Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-12-05, 08:32   #12
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Veshtrim

Anton Ēetta shėroi plagėn tonė mė tė madhe kombėtare

Ėshtė mirė qė pėrmendorja e kėtij veprimtari, atdhetari e patrioti tė
ngritet nė ndonjė vend meritor, nė qendėr tė Prishtinės. Ose para Institutit
Albanologjik, ku edhe ka punuar. Kėshtu do t'i bėhej atij njė respekt pėr
atė qė ka bėrė nė jetė.

Rrok BERISHA
[email protected]

Nė luftėn e madhe tė shtyrjes me bėrryla, qė po bėjnė liderėt e Kosovės se
kush po mund pozicionohet mė mirė, dhe nė kohėn kur garohet pėr tė
mbushur bagazh sa ma tė madh tė "meritave" pėr tė gjitha kėto qė i kemi, nė
fund tė kėtij viti ndjeva nevojė tė madhe tė pėrkujtoj njė njeri tė
ēmuar tė tė gjitha fushave, e nė veēanti tė humanizmit dhe tė bashkimit,
urtakun profesor Anton Ēetta.

I qetė, gjithnjė buzagaz e qė rrudhat e ballit ia shtonin krenarinė. I urtė e gojėmjaltė, i afėrt dhe i kuptueshėm pėr tė gjithė e nga tė gjithė. shok e mik, qė pėr ēdo njerin gjente vend qė tė jetė i barabartė nė sofrėn e pėrbashkėt shqiptare, duke mos ia mohuar askujt rolin e kontributin.

Profesor Antoni ishte ai qė mė kohė kishte kuptuar realitetin se nė ēfarė situate gjendeshin shqiptarėt nė ish-Jugosllavi, dhe nevojėn pėr tė shpėtuar kombin e vet nga e keqja mė e madhe e kohės, por edhe nga plaga e rendė qė pėr ditė e mė shumė zgjerohej e shkaktonte dhembje e lot -hakmarrja. Angazhimi i profesor Anton Ēettės pėr ta shėruar kėtė plagė tė rėndė qė dita- ditės shkatėrronte qenien tonė kombėtare.

Ai kėtė e ndjente si obligim prej njė intelektuali, studiusi dhe
atdhetari, duke mos kursyer asgjė nga vetvetja. Angazhimi i profesor
Antonit nė kėtė fushė, qė kishte sa karakter human aq edhe patriotik, ia
kishte shtruar vetes pėr obligim e kurrsesi pėr tė bėrė karrierė pėr t'u
ekspozuar.

Pos shumė veprave me rėndėsi tė madhe pėr kulturėn tonė, dhe
kontributit nė arsim, Anton Ēetta i doli nė ndihmė popullit tė vet atėherė
kur e kishte mė sė vėshtiri. Kur Kosova u ripushtua me tanke nga Serbia.
Profesor Antoni e kuptoi nevojėn se shqiptarėt duhej tė bėheshin sa mė
unikė.

Dhe tė mos e mbronte shqiptari shpinėn nga shqiptari, por tė
bashkoheshin nė njė front tė pėrbashkėt kundėr armikut shekullor. Pajtimi
duhej tė bėhej me falje. Pra, duhet ērrėnjosur hakmarra. Shi pėr ketė,
profesor Anton Ēetta i pari e pėrkrahu njė grup studentėsh nga Peja, me
nė krye Nurie Zekajn.

Atėherė filloi aksioni mė i madh patriotik e humanitar: pajtimi i gjaqeve dhe ngatėrresave nė Kosovė. Krahas profesor Anton Ēettės ishin edhe shumė intelektualė e prijės fetarė, si profesor Zekerija Cana, Don Lush Gjergji, Hoxhė Kokruku-Kosova, Kajtaz Reci, Xhevat Kryeziu, etj. Kjo ishte arma mė e madhe kundėr pushtuesit serb. Qe nga kjo kohė edhe filloi mobilizimi i pėrgjithshėm kombėtar nė luftė kundėr Serbisė.

Me pajtimin e gjaqeve, rrėnjosjen e hakmarrjes fituan tė gjithė nė Kosovė.
Me kėtė edhe u bė bashkimi kombėtar. Ishte ky sinjal edhe pėr Serbinė se
shqiptarėt e Kosovės kurrė nuk do tė pajtohen me robėrinė. Pas pranverės sė
madhe tė pajtimit tė prirė nga profesor Anton Ēeta, sipas veprimtarit tė
kohės Tadej Rodiqi, nė Kosovė kanė rėnė pėr 70 pėr qind veprat penale.

Pra, Kosova po pėrgatitej pėr ta luftuar armikun. Dhe tė gjithė ata qė deri
nė atė kohė ishin tė hasmuar mes vete, dhanė besėn pėr pajtim, qė ishte edhe njė pajtim kombėtar dhe luftė pėr liri. Vepra e profesor Anton Ēetės ėshtė e qėndrueshme po aq sa ėshtė edhe ky popull.

Sepse ai ishte njė fanar qė nė errėsirėn e kohės shndėrriti rrugėn drejt sė vėrtetės, drejt bashkimit tė shqiptarėve nė realizimin e synimeve tė tyre shekullore. Veprės sė profesor Anton Ēettės duhet dhėnė hapėsirė dhe publicitet mė i madh. Ėshtė mirė qė pėrmendorja e kėtij veprimtari ,atdhetari e patrioti tė ngritet nė ndonjė vend meritor, nė qendėr tė Prishtinės. Ose para Institutit Albanologjik, ku edhe ka punuar. Kėshtu do t'i bėhej atij njė respekt pėr atė qė ka bėrė nė jetė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė