Pacollit dhe nismės sė tij politike nė Kosovė.Ajo qė tė bėnte pėrshtypje nė emisionin e Bushatit ishte se, drejtuesi i emisionit nuk ishte kufizuar qė tė jepte opinionin e Pacollit dhe atė tė kundėrshtarėve tė tij. Nė intervalet mes pėrcjelljes sė deklaratave tė Pacollit dhe atyre tė kundėrshtarėve tė tij, bėheshin komente nė favor tė Pacollit dhe kundėr rivalėve tė tij, nga njė zė qė pėrcillte pamjet e veprimtarisė sė Pacollit dhe qė ishte zėri i njė njeriu, i cili i pėrkiste stafit tė emisionit. Kėshtu, nė fillim tė emisionit u bė komenti nga zėri i njeriut tė stafit tė emisionit se deri mė sot partitė ekzistuese nė Kosovė i kanė ushqyer shqiptarėt e Kosovės me lugėn bosh tė premtimeve pėr pavarėsinė, ndėrsa Behgjet Pacolli me partinė e tij tė re u ofron projekte pėr punėsim, mirėqenie, zhvillim. Ndėrsa nė pėrfundim tė emisionit, po ky zė i stafit tė emisionit, tha se shqiptarėt e Kosovės tashmė e kanė kuptuar se ka ikur koha e politikės folklorike tė premtimeve pėr pavarėsinė dhe se ka ardhur koha e politikės qė krijon projekte tė prekshme pėr tė ardhmen qė kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin e jetės sė tyre, me punėsimin, mirėqenien etj. Me kėtė mėnyrė tė shprehuri Andi Bushati dhe Tv Klan u bėnė pjesė e makinės propagandistike tė Pacollit tė ngritur me rastin e zgjedhjeve tė kėsaj jave nė Kosovė. Alternativa e Pacollit ėshtė nė pajtim me qėllimin e Rusisė dhe tė Serbisė pėr shtyrjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės pėr njė afat tė pacaktuar. Ky qėndrim i Rusisė dhe Serbisė ka gjetur mbėshtetje dhe nė kancelaritė e disa vendeve europiane dhe nė nivelet e larta tė burokracisė komunitare nė Bruksel, me planin pėr qė ēėshtja e statusit tė Kosovės tė shtyhet, duke u dhėnė nė shkėmbim shqiptarėve tė Kosovės njė plan ekonomik disavjeēar pėr zhvillimin e Kosovės, qė shkon deri nė njė shumė prej 20 bilionė (disa thonė dollarė e disa thonė euro). Problemi me kėtė propozim ėshtė se veprimtaria e ndėrkombėtarėve gjatė kėtyre tetė viteve tė administrimit tė Kosovės prej tyre, u jep tė drejtė shqiptarėve tė Kosovės qė tė jenė shumė skeptikė ndaj suksesit tė njė nisme tė tillė, edhe sikur tė investohet njė shumė e tillė. Gjatė kėtyre tetė viteve qė Kosova ėshtė nėn administrimin ndėrkombėtar, atje janė investuar jo pak para nga ndėrkombėtarėt, por megjithatė banorėt e Kosovės, shumė pak tė mira kanė parė prej tyre nė realitetin kosovar. Njė pjesė e mirė e kėtyre parave janė shpenzuar pėr mbajtjen e burokracisė ndėrkombėtare me rroga dhe benefice tė tjera tė larta, ose janė tretur nga burokratėt ndėrkombėtarė qė vijnė e ikin njėri pas tjetrit dhe qė kanė abuzuar shumė me kėto para. Kėto i kanė deklaruar vetė ndėrkombėtarėt, dhe ajo qė ata kanė thėnė dhe denoncuar ėshtė vetėm pjesa e dukshme e ajsbergut. Nėse do tė fillojė tė zbatohet projekti i zhvillimit tė Kosovės, qoftė edhe me 20 miliardė dollarė apo euro, duke iu lėnė zbatimi i kėtij projekti burokracisė ndėrkombėtare, qoftė ajo e Brukselit, atėherė me siguri qė kėto para do tė treten dhe shqiptarėt e Kosovės pėrsėri nuk do tė shikojnė ndonjė rezultat kushedi se ēfarė prej tyre kur projekti tė ketė mbaruar. Burokracia e Bashkimit Europian nė disa aspekte ėshtė dhe mė e keqe se ajo e OKB, e cila ka fituar njė emėr tė keq qė nė kohėn e fillimit tė shkolonizimit tė Afrikės, nė vitet pesėdhjetė. Burokracinė europiane e njohim mirė ne shqiptarėt e kėtej kufirit dhe epitomė e abuzimit cinik tė saj ėshtė afera korruptive e para pak kohėsh e marrjes me qira tė selisė sė ambasadės sė Bashkimit Europian nė Tiranė, pėr tė cilėn u arrestuan disa burokratė nė Bruksel dhe me ē’rast ambasadori i Bashkimit Europian nė Shqipėri u tha mediave se ai nuk mund tė jepte tė dhėna pėr kontratėn e qerasė, as pėr shumėn e qerasė dhe as se kush qe qiradhėnėsi. Por, ky diplomat ka detyrim ta bėjė kėtė gjė se paratė e harxhuara pėr kėtė gjė i llogariten Shqipėrisė si asistencė teknike dhe shėnohen nė fondin e ndihmės sė Brukselit pėr Shqipėrinė. Deri mė tash, tė vetmit precedentė kur ka funksionuar njė projekt ndėrkombėtar ndihme ekonomike pėr njė vend, janė ato kur partner vendor ka qenė njė qeveri e pėrgjegjshme dhe me kompetenca tė plota, siē ka ndodhur me Planin «Marshall», apo me financimet nė shuma tepėr tė mėdha Bashkimit Europian pėr Greqinė, para dhe pasi kjo tė bėhej anėtare e BE, dhe qė vazhdojnė edhe sot.

Nė vende pa traditė tė demokracisė dhe shtetit ligjor, qė tė minimizohen abuzimet e vendorėve, partnerėt ndėrkombėtarė kanė parapėlqyer njė pushtet vendor autoritarist, me shtetarė vendorė sa mė tepėr puritanė qė tė jetė e mundur, siē kanė bėrė SHBA nė Kilin e Pinoēetit, Korenė e Jugut, Izrael apo nė Turqi.

Prandaj shqiptarėt e Kosovės nuk kanė pse ta marrin me entuziazėm alternativėn qė u ofrohet, pasi me tė duan t’i venė nė pozitėn e magjarit qė i venė para syve karotėn nė majėn e shkopit, karotė tė cilėn ai nuk e arrin kurrė ta shijojė. Qė shqiptarėt e Kosovės ta pranojnė kėtė projekt do tė thotė qė tė pranojnė mitė pėr tė shitur ardhmėrinė e Kosovės nė dėm tė brezave tė ardhshėm.

Nė rast se shqiptarėt e Kosovės heqin dorė tash nga definimi i statusit tė tyre, ata do tė hyjnė nė njė rrugė pa krye, qė do tė ketė pėrfundim tragjik.

Zhvillimi ekonomik i Kosovės dhe mirėqenia do tė vijė vetėm pasi tė jetė definuar statusi i saj, pėr tė cilin aspirohet pavarėsia, por qė unė besoj se edhe shpallja e saj nuk ėshtė gjė tjetėr veē hap kah bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė e 1913-s, si pjesė e proceseve gjeopolitike nė rajon.

Pavarėsia, pavarėsisht se ēka thuhet, edhe pėr shkak tė determinizmit gjeopolitik, nuk ėshtė qėllimi, por mjeti.

Por ky proces sa i pėrket Kosovės do tė frenohet nėse abandonohet aspirata pėr pavarėsi, pėr hir tė iluzioneve.

Misioni i Behgjet Pacollit nė Kosovė ėshtė qė tė bėjė diversion duke e ēarė bllokun monolit tė opinionit publik dhe politikės shqiptare tė Kosovės, se definimi i statusit me pavarėsinė si solucion i vetėm, ėshtė parakushti pėr ēdo projekt pėr ardhmėrinė e Kosovės.
Pacolli me angazhimin e vet politik synon qė ta polarizojė opinionin publik dhe politikėn shqiptare tė Kosovės, duke krijuar njė pol tė ri, qė mbėshtet alternativėn e margjinalizimit tė ēėshtjes sė statusit, gjegjėsisht tė pavarėsisė, duke i dhėnė prioritet alternativės iluzore tė zhvillimit ekonomik. Behgjet Pacolli, qė paraqitet si njeriu qė do tė bėjė mrekullinė ekonomike nė Kosovė, ėshtė nė fakt njė mitėdhėnės rus dhe serb nė Kosovė, qė kėrkon t’u paguajė gjoba brezave tė tashėm tė Kosovės, qė, pėr shkak tė varfėrisė dhe dėshpėrimit tė tyre, ta shesin Kosovėn pėr pėrfitimin e tyre tė supozuar afatshkurtėr, nė dėm tė brezave tė ardhshėm. Pra, Pacolli kėrkon tė bėjė njė korruptim kolektiv tė shqiptarėve tė Kosovės. Pacolli rren kur thotė se ai nuk ka hyrė nė politikė pėr t’u korruptuar, se ai ėshtė i pasur me 300 milionė euro dhe se nuk ka nevojė pėr tė fituar pare me anė tė politikės. Por nė rast se do tė zbatohet projekti i zhvillimit ekonomik tė Kosovės prej 20 miliardė eurosh apo dollarėsh, nė linjė me tė cilin ėshtė praktikisht alternativa e Pacollit, atėherė, Pacolli, duke pasur dhe pushtet politik, sigurisht qė do t’i ketė duart nė kėtė «qyp mjalti» qė do t’i jepet Kosovės dhe sė pakut do t’i «lėpijė» me disa qindra milionė euro, me anė tė kompanive tė kontrolluara prej tij qė do tė marrin porosi pėr ndėrtime publike. Pacolli, me veprimtarinė e vet nė Rusi, dhe nė republikat e tjera ish-sovjetike, ka treguar se ėshtė i aftė ose mė saktė ka kėshilltarė tė aftė, pėr tė ndėrtuar skema tė biznesit, sipas tė cilave njė politikan biznesmen i ka duart njėkohėsisht jashtė dhe brenda. Dhe Pacolli vėrtet nuk i fut duart pėr shumat maksimale qė i futin politikanėt e tashėm, ai as nuk i fut duart as pėr qindra mijė euro, as pėr disa milionė euro, por ai i fut duart pėr qindra milion euro. Kėshtu qė nga Behgjet Pacolli, edhe sikur tė bėhet kryetar i Kosovės shqiptarėt e Kosovės nuk do tė shohin ndonjė gjė tė mirė nga ato qė u premton kėnga e fushatės sė tij, tekstin e sė cilės kėngė, nė mėnyrė sa ironike aq edhe kuptimplote e ka bėrė satiriku i njohur nga Tirana, ish-vartės i Pacollit tek Mabetex nė Zvicėr. Misioni i Pacollit nė Kosovė ėshtė tė zbatojė skenarin ruso-serb pėr ēeēenizimin e shqiptarėve tė Kosovės, sipas modelit qė pėrdorėn rusėt nė Ēeēeni. Me ēeēenizim tė konfliktit ruso-ēeēen Moska kuptonte atė qė konflikti tė projektohej tek kundėrshtari pra tek ēeēenėt, si konflikt ndėrmjet vetė ēeēenėve, ku njėra palė ishte pro pavarėsisė, ndėrsa pala tjetėr ishte kundėr dhe kjo palė e fundit mbėshtetej nga Rusia. Kėshtu do tė neutralizohej problemi ēeēen pėr Rusinė, me anė tė vetė ēeēenėve, ēka deri nė njė masė ndodhi dhe e ndihmoi Rusinė qė ta zgjidhte ēėshtjen ēeēene sipas konveniencės sė vet. Duke krijuar Pacolli njė pol shqiptar nė Kosovė kundėr pavarėsisė, krijon premisat qė shėrbimet sekrete ruse dhe serbe tė kalojnė nė fazėn tjetėr tė ēeēenizimit, duke zbatuar skema qė do ta shkallėzojnė konfliktin mes dy palėve shqiptare deri nė dhunė masive, duke u arritur deri tek lufta civile ndėrshqiptare nė Kosovė.
.
.
.
.

legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė