Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-11, 16:39   #9
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dhjetė arsyet e ndjenjės sė lodhjes!

Shkaku nr.1 :Gjumė i pamjaftueshėm

Kjo gjė ka efekte negative nė pėrqendrim dhe shėndet. Pėr adultet ėshtė e nevojshme tė paktėn 7- 8 orė gjumė ēdo natė.
E rėndėsishme ėshtė vendosja e njė programi tė rregullt pėr gjumin.
Njė kėshillė e thjeshtė, largoni Laptopin ,celularin apo televizorin nga dhoma juaj e gjumit.
Nėse kėto masa nuk sjellin ndonjė pėrmirėsim atėherė kėrkoni ndihmėn e mjekut specialist pėr ndonjė ērregullim tė gjumit.

Shkaku nr.2 :Apnea e gjumit

Nė disa raste, njerėzit mendojnė se flenė mjaftueshėm, por ata nuk janė tė vetėdijshėm se disa episode tė apnesė kanė shoqėruar gjumin e tyre.
Apnea e gjumit ėshtė ndėrprerje e shkurtėr e procesit tė frymėmarrjes gjatė natės.
Edhe pse gjatė kėtij episodi dikush mund tė zgjohet pėr disa ēaste,ai nuk ėshtė nė dijeni tė kėtij fenomeni. Si rezultat gjumi ėshtė i deprimuar edhe pse koha e kaluar nė shtrat ėshtė relativisht e gjatė.
Prej masave tė thjeshta qė mund tė ndėrmirren pėr tė evituar ose tė paktėn reduktuar episodet e apnesė, janė: rėnia nė peshė, lėnia e duhanit etj.

Shkaku nr.3 : ”Furnizim” i pamjaftueshėm

Ngrėnia e pakėt shkakton lodhje sikurse edhe ngrėnie e ushqimeve tė papėrshtatshme.
E rėndėsishme ėshtė marrja e njė diete tė balancuar duke plotėsuar kėrkesat e organizmit pėr glukozė pasi rėnia e nivelit tė glukozės nė gjak ėshtė shkaktuar e ndjenjės sė dobėsisė apo lodhjes, ėshtė i domosdoshem konsumimi i pėrditshėm i vaktit tė mėngjesitsi edheplotėsimii nevojave pėr glukozė e proteina nė ēdo vakt.
Ėshtė e pėlqyeshme tė konsumohen vakte tė vogla tė ndėrmjetme pėr tė mbajtur njė nivel bazik tė energjisė

Shkaku nr.4 : Anemia

Ėshtė njė nga shkaqet mė tė shpeshta tė dobėsisė tė gratė. Kjo vjen mė sė shumti nga humbja e gjakut menstrual qė shkakton njė deficit nė jonin e hekurit, gjė qė sjell njė ulje absolute tė rruazave tė kuqe qė shėrbejnė pėr transportin e oksigjenit nė inde.
Nė tė tilla raste ėshtė e rėndėsishme marrja e hekurit suplementar, konsumimi i ushqimeve tė pasura me hekur sikurse mishi, mėlēia , peshk, fasule, drithėra tė pasuruara etj.

Shkaku nr.5 : Depresioni

Depresioni nuk ėshtė thjesht njė ērregullim afektiv, por influencon edhe nė shumė simptoma fizike, si psh: lodhja,dhimbja e kokės, anoreksia.
Ndjesia e lodhjes dhe gjendja e rėndė psikologjike pėr mbi 2 javė duhet tė nxisė pėr njė konsultė me psikologun.

Shkaku nr.6 :Hipotiroidizmi

Tiroideja ėshtė njė gjėndėr endokrine me funksion kontrollin e metabolizmit.
Kur gjėndra ka nėnfuksion,personi do tė ndjejė dobėsi, lodhje si edhe do tė fillojė tė shtojė nė peshė.
Nėse nėpėrmjet dozimit tė hormoneve tė tiroides vėrehen nivele tė ulėta, ėshtė i nevojshėm zėvendėsimi terapeutik i hormoneve.

Shkaku nr.7 : Konsumi i tepruar i kafesė.

Kofeina nė doza tė reduktuara mund tė pėrmirėsojė koncentrimin dhe vigjilencėn.
Por kur konsumohet nė sasi tė madhe shkakton rritje tė ritmit tė zemrės, rritjen e presionit tė gjakut, nervozizėm, lodhje etj.
Zgjidhja ėshtė, reduktimi gradual i konsumit tė kafesė, ēajit, ēokollatės, dhe ēdo medikamenti qė pėrmban kofeinė. Lėnia e menjėherėshme e konsumit tė kėtyre produkteve mund tė shkaktojė simptoma tė tėrheqjes [abstinencės]dhe rritje tė ndjenjės sė lodhjes.

Shkaku nr.8: Infeksionet e fshehta urinare

Shpesh herė simptomae vetme e njė infeksioni urinar ėshtė lodhja. Bėrja e njė testi urinar konfirmon infeksionin
Me pėrdorimin e antibiotikėve zakonisht fshihet edhe lodhja

Shkaku nr.9: Diabeti

Tek diabetikėt, edhe pse konsumimi i ushqimit ėshtė i mjaftueshėm glukoza nuk arrin deri nė brendėsi tė qelizės ku do tė konvertohet nė energji, dhe kėshtu organizmi do ndjejė lodhje dhe dobėsi. Nėse ndjesia e lodhjes persiston nė mėnyrė tė pashpjegueshme, ėshtė e arsyeshme dozimi i glukozės nė gjak.
Nė trajtimin e diabetit pėrfshihet:ndryshimii stilit tė jetesės, dieta, ushtrime fizike, terapia me insulinė etj.

Shkaku nr.10 : Dehidrimi

Lodhja mund tė jetė shenja e parė e dehidrimit.
I rekomandueshėm ėshtė konsumimi i tė paktėn 2 gotave ujė nė orė sidomos gjatė stinės sė nxehtė ose gjatė njė aktiviteti fizik.
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė