Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:00   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Lindja dhe jeta para profetėsisė

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) lindi te njerėzit e fisit Beni Hashim nė Mekė. Ishte mėngjesi i ditės sė hėnė, dita e nėntė (thuhet edhe dita e dymbėdhjetė) e muajit Rabiul Euel, nė vitin e ngjarjes sė Elefantit. Data 9 ėshtė mė e saktė, ndėrsa data 12 ėshtė mė e dėgjuar. Data e dytė bie mė 22 prill tė vitit 571, tė erės sonė. Qe Shifaja, bija e Amrit, e ėma e Abdurr Rrahman ibn Aufit, ajo qė e priti foshnjėn. Kur e lindi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli prej sė ėmės njė dritė, prej sė cilės shndritėn edhe pallatet e Shamit. Pastaj i dėrguan fjalė gjyshit tė Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), Abdul Muttalibit pėr t’i dhėnė sihariqin e lindjes sė Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Abdul Muttalibi erdhi menjėherė shumė i gėzuar, e mori foshnjėn, e futi nė Qabe, e falenderoi Allahun, i bėri lutje Atij dhe ia vuri foshnjės emrin Muhamed (i Falenderuar), sepse shpresonte qė tė falenderohej. Pastaj theri kurban pėr lindjen e tij dhe nė ditėn e shtatė tė lindjes e bėri synet dhe sipas zakonit tė arabėve, shtroi njė darkė pėr tė. Qumėshti i gjirit
E para grua qė i ka dhėnė gji Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pas nėnės sė tij, ėshtė Thuvejbja, robėresha e Ebu Lehebit, e cila kishte ende qumėsht. Asaj i pati lindur njė djalė, Masruhi. Thuvejbja i kishte dhėnė gji mė parė edhe Hamzait, birit tė Abdul Muttalibit dhe mė pas Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Selemit, birit tė Adil El Mahzumiut. Pra, kėta tė tre (Hamzai, Muhamedi, dhe Selemiu) ishin vėllezėr qumėshti, sepse kishin pirė qumėsht nga e njėjta grua. Kur mori vesh pėr lindjen e Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Ebu Lehebi u gėzua shumė dhe e liroi robėreshėn e vet. Mirėpo, kur Muhamedi filloi t’i ftonte njerėzit pėr nė Islam, Ebu Lehebi u bė nga armiqtė e tij mė tė egėr. Muhamedi nė fisin Benu Sa’ad Arabėt e kishin traditė qė pėr fėmijėt e porsalindur tė kėrkonin gjidhėnėse nė zonat malore. Ata vepronin kėshtu pėr t’i larguar foshnjat nga sėmundjet e qyteteve, pėr t’i forcuar fizikisht dhe pėr t’ua mėsuar gjuhėn arabe nė djep tė pastėr. Allahu kishte vendosur qė disa gra nga fisi Beni Sa’ad bin Bekr Hauazin, tė vinin pėr tė kėrkuar foshnje gjiri. Tė gjithave ia paraqitėn profetin Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), por ata nuk pranuan ta merrnin, sepse ishte jetim. Njėra nga gratė, qė kėrkonte fėmijė pėr t’i dhėnė gji, meqėnėse nuk gjeti tė tjerė, mori Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ajo ishte Halimja, bija e Ebu Dhuejbit. Ajo pati aq mirėsi prej tij, sa e patėn zili tė tjerėt. Emri i vėrtetė i Ebu Dhuejbit, babait tė Halimes, ishte Abdullah ibn el Harith. Emri i tė shoqit ishte Harith, biri i Abdul Uzzas. Kurse fėmijėt e Harith ibn Abdul Uzzas dhe vėllezėrit e qumėshtit tė Profetit Muhamed ishin: Abdullahu, Unejsja dhe Xheddameja, e cila quhej edhe Shimae, por mė shumė njihej me mbiemrin se sa me emrin. Ajo kujdesej pėr tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Begatitė nė shtėpinė ku i jepej gji Gjatė kohės qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi nė atė shtėpi, erdhėn shumė mirėsi pėr njerėzit e asaj shtėpie. Kur Halimja erdhi nė Mekė, ishte kohė thatėsire. Ajo kishte njė gomaricė, e cila ecte shumė ngadalė, sepse ishte shumė e dobėt dhe e rraskapitur. Kishte edhe njė deve, qė nuk i jepte asnjė pikė qumėsht. Halimja kishte edhe njė djalė tė vogėl, i cili tėrė natėn nuk i pushonte sė qari e sė bėrtituri, sepse kishte uri e nuk i linte prindėt tė flinin. Kur erdhi Halimja me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e vuri nė prehėr, i erdhi gjiri e iu shtua qumėshti; foshnja piu dhe u ngop. Piu edhe djali i saj i vogėl, derisa u ngop dhe fjetėn gjumė. I shoqi shkoi te deveja dhe pa se ajo kishte tėrė atė qumėsht. E moli, pinė tė dy sa u ngopėn, fjetėn dhe kaluan njė natė shumė tė mirė. Halimja me tė shoqin dolėn pėr tė shkuar te stepat e Beni Sa’adit. Ajo i hipi gomaricės e mori me vete edhe Profetin. Gomarica ecte aq shpejt, sa ia kaloi varganit dhe asnjė nga gomerėt nuk mund ta arrinte dot. Halimja me tė shoqin arritėn nė vendin ku banonte fisi Beni Sa’ad, njė nga vendet mė tė thata. Pėr habi, panė se delet e tyre vinin nė mbrėmje tė ngopura, me gjinj plot qumėsht. I milnin delet dhe pinin qumėsht me bollėk, nė njė kohė kur bagėtitė e tė tjerėve nuk jepnin asnjė pikė qumėsht. Kėshtu, Halimja me tė shoqin panė shumė mirėsi prej Allahut gjatė kohės qė Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi tek ata. Pasi u plotėsuan dy vjet, Halimja ia ndėrpreu gjirin. Tashmė ai ishte zhvilluar dhe forcuar fizikisht. Qėndrimi nė fisin Beni Sa’ad Halimja shkonte te nėna e Muhamedit dhe familja e tij nė ēdo gjashtė muaj. Pastaj kthehej me tė tek fshati i saj, nė Benu Sa’ad. Pasi e plotėsoi afatin e dhėnies gji dhe ia ndėrpreu atė, erdhi bashkė me Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) edhe nėna e tij, Eminia dhe u pėrpoq qė ta mbante pėrsėri foshnjėn, sepse kishte parė shumė begati e mirėsi. Iu lut sė ėmės qė ta linte edhe ca kohė tek ajo. Halimja i tha Emines: “Meqėnėse nė Mekė ka rėnė sėmundja e kolerės, kam frikė se mos sėmuret po ta lė Muhamedin kėtu nė Mekė. Prandaj, ma jep ta mbaj edhe ca kohė.” Eminia pranoi. Kėshtu, Halimja u kthye e gėzuar nė shtėpinė e saj bashkė me Muhamedin. Ai qėndroi tek ajo edhe dy vjet tė tjera. Pastaj, ndodhi njė ngjarje e jashtėzakonshme, e habitshme. Halimja dhe i shoqi i saj patėn frikė ta mbanin Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), prandaj e kthyen atė te e ėma. Ngjarja e habitshme qe ēarja e gjoksit tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Enes ibn Maliku ka kumtuar se kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po luante me djemtė e tjerė, i erdhi Xhibrili, e mori dhe e shtriu pėr tokė, ia ēau zemrėn dhe ia nxori atė jashtė, pataj i nxori njė copė tė vogėl mishi dhe i tha: “Kjo ishte pjesa e djallit.” Pastaj ia lau zemrėn nė njė tas ari me ujė zemzemi. Mė pas e bashkoi dhe e vuri nė vend ashtu siē ishte. Djemtė erdhėn me nxitim te nėna e tij e qumėshtit, Halimja dhe i thanė: “Muhamedi u vra.” U kthyen menjėherė e i dolėn pėrpara dhe panė se atij i kishte ndryshuar ngjyra e fytyrės. “Unė e kam parė shenjėn e asaj qepjeje nė gjoksin e tij”,- pėrfundon Enesi. Te nėna e vet e dashur Pasi ndodhi kjo ngjarje e jashtėzakonshme, Profeti Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nė Mekė dhe qėndroi tek e ėma rreth dy vjet. Pastaj, Eminia u nis bashkė me tė pėr nė Medine. Nė kėtė udhėtim atė e shoqėronin kujdestari i saj, Abdul Muttalibi dhe shėrbyesja e saj, Ummu Ejmeni. Ajo qėndroi nė Medine njė muaj, pastaj u kthye nė Mekė. Aty qenė varrosur babai i Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe dajat e gjyshėrit e tij, Benu Adji ibn En Nexhar. Gjatė rrugės Eminia u sėmur. Mė tej gjendja u keqėsua dhe ajo vdiq nė Ebua, midis Mekės dhe Medines. Aty edhe u varros. Gjyshi e shoqėroi deri nė Mekė Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), duke ndjerė thellė nė zemėr dhembjen e madhe qė i kishte shkaktuar fatkeqėsia e re. Ai sillej me Muhamedin me njė butėsi, tė cilėn nuk e njihnin as djemtė e vet. Abdul Muttalibi e vlerėsonte shumė Muhamedin dhe e nderonte dhe e preferonte mė shumė se djemtė e vet. E vinte nė dyshekun e vet, ku nuk ishte ulur tjetėrkush deri atėherė. I fėrkonte shpinėn dhe gėzohej nga ajo qė bėnte ai. Abdul Muttalibi besonte se ai djalė do tė kishte njė tė ardhme tė madhe. Mirėpo pas dy vjetėsh, Abdul Muttali vdiq, nė moshėn 80 vjeē dy muaj dhe dhjetė ditė. Te xhaxhai i vet i dashur Kujdestarinė pėr Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e mori pėrsipėr xhaxhai i tij, Ebu Talibi. Ai tregoi shumė mėshirė dhe dashuri ndaj tij. Ebu Talibi nuk ishte i pasur, por Allahu, ia shtoi atė pasuri tė pakėt qė kishte: njė ushqim i vetėm ngopte tė gjithė familjen e tij. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte shembull flijimi dhe durimi. Ai mjaftohej me atė qė i kishte caktuar Allahu i Madhėruar. Udhėtimi pėr nė Sham dhe takimi me priftin Ebu Talibi do tė shkonte pėr tregti me njė vargan tė Kurejshve deri nė Sham (Siri). Muhamedi nė atė kohė ishte dymbėdhjetė vjeē. Dikush ka thėnė se ishte dymbėdhjetė vjeē e dy muaj dhe dhjetė ditė. Ebu Talibi nuk duronte dot qė tė largohej nga Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nga dhembshuria qė kishte pėr tė, e mori me vete. Kur vargani arriti afėr qytetit Basra, nė kodrat e Shamit, u doli pėrpara njė nga priftėrinjtė e mėdhenj tė krishterėve, qė quhej Behira. Ai hyri midis varganit, shkoi te Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), e mori pėr dore dhe i tha: “Ky ėshtė mė i madhi i njerėzimit. Ky ėshtė i dėrguari i Zotit tė botėve. Kėtė e dėrgon Allahu mėshirė pėr tė gjithė botėt.” Ata qė qenė aty, e pyetėn: “Ku e di ti kėtė?” “Kur ju dolėt prej qafės sė malit,- tha prifti, nuk mbeti gurė e dru pa rėnė nė sexhde. E, gurėt e drurėt bėjnė sexhde vetėm pėr profetėt. Unė, e njoh atė, sepse ka vulėn e profetėsisė pas shpine, nėn shpatull; ajo ėshtė sa njė mollė; e kemi tė shkruar nė librat tanė.” Pastaj, prifti Behira i nderoi ata me mikpritjen e tij. Ai i tha Ebu Talibit qė ta kthente Muhamedin dhe tė mos shkonte me tė nė Sham, sepse kishte frikė mos i ndodhte gjė nga jehudinjtė dhe romakėt. Ebu Talibi e ktheu Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Mekė. Lufta e Fuxharit

vazhdon...

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė