Titulli: SHBA
Deklaratė e Sekretares sė Shtetit, Condoleezza Rice pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės
Sot, Shtetet e Bashkuara kanė njohur formalisht Kosovėn si shtet sovran dhe tė pavarur. Me kėtė rast historik, ne i shprehim urime popullit tė Kosovės.
Kryetari Bush i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht njė kėrkese nga Kosova pėr tė vėnė marrėdhėnie diplomatike mes dy shteteve tona. Vendosja e kėtyre marrėdhėnieve do tė konfirmojė lidhjet e veēanta tė miqėsisė qė kanė lidhur bashkė popullin e Shteteve tė Bashkuara dhe Kosovės.
Para nėntė viteve, bashkėsia ndėrkombėtare, e prirė nga NATO-ja, ndėrmori veprim pėr tė ndėrprerė sulmet brutale drejtuar kundėr popullatės sė shqiptarėve tė Kosovės. Ky intervenim ndėrkombėtar, i bėrė me kohė, e ndėrpreu dhunėn, gjė qė ēoi tek vendimi i Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė suspenduar qeverisjen e Beogradit, dhe qė vendosi Kosovėn nėn administrimin e pėrkohshėm tė KB-ve. Qė atėherė, Kosova ka ndėrtuar institucionet e veta demokratike tė ndara nga kontrolli i Beogradit. Vitin e kaluar, i Dėrguari Special i KB-ve, Martti Ahtisaari zhvilloi njė plan pėr tė ndėrtuar njė Kosovė demokratike dhe mutlietnike, dhe rekomandoi qė Kosova tė jetė e pavarur, me njė periudhė kohore tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare. Duke pasur parasysh konfliktet e viteve tė 90-ta tė shekullit tė kaluar, pavarėsia ėshtė opsioni i vetėm i mundshėm pėr tė promovuar stabilitetin nė rajon. Shtetet e Bashkuara e pėrkrahin Planin e Ahtisaarit, dhe do tė punojnė me partnerėt ndėrkombėtarė qė tė ndihmojnė nė zbatimin e tij.
Ne mirėpresim pėrkushtimet qė Kosova i ka shprehur nė deklaratėn e vet tė pavarėsisė pėr tė zbatuar Planin e Ahtisaarit, pėr tė pėrqafuar multietnicitetit si njė parim fondamental tė qeverisjes sė mirė, dhe pėr tė mirėpritur njė periudhė tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare.
Kombinimi i pazakonshėm i faktorėve nė situatėn e Kosovės duke pėrfshirė kėtu edhe kontekstin e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, historinė e spastrimit etnik dhe krimet kundėr civilėve nė Kosovė, dhe periudhėn e zgjatur tė administrimit nga KB-ja nuk ėshtė gjetur diku tjetėr, prandaj kėto e bėjnė Kosovėn njė rast tė veēantė. Kosova nuk mund tė shihet si precedent pėr asnjė situatė tjetėr nė botė sot.
Shtetet e Bashkuara e shfrytėzojnė rastin qė tė konfirmojnė miqėsinė tonė me Serbinė, qė ka qenė njė aleat gjatė dy luftėrave botėrore. Ne ftojmė udhėheqėsinė e Serbisė qė tė punojė sė bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerėt tanė, pėr tė arritur qėllimet e pėrbashkėta, siē janė mbrojtja e tė drejtave, sigurisė, kulturės, dhe jetesės se bashkėsisė serbe nė Kosovė.
Gjersa Kosova fillon sot jetėn e saj si njė shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen se do tė vazhdojnė tė jenė mik dhe partner i ngushtė i saj, thuhet nė deklaratėn e Sekretares sė Shtetit , Condoleezza Rice pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
| s.b & RTK staff |
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
|