Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-01-19, 00:49   #4
power8
 
Anėtarėsuar: 22-08-13
Vendndodhja: Republika e Kosoves
Postime: 237
power8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: gjykata serbe e hages

Marty: Tribunali i Hagės zhduku dėshmitė e mia pėr “shtėpinė e verdhė”

Ish-raportuesi i Kėshillit tė Evropės, Dick Marty, ka thėnė se Tribunali i Hagės i ka zhdukur dėshmitė e tij pėr tė ashtuquajturėn “shtėpia e verdhė”.
Nė njė intervistė pėr gazetėn serbe “Novosti”, Marty, qė hartoi njė raport i cili akuzonte krerėt e UĒK-sė, pėrfshirė edhe presidentin aktual tė Kosovės Hashim Thaēi, pėr pėrfshirje nė “trafik organesh, rrėmbime dhe keqtrajtim tė tė burgosurve” gjatė luftės, ka thėnė tė jetė interesuar nė Tribunalin e Hagės pėr krime lufte nė ish-Jugosllavi nė lidhje me informatat dhe dėshmitė e mbledhura nė terren rreth asaj qė ėshtė quajtur “shtėpia e verdhė”, por se ata i kanė thėnė se “ato dėshmi mė nuk ekzistojnė dhe se i kanė hequr pėr tė liruar hapėsirė, sepse edhe ashtu askujt s’i shėrbenin”, transmeton Koha.net.
Pėr kėtė pėrgjigje thotė tė jetė habitur dhe thotė se kjo ėshtė vėrtetė shqetėsuese.
Mbi bazėn e raportit tė Martyt ėshtė themeluar edhe Gjykata Speciale nė Hagė, e cila tashmė veēse ka nisur t’i ftojė pėr intervistim ish-krerėt e UĒK-sė.
Mė poshtė intervista e plotė e Martyt dhėnė Novostit, e pėrkthyer nga Koha.net:
Novosti: Kanė kaluar tetė vjet nga raporti juaj i famshėm, ndėrsa aktakuzat ende nuk janė ngritur. A jeni tė kėnaqur me shpejtėsinė e hetimeve nga organet e drejtėsisė?
Marty: Pyetja juaj veēse pėrmban pėrgjigje. Nėse unė kam arritur tė pėrfundoj raportimin tim pėr pak mė shumė se njė vit, edhe ata kanė mundur ta bėjnė kėtė nė ndėrkohė. Prokurori amerikan Clint Williamson nė korrik tė vitit 2014 publikisht kishte thėnė se rezultatet deri tek tė cilėt kishte arritur njėsia e tij hetuese, e cila pėrbėhej nga dyzet persona me kualifikime tė larta, mbulojnė thelbin e raportit tim. Menjėherė pas kėsaj konference dha dorėheqje! Pritėm mė shumė se njė vit qė tė zėvendėsohej. Edhe pasuesi i tij nga ajo kohė ka shkuar. Ėshtė emėruar i treti, ndėrsa rezultate ende nuk ka.
Novosti: A po e bėn kėtė dikush qėllimshėm?
Marty: kėtė s’mund ta di, por mund tė vėrej se kanė ekzistuar njė sėrė emėrimesh gjė qė ka ngadalėsuar punon e gjykatės. Ekzistojnė dy dinamika qė bien ndesh me njėra-tjetrėn. Jam i bindur se ka njerėz qė dėshirojnė tė punojnė sinqerisht nė zbardhjen e sė vėrtetės. Po ashtu mendoj se ka edhe interesa politike qė tėrė kėtė dėshirojnė ta ndalojnė. Nė fillim kanė besuar se s’do tė gjendet. Tani ata janė nė njė situatė shumė tė pakėndshme pėr shkak tė faktit se njerėzit qė i mbėshtetėn ata ishin pėrfshirė nė diēka kaq tė tmerrshme.
Novosti: A besoni se nė fund do tė ketė drejtėsi pėr ata qė janė pėrgjegjės nė qeverinė nė Prishtinė?
Marty: Nuk di ēfarė t’ju them! Mund tė ndodhė edhe tė mos dėnohen. E dini, pjesa mė e madhe e krimeve tė luftės nėpėr botė, fatkeqėsisht, mbetet e pandėshkuar.
Novosti: A mund t’i besohet gjyqėsorit, nėse ish-prokurori i Tribunalit tė Hagės, Geoffrey Nice, i cili dyshohet se i ka fshehur dėshmitė e “shtėpisė sė verdhė”, tani ėshtė njė prej mbrojtėsve kryesorė tė liderėve kosovarė?
Marty: Kur dėgjova kėtė lajm, mendova se janė dy Geoffrey Nice! Ėshtė e pakuptimtė qė zėvendės-kryeprokurori i Hagės papritmas tė bėhet avokat i tė dyshuarve. Kjo mė duket mė sė paku e ēuditshme. Ndoshta, nga ana e drejtėsisė, ėshtė e mundshme kjo gjė, por personalisht, nga ana etike, mė duket e dyshimtė.
Novosti: Ēfarė ndodhi nė fund me dėshmitė? Carla del Ponte ka thėnė se ekzistojnė, ndėrsa Nice ka thėnė se nuk ekzistojnė...
Marty: E di se dėshmitė kanė ekzistuar. Gazetari Anthony Montgomery ka qenė i pranishėm kur hetuesit e Tribunalit tė Hagės kanė qenė nė “shtėpinė e verdhė” dhe kanė mbledhur dėshmi. E bėnė kėtė, megjithatė, nė mėnyrė shumė amatore. Pėr shembull, nuk analizuan gjurmėt e gjakut. Por, gjetėn barna, shiringa e shumė gjėra tjera dhe e gjithė kjo u vulos nė Tribunal.
Novosti: Si ėshtė e mundur qė me politikėn e lartė nė Kosovė ende merren disa prej protagonistėve kryesorė tė raportit tuaj?
Marty: Ēfarė t’ju them? Unė e ka shkruar atė raport, ndėrsa nė anėn tjetėr ekziston edhe realiteti politik.
Novosti: A ju ka paditur Hashim Thaēi pėr shpifje, siē e keni sugjeruar, nėse veē mendon se nuk e keni shkruar tė vėrtetėn?
Marty: Jo. Nė secilin rast, jam i bindur se njė padi e tillė do tė refuzohej. Jo vetėm pse si raportues i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės gėzoja imunitet, por edhe sepse mund tė vėrtetoj se raporti im ėshtė i bazuar nė dėshmi tė njerėzve qė kanė qenė direkt tė pėrfshirė nė veprat e pėrshkruara. Kishte edhe tė tillė qė e akuzonin veten e tyre!
Novosti: Por, dėshmitarėt ende frikėsohen pėr jetėt e tyre...
Marty: Natyrisht se e dini rastin e Ramush Haradinajt para gjykatės ndėrkombėtare. secilėn herė qė zhdukeshin dėshmitarėt, kishte vdekje misterioze. E kuptoj tėrėsisht se dėshmitarėt frikėsohen. Pėr kėtė jam bindur edhe vet. Ata njerėz janė tė frikėsuar deri nė palcė. Frikėsohen pėr jetėt e tyre dhe tė afėrmve tė tyre. Gati 20 vjet kanė kaluar, janė rritur gjenerata tė reja dhe gjithė ata njerėz nuk janė paracaktuar pėr tė luajtur heroin.
Novosti: A keni ende kėrcėnime?
Marty: Pikėrisht nė librin tim tė ri shkruaj pėr njė situatė komike kur, derisa isha nė Bernė, para stacionit kryesor tė trenit, po prisja tramvajin, mu afrua njė burrė, ngriti gishtin dhe nė gjuhėn gjermane, me theks tė dukshėm, mė bėrtit se kam shkruar njė raport skandaloz dhe nisi qė me zė tė lartė tė mė akuzonte se kam marrė 1 milion euro nga serbėt pėr tė! Kishte goxha njerėz pėrreth dhe po na vėshtronin tė tronditur. E pyeta nėse do tė isha vėrtetė aty, nė mot tė ftohtė, duke pritur tramvajin, nėse do tė kisha pranuar atė shumė tė parave? Tė gjithė qeshėn, ndėrsa ai iku kokulur. Ka pasur edhe kėrcėnime, por s’dua tė flas pėr to.
Novosti: Tė gjithė thonė se jeni i guximshėm, qė ėshtė e pamohueshme. Fatkeqėsisht, nė shekullin e 21-tė, edhe mė tej duhet tė flasim pėr guximin e njerėzve tė cilėt vetėm bėjnė punėn e tyre.
Marty: Me tė vėrtetė nuk pretendoj se jam i guximshėm, sepse, siē thatė, unė thjesht bėra atė qė ishte detyra ime. Nuk ėshtė problemi aty se unė jam i guximshėm sepse bėj atė qė duhet, por janė frikacakė ata qė nuk e bėjnė. Dhe kėto janė gjėra tė ndryshme. Vetėm e vėrteta rreth konfliktit tė Kosovės mund tė ēojė nė pajtim. Unė kam zbuluar vetėm pak. Ka mbetur edhe shumė punė pėr t’u bėrė nė kėtė fushė.
- Jemi nxituar me njohje -
Novosti: Kur jemi tek drejtėsia, a ka tė drejtė Kosova tė ndahet nga Serbia, sepse nė ish-Jugosllavi nuk ka qenė Republikė, gjė qė, sipas komisionit tė Badinterit, ka qenė kusht pėr shkėputje? A munden qė me formulime siē ėshtė “sui generis” tė zgjidhen ēėshtje tė tilla komplekse?
Marty: Nė kohėn sa isha president i Komisionit pėr politikė tė jashtme, Zvicra dėshironte me shpejtėsi tė njihte Kosovėn. Unė kundėrshtova karakterin ndėrkombėtar-ligjor, me mbėshtetjen e ekspertizės sė Profesor Koenit nga Universiteti i Gjenevės. Zvicra gjendet nė njė situatė specifike sepse ka mbi 10 pėr qind qytetarė tė Kosovės. Mendoj se jemi nxituar dhe se kemi mundur tė gjejmė ndonjė zgjidhje tjetėr. Kosova tashmė jeton nė infuzion ndėrkombėtar.
- Do tė vija nė Beograd -
Novosti: Delegacioni serb nga Strasburgu ju ka ftuar nė Beograd. A do tė vini dhe a do tė pėrkthehet libri juaj nė Serbi?
Marty: Nėse ndonjė shtėpi botuese serbe do tė interesohej pėr tė, nuk do tė kisha asgjė kundėr! Natyrisht se duhet tė mendoj pėr ftesėn. Nuk do tė shkoja nė vizitė politike nė Kuvend, por nė universitet, pse jo.
_____________________________________________
https://www.koha.net/arberi/141819/m...pine-e-verdhe/

__________
Tribunali i Hages i paska zhduk "provat" e kesaj paēavureje serbofile !
Kjo ndytesire duhet te intervistohet, te akuzohet e te denohet ashtu siē e meriton per akuza te renda qe ka raportue per shtetin e Kosoves dhe per degradim te imazhit te ketij shteti te njohur nderkombetarisht.
__________________
Njeri pa firmė !
power8 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė