Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-12-06, 15:48   #54
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ēfarė solli 2006-a nė shkencė dhe teknologji?

Gjatė 25 vjetėve tė ardhshėm pritet qė Sida tė jetė njė ndėr 3 shkaktarėt kryesorė tė vdekjeve nė botė. Ky parashikim i zymtė vjen nga shkencėtarė nė Organizatėn Botėrore tė Shėndetėsisė. Klimatologėt bėjnė parashikime edhe mė tė zymta pėr ndikimin qė pritet tė ketė rritja e temperaturės nė planetin tonė. njė vėshtrim arritjeve kryesore nė mjekėsi dhe shkencė gjatė vitit 2006.
Kohėt e fundit epidemiologėt thanė se do tė bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė pėr tė financuar programet e mjekimit nėse nuk ulet numrin e infektimeve tė reja me virusin HIV. 25 milion vetė kanė vdekur nga kjo sėmundje. 39 milion tė tjerė jetojnė aktualisht me Hiv ose me Sidė. Zyrtarėt e shėndetėsisė theksojnė zbatimin e praktikave seksuale qė shmangin infektimet, si pėrdorimin e profilaktikėve.
Nė vitin 2006 Organizata Botėrore e Shėndetėsisė anuloi njė vendim qė pat marrė vite mė parė dhe futi pėrsėri nė pėrdorim pesticidin DDT pėr tė spėrkatur ambjentet e banimit kundėr mushkonjave qė pėrhapin malarjen. DDT u pat ndaluar si pesticid bujqėsor pėr 30 vjet pasi dyshohej se rriste rrezikun pėr kancer. Megjithatė zyrtarėt e shėndetėsisė mendojnė se varianti i ri i kėtij produkti nuk ėshtė i rrezikshėm pėr njerėzit.
Gjatė 2006-s pati njė shqetėsim nė rritje pėr pėrhapjen e gripit tė shpendėve tek njerėzit, dhe nė veēanti shqetėsime se virusi H5N1 mund tė fillonte tė transmetohej nga njė njeri tek tjetri. Shkencėtarėt po pėrpiqen tani tė prodhojnė njė vaksinė kundėr tij.
Nė pėrfundim tė 2006-s zyrtarė tė shėndetėsisė nė Kombet e Bashkuara bėnė thirrje pėr shpėrndarjen e njė vaksine tė re me kosto tė ulėt kundėr virusit HPV i cili shkakton 70 pėr qind tė rasteve tė kancerit nė qafėn e mitrės. Ky lloj renditet nė vend tė dytė nė kanceret mė tė ndeshura tek gratė. Mbipesha doli nė skenė si shqetėsim global. Pėr kėtė u fajėsua mėnyra sedentare e jetesės dhe ushqimet me pėrqėndrim tė lartė yndyre dhe sheqeri. Por u ngrit gjithashtu edhe shqetėsimi pėr prirjen e rrezikshme pėr humbje peshe nė industrinė e modės.
Nė fushėn e kėrkimeve mjekėsore gjatė 2006 ishin nė qendėr tė vėmendjes kėrkimet me qeliza embrionale. Presidenti Bush vuri veton pėr tė mos lejuar pėrdorimin e fondeve federale pėr kėrkime nė Shtetet e Bashkuara. Ndėrsa nė Korenė e Jugut njė shkencėtar u diskretitua pasi kishte pretenduar suksese tė paqena. Megjithatė kėrkimet vazhdojnė nė mbarė botėn.
Nė vitin 2006 sinjale shqetėsuese pėr ngrohjen globale tėrhoqėn vėmendje ndėrkombėtare. Zbulime se si Poli i Veriut ashtu edhe ai i Jugut po shkrijnė i shtangėn shkencėtarėt. Njė studim afat-gjatė arriti nė pėrfundimin se Groenlanda kishte humbur 100 miliardė tonė akull nga viti 2003 deri nė vitin 2005.
Rritja e ēmimeve tė karburantit ndihmoi qė burimet alternative tė energjisė, si era dhe energjia diellore tė bėheshin sektorėt energjetikė me rritjen mė tė madhe nė Shtetet e Bashkuara.
Nė fillim tė vitit 2006, u shėnua njė zbulim i rėndėsishėm arkeologjik. Nė Luginėn e Mbretėrve nė Egjipt u zbulua njė varr 3 mijė vjeēar. Nė shtator shkencėtarėt njoftuan se kishin zbuluar skeletin e njė paraardhėsi tė njeriut qė ka jetuar 3 milion vjet mė parė.
Nasa rifilloi nė 2006-n udhėtimet nė hapėsirė pėr zgjerimin e Stacionit Orbital Ndėrkombėtar. Sondat planetare zbuluan nė Mars gjurmė se ka pasur rrjedha uji. Njė tjetėr sondė dėrgoi nė Tokė pamje mahnitėse tė Saturnit dhe unazave tė tij. Ndėrsa nė gusht, njė konferencė e astronautėve i hoqi Plutonit statusin e planetit, megjithatė Nasa nuk e ka braktisur atė, pasi do tė dėrgojė atje njė sondė qė arrin nė vitin 2015. Ndėrkohė Nasa njoftoi se ka nė plan tė fillojė punėn pėr prodhimin e flotės sė re tė anijeve tė hapėsirės dhe pėr ndėrtimin e njė stacioni ndėrkombėtar nė Hėnė brenda vitit 2020. //rd//
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė