Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-10, 02:10   #2
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

Nuk kish mė shtet

Nė datėn 10, kreu i zbulimit ushtarak tė Vlorės kupton se nuk kishte mė shtet. "Funksiononte vetėm SHIK-u",-vlerėson Konstandini. Tė nesėrmen ai kėrkon tė takohet me pushtetarėt lokalė, por nuk gjen asnjeri. Nė rrugė fillojnė tė shfaqen njerėz me prirje kriminale. Nė duar kishin armė Zastava, Tomson, ēifte. Nė mbrėmje, nė Gjiun e Vogėl tė Radhimės, i cili ndodhet rrugės pėr nė Pashaliman, skafistėt sulen dhe rrėmbejnė 130 skafe tė sekuestruara. Qė atė natė fillon trafiku klandestin. Po nė datėn 11 vritet njė polic, i cili u tha se u vra pėr hakmarrje dhe shfaqet njeriu i parė me maskė i ardhur nga Greqia. Ky ishte Zani Ēaushi, i cili ishte i dėnuar nė Greqi me 101 vjet burg dhe ndodhej nė burgun e sigurisė sė lartė nė Larisa. Atė e kishte sjellė nė Vlorė Asfalia greke me detyra dhe EYP-i grek, Shėrbimi Informativ grek. Njėri nga shokėt e Zanit nė burg, i cili shpėtoi nga i njėjti burg nė vitin 1994, sė bashku me 38 vetė tė tjerė, i pyetur nga SHIK-u pohoi se Zani spiunonte shokėt e tij nė burg tek agjentėt e Asfalisė. Zani nuk pranoi tė arratisej atėherė sė bashku me shqiptarėt e tjerė. Arsyeja ishte e qartė, ai ishte i lidhur me agjentėt grekė", - thotė Konstandini. Nė datėn 12, shfaqet maska e dytė. Ky ishte Albert Shyti, i ardhur po nga Greqia. Po nė kėtė datė dalin politikanėt e parė. Nė orėn 8 tė mėngjesit, Skėnder Gjinushi del nė Sheshin e Flamurit. Ai i drejtohet turmės: "Do tė vazhdojmė protestat nė bazė tė njė plani, i cili do tė miratohet nga njė komitet, qė do tė krijohet tani". Sė bashku me tė, nė tribunė ishin edhe Neritan Ceka, Anastas Angjeli, Paskal Milo, Perikli Teta. Skėnder Gjinushi hedh parrullėn: "Do tė rrėzojmė pushtetin e Berishės, se ai ju ka vjedhur paratė".
Dikush nga turma pyet: "O Neritan, po tė tė vėmė ty president, a na i jep paratė?" Neritani i pėrgjigjet, se ata kėrkonin njė zgjidhje politike. Atėherė i njėjti zė i pėrgjigjet: "Tė q... n..., Neritan!" Skėnder Gjinushi pas tij thotė: "Ne lebėrit dhe vlonjatėt davetet i fillojmė me kėngė dhe i mbarojmė me kėngė". Pas kėsaj ai fillon tė kėndojė; "O djem rrėmbeni pushkėt, ja vdekje, ja liri". Kėtu, pėr herė tė parė, Skėnder Gjinushi i drejtohet turmės me shenjėn e tre gishtave. Si nė ēdo miting, tifo bėnin vetėm rreshtat e parė. Nė rreshtat e parė vėrej disa gra, qė bėnin disa shenja tė turpshme me gisht. Gratė filluan tė kėndojnė njė kėngė: "Tritan, tė keqen nėna, si e mbajte preshin brėnda."
Gjinushi del nė krye tė turmės dhe sė bashku me politikanėt e tjerė shkojnė nė drejtim tė prefekturės. Ata thėrrisnin: "Duam paret tona." Por pjesa dėrrmuese e turmės vetėm sa i shoqėronte nė heshtje. Dikush mė njeh dhe mė thotė: "Edhe SHIK-u ka filluar tė protestojė?"
Mė 13 shkurt fillon djegia e gomave dhe ngritja e barrikadave nėpėr rrugė me makina tė prishura dhe mjete tė tjera. Qytetarėt vlonjatė filluan tė rralloheshin. Nė datėn 15 fillojnė letrat poshtė derės dhe vėnia e gjobave ndaj familjeve vlonjate. Hidhet parrulla e parė: "Poshtė qeveria", "Tė mbyllen dyqanet", "Vetėm furrat e bukės hapur". Filloi tė ndihej njė varfėri fizike nė dollapet ushqimorė. Njerėzit filluan tė thonin se "dyqanet i mbylli qeveria dhe maloku".
"Mė vjen informacioni se u krijua Komiteti i Shpėtimit Publik. Pėrfaqėsues tė kėtij Komiteti shkojnė nė port dhe urdhėrojnė tė ndalohet ankorimi i anijeve. Qėllimi ishte qė i tėrė qyteti tė kalonte nė njė grevė urie masive", - vlerėson ish-kreu i SHIU-t pėr Flotėn. Nė datėn 17, atij i vjen informacion se nė Jug ėshtė pėrhapur njė hartė e Vorioepirit. "Njė hartė e tillė mė vjen nga vartėsit e mi nė dorė po atė ditė. Raportoj lart. Po nė kėtė datė hidhet ideja e rrėzimit tė qeverisė", - vijon mė tej ai rrėfimin e tij.

Manipulimi politik i opozitės


Kolonel Koliqi kujton se nė datėn 18, njė grup studentėsh nga Universiteti i Vlorės takon kryeparlamentarin, Pjetėr Arbnorin. Data 19 studentėt takohen me presidentin Berisha. Skafet nė kėtė datė ishin nė kulmin e tyre, duke nxjerrė miliona. Nė krye tė komisariatit, nga turmat vihet njė "shef" me mbiemrin "Kordha." Rreth orės 11 organizohet njė miting tek Prefektura. Skėnder Gjinushi i drejtohet ndėr tė tjera turmės: "Studentėt kanė vajtur tek Arbnori, tek ai mefsha. Ata kanė shkuar tek maloku, por ne do ta rrėzojmė atė qoftė edhe me armė. Do ta marrim zvarrė." Nė kėtė ēast nga turma del njė djalė me maskė, i cili imiton Arbnorin: "Le ta bajnė vlonjatėt Vlorė-Skelė e Skelė-Vlorė, se mirė u ban!" Aty dėgjohet edhe parrulla "Poshtė parlamenti"! Hartat e Vorioepirit tė shpėrndara nėpėr qytet ndėrkaq kishin irrituar popullin, megjithė pakėnaqėsinė e pėrgjithshme kundėr shtetit pėr firmat piramidale. Njėri nga turma thėrret: "Nuk jemi me grekėt. Poshtė Shqipėria. Rroftė Italia. Vlora, qytet italian." Ky zė nuk pėrkrahet nga turma. Unė nė kėtė ēast isha tek vendi, ku mė parė kishte qenė pėrmendorja e Hysni Kapos. Ēudia mė e madhe ishte se kėto fjalė u duartrokitėn nga Gjinushi, Ceka dhe tė tjerėt nė tribunė. Ndėrkaq vendoset, qė tė hyhet nė grevė urie. Hyjnė nė sallė, ndėrsa tė tjerėt shpėrndahen. Pas kėsaj unė shkoj nė port. Mė kishte ardhur informacion qė Komiteti i Shpėtimit Publik ishte drejtuar pėr atje. Ata urdhėrojnė tė mbyllet porti. Ia bėj me shenjė oficerit tė shėrbimit, qė ta mbyllė dhe ai zbaton atė, qė unė i them me shenjė. Kthehem. Shikoj se nė vendin ku ishin futur studentėt nė grevė kishin dalė 20 persona tė armatosur. Nė qytet shfaqen fytyra tė reja. Ishin tė veshur keq dhe tė vrarė nė fytyrė. Mė vijnė tė dhėna se shumica e tyre ishin nga fshati Lumė-Vlorė dhe nga fshatrat pėrreth, tė gjithė tė armatosur. Ata filluan tė flinin nėpėr bunkerė dhe shanin qeverinė dhe Berishėn pėr gjendjen nė tė cilėn ndodheshin. Nervat e tyre ishin tė tendosura pėr shkak se ishin tė pangrėnė, kishin ftohtė dhe flinin jashtė. Drejtohem pėr nė godinėn e SHIK-ut. Ngjitur me tė ndodhet vila e njė politikani tė njohur. Aty shoh tre motoskafė tė bėrė gati pėr gjendje pune. Nė atė vilė po bėheshin mbledhjet e Shtabit tė "Luftės." Plani i Zonės sė Parė Operative pėrpilohet nė datėn 22. Ai pėrfshinte "ēlirimin" e qyteteve Tepelenė-Gjirokastėr-Vlorė-Pėrmet-Sarandė. Nė atė vilė instalohet njė radiotransmetuese e blerė me njė vlerė prej 26 mijė dollarė. Njėri nga informatorėt tanė mė tregoi njė fotokopje tė faturės.
Data 22 shkurt. Nė qytet ndihej qė po fillonte uria, e cila kishte treguar shenjat e para qė nė datėn 16 dhe 17. Lajmėroj Zhulalin pėr tė hapur portin. Ai nė fillim mė thotė "po", pastaj nuk mė del mė nė telefon. Deti ishte 9 ballė. Pavarėsisht nga kjo, kapiteni italian i anijes nė Brindizi mė thotė nė shqip se do tė nisej. Nuk kalon shumė kohė dhe mua mė vjen sinjali se trageti kthehet nė Durrės.
Nė orėn 7 e 30, turma mblidhet pėrpara prefekturės, por nuk vjen nė port. Trageti italian rrinte me motorė ndezur. Shkarkohen 14 trajlerė dhe 6 tragete tė tillė.
Po nė atė datė, Shefi i Shtabit tė pėrgjithshėm, gjeneral Sheme Kosova, heq gatishmėrinė e reparteve ushtarake nė tė gjithė vendin. Asnjė kapter nuk mund tė vepronte kėshtu, e jo mė njė gjeneral. Tė gjitha repartet ku ushtarakėt ikėn, digjen dhe vidhen. Nė tė tjerat, jo.

Kush e ngriti flamurin grek nė Himarė?

-vijon
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė