Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-04-05, 02:32   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pershendetje te gjitheve!

Ndarja eshte ndarje. Edhe nese reagon dhe nese nuk reagon asgje nuk ndryshohet. Ndarja mbetet e atille, ceshtje e kryer.

Mellefi dhe urrejtja nuk ndryshojne asgje. Ndarja mbetet ndarje edhe pas shfryerjes se mellefit dhe urrejtjes sone.

Cfare duhet te themi ne momentet e fundit te ndarjes atehere? Vetem te qartesojme ne menyre te qete se me nuk jemi bashke. Se gjithcka qe lidhet me ne i takon te kaluares. Se ne jemi e kaluara. Vetem e KALUARA!

Pse e them kete?

Sepse per te arritur tek fundi i nje raporti dashurie kerkohet te behemi te fuqishem. Ate edhe bejme. Ne njefare menyre marrim diku ate fuqi. Ajo fuqi na mundeson qe te heqim qafe njeri tjetrin. Ne kete menyre ne behemi te lire. Krejtesisht te "lire." Perfundimisht te "lire!"

Po nese kerkojme te dime se cfare ndodhi?

Do te ishte gabim! Nuk do te dime se cfare ndodhi. Nuk do te dime saktesisht se cfare ndodhi. Mbase kurre nuk do ta dime se cfare ndodhi. E gjitha qe dime ne ato momente eshte se ne nuk jemi me SE BASHKU. E perseris se aq mund te themi ne per lidhjen tone - se ne nuk jemi SE BASHKU!

Po cfare te bejme atehere?

Ne keto momente nuk ka nevoje per te kerkuar falje, as per tu ndier keq. Bile nuk ka nevoje as per te mesuar aresyet e ndarjes. Nuk ka nevoje per te kerkuar falje per dicka te bere ose te thene. Cfare do te duhej te kerkohej do te ishte nevoje per te pranuar qe te dy fundin e lidhjes. Per te pranuar se ne te dy jemi e KALUARA. Se vertete ne jemi vetem e kaluara.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė