Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:12   #14
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Keqbėrėsit thanė edhe: “Ju vetėm se po ndiqni njė njeri, qė e ka zėnė magjia!” (25:7,8) Dihet se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė dėrguar pėr tė gjithė njerėzit: pėr tė mėdhenj e pėr tė vegjėl, pėr tė fuqishėm e pėr tė pafuqishėm, pėr ata me pozitė dhe pėr ata pa pozitė, pėr skllevėr dhe pėr tė lirė. E, sikur tė tėrė ato qė pėrmendėm mė lart: shėrbėtorė, roje e njerėz tė mėdhenj, tė pėrfitonin nga Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk do tė pėrfitonin tė pafuqishmit, tė vegjėlit etj., kur ata janė shumica e njerėzve. Por, kėshtu do tė humbiste vlera e mesazhit dhe nuk do tė kishte mė asnjė dobi. Pra, iu dha pėrgjigjia mėtim idhujtarėve, se Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duhet tė kishte pozitė, shoqėrues etj. qė tė ishte i dėrguar. Pėr ta hedhur poshtė kėtė mėtim mjafton tė themi se Muhamedi ėshtė i Dėrguar. Ajo qė kėrkuan idhujtarėt, binte nė kundėrshtim me pohimin se zbulesa shpallej pėr tė gjithė njerėzit, njėherėsh, edhe pėr ta. Pasi iu hodhėn poshtė edhe kėto mėtime, ata ndėrmorėn njė hap tjetėr, gjithė inat, pėr t’ia vėshtirėsuar punėn Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata filluan tė kėrkonin argumente tė ndryshme. Kėshtu, midis tyre dhe Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u zhvilluan diskutime e polemika, pėr tė cilat do tė flasim mė poshtė, nė dashtė Allahu. Cėshtja e monoteizmit (besimit nė njė Zot), ishte kryet e ēėshtjeve dhe themeli i kundėrshtimeve tė idhujtarėve. Idhujtarėt pohonin se Allahu i Madhėruar ishte i Vetėm: i Vetėm nė qenien e Tij, i Vetėm nė cilėsitė e Tij dhe i Vetėm nė veprat e Tij. Ata e njihnin Allahun si Krijuesin, qė krijoi qiejt, Tokėn e ē’ka midis tyre. Ai ėshtė Krijuesi i Gjithēkaje. Ai ėshtė Zotėruesi i gjithēkaje; nė dorėn e tė cilit janė pronat e qiejve, tė Tokės dhe ē’ka midis tyre. Ai sundon gjithēka. Ai ėshtė qė u jep riskun njerėzve dhe kafshėve. Ai i jep riskun ēdo qenieje tė gjallė. Ai ėshtė Rregulluesi i gjithēkaje nga qielli deri nė Tokė. Ai rregullon punėn e tė voglit dhe punėn e tė madhit; rregullon punėn e milingonės dhe lėvizjen e atomit. Ai ėshtė Zoti i qiejve, i Tokės dhe i gjithēkaje nė mes tyre. Ai ėshtė Zoti i Gjithēkaje. Ai ka nėnshtruar Diellin, Hėnėn, yjet, malet, xhindet, njerėzit, engjėjt etj. Gjithēka i pėrulet Atij. Ai strehon e ndihmon cilin tė dojė, kurse Atij askush nuk i kėrkon dot llogari. Ai ngjall dhe Ai vdes. Ai bėn ē’tė dojė dhe gjykon si tė dėshirojė e askush nuk i kundėrvihet gjykimit tė Tij; askush nuk mund ta prapėsojė vendimin e Tij. Pasi idhujtarėt pohonin se Allahu i Madhėruar ėshtė Njė, si nė qenien e Tij, ashtu edhe nė cilėsitė dhe nė veprat e Tij, idhujtarėt thoshin: “Allahu i Madhėruar u ka dhėnė disa robve tė Vet tė afėrm – siē janė profetėt e Allahut, tė dėrguarit e Allahut, tė dashurit e Allahut dhe njerėzit e mirė – aftėsi jashtė tė zakonshmes. Me kėto aftėsi kėta njerėz tė afėrm tek Allahu mund tė ndikojnė mbi shumė ēėshtje tė Gjithėsisė.” Pra, ata besonin se kėta vepronin me lejen e Allahut nė punė, si, lindja e fėmijėve, largimi i halleve, plotėsimi i kėrkesave, shėrimi i tė sėmurėve etj. Idhujtarėt besonin se Allahu ua ka dhėnė atyre kėto aftėsi, sepse ata janė njerėz tė Tij tė afėrt dhe sepse ata janė tė rėndėsishėm pėr Tė. E, meqėnėse Allahu ua paska dhėnė atyre kėto aftėsi, ata ua plotėsojnė kėrkesat njerėzve pa e parė njerėzit se si ata ia arrijnė kėsaj. Ata i luten Allahut dhe ua largojnė njerėzve hallet, fatkeqėsitė e sprovat dhe bėhen ndėrmjetės pėr tė afruar tek Allahu atė, me tė cilin janė tė kėnaqur ata vetė. Duke marrė si themel kėtė mėtim idhujtarėt i konsideruan kėta profetė, shenjtorė dhe njerėz tė mirė si ndėrmjetės mes tyre dhe Allahut. Ata sajonin vepra, qė gjoja i bėnin tė afrohen te kėta njerėz, pėr t’i kėnaqur ata. Idhujtarėt i kryenin ato vepra dhe pastaj u luteshin atyre dhe u kėrkonin t’u plotėsohen kėrkesat, u kėrkonin ndihmė atyre pėr vėshtirėsitė qė kishin dhe u luteshin qė t’i mbronin nga gjėrat qė kishin frikė. Veprat, qė idhujtarėt shpikėn pėr t’u afruar te profetėt dhe njerėzit e mirė, kryheshin nė disa vende tė caktuara pėr ta. Idhujtarėt ndėrtuan shtėpi nė ato vende dhe aty vendosėn statujat e profetėve a njerėzve tė mirė, tė gdhendura sipas pamjes sė tyre tė vėrtetė ose tė pėrfytyruar. Ndonjėherė gjenin varret e disa njerėzve qė, sipas tyre, ishin tė shenjtė (evlija) dhe tė mirė dhe ndėrtonin mbi to shtėpi, pa gdhendur statuja mbi to. Mė pas, shkonin e i vizitonin ato. Idhujtarėt i preknin me dorė statujat dhe bekoheshin me to. Silleshin rrotull varreve e statujave e qėndronin nė kėmbė pėrpara tyre nė shenjė respekti dhe madhėrimi. Idhujtarėt betoheshin dhe premtonin nėn emrin e profetėve, njerėzve tė shenjtė dhe njerėzve tė mirė qė tė afroheshin tek ata. Me kėto veprime ata kėrkonin diēka nga privilegji dhe mirėsia e kėtyre njerėzve tė shenjtė a tė mirė. Madje, idhujtarėt premtonin se do tė jepnin pėr hir tė tyre edhe nga risku, qė Allahu u kishte dhėnė atyre, si drithėra, bukė, gjellė, pije, kafshė, bagėti, ar, argjend, plaēka e pasuri. Drithėrat, bukėn, pijet, arin, argjendin, plaēkat dhe pasurinė qė kishin i dėrgonin te vendet dhe varret e kėtyre njerėzve tė mirė ose te statujat e tyre duke ua dhėnė rojeve, qė rrinin pranė kėtyre varreve a shtėpive. Kurse pėr bagėtitė e mėdha dhe tė imėta, idhujtarėt pėrdornin disa mėnyra.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė