Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-01-10, 15:43   #8
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Parandalimi I Dhunės Nė Shkollė

Nadie Ahmeti

Perdorimi i dhunes ndaj nxenesve nga ana e mesimdhenesve ne shkollat e Kosoves eshte i pranishem ne format fizike dhe psikike. Keshtu thone perfaqesues te organizatave qe merren me te drejtat e femijeve si dhe vete nxenesit. Flamuri, nxenes ne klasen e dhjete ne gjimnazin "Sami Frasheri", pohon se edhe pse vete nuk ka qene viktime e dhunes fizike, ka perjetuar dhune psikike nga ana e mesimdhenesve.

Megjithate, ai shprehet se ka degjuar edhe per raste te dhunes fizike. "Une nuk kam qene viktime e dhunes, mirepo kam qene viktime e kercenimeve te ndryshme te arsimtareve dhe profesoreve ne shkollen fillore, te cilet jane kercenuar si me kercenime per dhune, po ashtu edhe me kercenime psikike, duke i ofenduar nxenesit. Raste konkrete per perdorim te dhunes, kam degjuar qe ka, por vete nuk kam qene", thote Flamuri.

Edhe gjimnazisti tjeter, Armend Ibrahimi, pohon se ekziston perdorimi i dhunes neper shkolla. "Vete fakti se jetojme ne nje bote me dhune, domethene se ka dhune edhe neper shkolla. Ndoshta nuk ka dhune fizike, por dhune psikike po. Nuk ka dhune vetem te nxenesit, por dhune ka edhe prej nxenesve ndaj profesoreve. Dhuna eshte e pranishme, edhe asnjehere nuk do te zhduket ne ate se nuk do te kete dhune, sepse cdo here deshirat, qellimet na shtyjne te bejme gjera te tilla", shprehet nxenesi Armend Ibrahimi.

Edhe perfaqesues te Fondit Nderkombetar per Femije te Kombeve te Bashkuara, pohojne pranine e dhunes fizike dhe psikike neper shkollat fillore dhe te mesme ne gjithe territorin e Kosoves. Arbena Kuriu nga ky Fond, thote se ne Kosove edhe me tutje dhuna vazhdon te perdoret si mjet edukativ. Ajo, madje, thote se format e dhunes perdoren ne baze te moshes dhe gjinise. "Me shume se 20 per qind te femijeve, qe jane anketuar nga studimi i UNICEF-it, raportojne se ka lloje te ndryshme dhunes nga ana e arsimtareve. Dhunes fizike me se shumti i nenshtrohen djemte, kurse dhunes psikike vajzat. Femijet e moshave me te uleta i nenshtrohen dhunes fizike, kurse femijet e shkolles se mesme i nenshtrohen dhunes psikike, fyerjeve te ndryshme, poshterimeve dhe keshtu me radhe"shprehet Kuriu.

Qe dhuna psikike perdoret me teper te vajzat, tregon edhe Vlera Jusufi, nxenese ne Gjimnazin" Sami Frasheri". Vlera shpjegon edhe arsyen e perdorimit te kesaj dhune: "Kjo ndodh ndoshta per arsye se ekziston nje numer shume i madh i nxenesve neper klasa; nje diskutim i perhershem, do te thote nje zhurme, e cila nuk largohet, qe ne nje menyre, i acaron arsimtaret ose mesuesit. Ata nuk deshirojne qe femijet t'i ndeshkojne fizikisht, keshtu qe u thone ndonje fjale qe per ta eshte nje denim psikik".

Perdorimi i dhunes, e cfaredo lloji qofte ajo, nga ana e mesimdhenesve ndaj nxenesve eshte shkelja me e rende e te drejtave te femijeve, thote Ali Bajgora, udheheqes i Qendres per te Drejtat e Femijeve ne Prishtine. Ai thote se arsimtaret, duhet te gjejne menyra te tjera per zgjidhjen e problemeve eventuale dhe jo permes perdorimit te dhunes. "Eshte nje ceshtje qe ka indikacione se ka prezence, po te pakten vleresimi yne si Qender per te Drejtat e femijeve, nga aktivitetet e perditshme qe kemi neper shkolla, rezulton me ate se shtrohet nje nevoje shume emergjente dhe shume serioze ne kuptim te parandalimit te kesaj dukurie", thekson Bajgora.

Ne baze te Ligjit mbi Arsimin fillor dhe te mesem, perdoruesit e dhunes sanksionohen me ligj dhe ndaj ketyre rasteve, sipas ligjit, duhet te ndermerren masa perkatese. Nderkaq, ne Strategjine dhe Planin Nacional te Veprimit per te Drejtat e Femijeve, thuhet se asnje forme e dhunes kunder femijeve nuk eshte e justifikueshme. Eshte qendrim qarte i institucioneve qeveritare, thuhet ne Strategji, se dhuna ne shkolla nuk duhet te tolerohet. RFE
__________________
Nuk kam firme, jam fukara

Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė