Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-06-04, 23:22   #34
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Plage Dashurie ... mall qe pervelon...

--------------------------------------------------------------------------------

Fryn sot era dhe kaloj faqe perpara ne ditarin tim. Syte me shkojne rembimthi tek emri yt. Perseri faqja e ditarit u nderrua aq shpejt sa nuk e pashe me emrin tend sikur ai te mos kish ekzistuar kurre.
Por ti ekziston, ekziston bashke me historine tone pavaresisht qe as une dhe as ti nuk e dime se cbejme apo nuk dime se cpo behet me ne. Pa e kuptuar, apo pa dashur, isha zhytur ne shtjellen e syve te tu dhe kisha humbur ne universin brenda tyre pa mundur aspak qe prej andej te dal. Si ndodhi?!Pse ndodhi??
Pa e kuptuar krejt papritur ti fillove te beheshe vet persekutimi, nje persekutim i pambaruar.
Netet beheshin te gjata kur nuk te shihja, zemra me rrihte fort kur te mendoja, rruget dukeshin bosh,po krejt bosh pa ty. Tani dua te pyes veten: Ēkam qene une per ty? Kam frike se shoh te dalin para dy alternativa. Dashuri e paster apo loje interesante. Mendoj per to dhe me ther ne zemer. Po filloj te qaj. Ndoshta sdo arrij kurre ti sqaroj vetes se c“jane keto caste magjike qe sot me duken si skenat e nje filmi te vjeter. Ēdo gje me ben te te kujtoj dhe kete e urrej. Pra, urrej kohen qe me sjell keto kujtime... sepse, vuaj. Dhe une u lodha se vuajturi. Vuaja kur me thoje fjale te bukura dhe tani vuaj qe nuk me thua asnje fjale.
Kaloj kohe me shikimin e tretur nga rruga duke pritur nje telefonate...sigurisht telefonaten tende.
Vuaj vetmine dhe perpiqem ti jap shume kurajo vetes. S'guxoj te mendoj se te kam humbur. Ditet terheqin zvarre njera tjetren dhe kalojne per nje moment para dhimbjes dhe pastaj zhduken ne skutat e kohes. Dikush po qesh. Sa deshire kam te qesh edhe une, te ndihem e lumtur, sepse kam dite qe vetem qaj, dhe qaj duke shkaterruar veten.Mos ndoshta e dija qe sdo te me doje kurre ashtu, sepse njeriu vetem njehere dashuron ne jete dhe ti me siguri s'me kishe mua dashurine e madhe. Ti flisje shume por une s'e besoja.
Ti e le cdo gje ne heshtje. Pse?! Apo mos valle isha une ajo qe nuk e vija re? Apo mos isha une ajo qe kerkonte kete heshtje per ne te dy??? Oh, une s'di me asgje, s'kuptoj me asgje.
Mua, qe dua te harroj veten me rritet pa pushim deshira te eci mbi lotet e mi, te shkel mbi dhimbjen time, per ty!
Po, eshte kjo qe me ben te shoh nga telefoni i heshtur. Ndoshta do te beja mire te shetisja dhe te takoja dike qe te me dashuronte, por jam e bindur qe kjo per mua ska asnje rendesi. Une te dua vetem ty me gjithe dhimbjen qe po me jep.
Ka ndodhur qe ka rene telefoni, kam, kam ngritur receptorin...por asgje. Thuaj qe je ti, se vetem ti kembengulje dhe ti e di se une kenaqem me ate pak qe me jep nga vetja jote. Po dal ...
Kjo zile s'do te bjere dhe per shume e shume kohe...edhe nese do te bjere une s'do dua te jem ketu. Do iki ne vetmine time, do mbyllem si guacka ne det. Qe ti mos te shohesh dhe ndjesh dhimbjen dhe mallin qe kam per ty.
Ani se ndoshta nje dite do te mbytem ne detin e loteve te mi, ti jeto se jeta pa ty, per mua spaska kuptim.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė