Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-09, 23:44   #3
coptic
 
Anėtarėsuar: 09-02-09
Postime: 23
coptic
Gabim Titulli: Sa e besueshme ėshtė "Besėlidhja e Vjetėr"?

Kufizimet e arkeologjisė

Vetė arkeologėt i pranojnė kufizimet e shkencės sė arkeologjisė. Pėr shembull, Johanan Aharoni shpjegon: «Kur vjen puna tek interpretimi historik ose historiko-gjeografik, arkeologėt dalin nga fusha e shkencave ekzakte dhe duhet tė mbėshteten nė gjykime e hipoteza pėr tė krijuar njė portret historik tė plotė.» Duke folur pėr datat qė u janė atribuar zbulimeve tė ndryshme, ai shton: «Prandaj, duhet tė mbajmė gjithnjė nė mendje se jo tė gjitha datat janė tė pakundėrshtueshme, dhe se dyshohet pėr to nė shkallė tė ndryshme.» Megjithatė, ai ėshtė i mendimit se arkeologėt e sotėm mund tė jenė mė tė sigurt se nė tė kaluarėn pėr datat qė vėnė.

Njė vepėr e kėsaj fushe, ngre pyetjen: «A mund tė cilėsohen metodat arkeologjike si vėrtet objektive ose shkencore?» E njėjta vepėr pėrgjigjet: «Arkeologėt janė mė objektivė kur i zbulojnė faktet, sesa kur i interpretojnė ato, megjithėse shqetėsimi pėr pikėpamjet e tyre ndihet edhe te metodat qė zgjedhin pėr tė bėrė 'gėrmimin'. Ėshtė e pashmangshme tė mos shkatėrrojnė ndonjė provė ndėrsa gėrmojnė nėpėr shtresat e tokės, e kėshtu nuk mund ta vėrtetojnė kurrė 'eksperimentin' e tyre duke e pėrsėritur. Kjo e bėn arkeologjinė njė shkencė unike. Veē kėsaj, ekspozimin e fakteve arkeologjike e bėn njė nga detyrat mė tė vėshtira e plot gracka.»—The World of the Old Testament.

Pra, arkeologjia mund tė jetė shumė e dobishme, por, si ēdo pėrpjekje tjetėr njerėzore, edhe ajo mund tė gabojė. Prandaj, edhe nėse i shqyrtojmė me interes, teoritė arkeologjike nuk duhen marrė kurrė si tė vėrteta tė pakundėrshtueshme. Nėse arkeologėt i interpretojnė gjetjet e tyre nė njė mėnyrė qė bie ndesh me Biblėn, nuk duhet nxjerrė menjėherė pėrfundimi se Bibla e ka gabim, kurse arkeologėt kanė tė drejtė. Koha ka treguar se interpretimet e tyre ndryshojnė.

Vlen tė pėrmendet se nė vitin 1981, profesor Xhon Bimsoni shqyrtoi edhe njė herė shkatėrrimin e Jerikosė. Ai studioi me kujdes gjurmėt e zjarrit qė, sipas Kethlin Kenionit, kishte shkatėrruar qytetin nga mesi tė shekullit tė 16-tė p.e.s. Sipas tij, ai shkatėrrim pėrputhet me pėrshkrimin qė i bėn Bibla rrėnimit tė qytetit nga Josiu. Por jo vetėm kaq! Tabloja e pėrgjithshme qė paraqit arkeologjia pėr Kanaanin, pėrputhet mė sė miri me pėrshkrimin qė i bėn Bibla atij vendi kur u pushtua nga izraelitėt. Kėshtu, ai pohon se datimi sipas arkeologjisė ėshtė i gabuar, dhe hedh idenė se nė tė vėrtetė, Jerikoja u shkatėrrua nga mesi i shekullit tė 15-tė p.e.s., kur Josiu ishte gjallė.

Bibla—histori e vėrtetė


Rasti i Jerikosė ėshtė njė shembull qė tregon se, shpesh, arkeologėt nuk pajtohen me njėri-tjetrin. Pra, s'ėshtė aspak ēudi qė disa pajtohen me Biblėn, kurse tė tjerė, jo. Megjithatė, disa studiues kanė filluar ta respektojnė vlerėn historike tė Biblės nė pėrgjithėsi, nė mos, ēdo detaj tė saj. Uilliam Ollbraiti pėrfaqėsoi njė rrymė mendimi kur shkroi: «Historia fetare e Izraelit ėshtė rivlerėsuar e saktė, si nė tėrėsi, ashtu edhe nė hollėsi. . . . Me njė fjalė, tani mund ta konsiderojmė sėrish Biblėn, nga fillimi nė fund, si njė dokument autentik tė historisė fetare.»

Faktikisht, Bibla nė vetvete mban vulėn e historisė sė saktė. Ndryshe nga mitet dhe legjendat e lashtėsisė, ngjarjet pėr tė cilat flet Bibla lidhen me periudha e data tė sakta. Shumė nga ngjarjet e treguara nė Bibėl mbėshteten nga mbishkrime qė datojnė tė asaj epoke dhe, nėse ndonjėherė ato nuk pajtohen, kjo shpesh ndodh ngaqė monarkėve tė lashtėsisė nuk u pėlqente tė dokumentonin humbjet dhe i zmadhonin fitoret.

Nė tė vėrtetė, mjaft nga ato mbishkrime tė lashta mė shumė janė propagandė zyrtare se histori. Kurse shkrimtarėt e Biblės tregojnė njė sinqeritet tė rrallė. Figurat mė tė shquara tė historisė sė Izraelit, si Moisiu dhe Aaroni, pėrshkruhen me tė gjitha virtytet dhe dobėsitė e tyre. Edhe dobėsitė e mbretit tė madh David tregohen me ndershmėri. Herė pas here tregohen shkeljet e tėrė kombit. Kjo ēiltėrsi mbėshtet saktėsinė dhe besueshmėrinė e Shkrimeve Hebraike. Gjithashtu, u jep peshė fjalėve tė Jezuit qė tha kur iu lut Perėndisė: «Fjala jote ėshtė e vėrteta.»—Gjoni 17:17.

Ollbraiti vazhdoi: «Sidoqoftė, pėr nga pėrmbajtja, Bibla qėndron mė lart se ēdo literaturė fetare e mėparshme. Me mesazhin e saj tė thjeshtė e tė drejtpėrdrejtė, me mėnyrėn se si tėrheq njerėz tė tė gjitha vendeve dhe epokave, ajo qėndron shumė mė lart se gjithēka qė ėshtė shkruar mė pas.» Mė tepėr se dėshmia e studiuesve, vetė ky 'mesazh i pashoq' dėshmon se Bibla ėshtė njė libėr hyjnor.

Vlera e arkeologjisė
«Arkeologjia siguron njė sėrė kampionesh tė lashta si vegla, enė, armė, stolisje, mure dhe ndėrtesa. Pjesa mė e madhe e tyre mund tė grupohen sipas radhės kronologjike dhe tė identifikohen saktėsisht falė pėrshkrimit dhe termave tė pėrshtatshėm qė jepen nė Bibėl. Nė kėtė kuptim, Bibla ruan saktėsisht me shkrim mjedisin e saj tė lashtė kulturor. Hollėsitė e historive biblike nuk janė fryt i njė imagjinate tė zhvilluar, pėrkundrazi, pasqyrojnė me saktėsi botėn ku ndodhėn ngjarjet e dokumentuara, si ato tė zakonshmet, edhe ato tė pazakonshmet.»—The Archaeological Encyclopedia of the Holy Land.

Ēfarė mund dhe s'mund tė bėjė arkeologjia
«Arkeologjia as e vėrteton dhe as e pėrgėnjeshtron Biblėn nė mėnyrė pėrfundimtare, por gjithsesi, pėrmbush role tė tjera mjaft tė rėndėsishme. Sė pari, ajo na paraqit deri nė njėfarė mase botėn pėr tė cilėn flitet nė Bibėl. Pėr shembull, kur e dimė se ē'material ishte pėrdorur pėr tė ndėrtuar njė shtėpi, ose ē'pamje kishte 'njė vend i lartė', e kuptojmė mė mirė tekstin qė po lexojmė. Sė dyti, arkeologjia plotėson tregimin historik. Pėr shembull, guri i Moabit na njeh me anėn tjetėr tė historisė qė tregohet te 2 Mbretėrve 3:4 e mė tutje.... Sė treti, na njeh me jetėn dhe botėkuptimin e fqinjėve tė Izraelit tė lashtė, e kjo pėr ne ėshtė me mjaft interes, pasi hedh dritė mbi botėn intelektuale nė gji tė sė cilės u zhvillua mendimi i lashte izraelit.»—Ebla—A Revelation in Archaeology.
coptic Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė