Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-10-12, 17:09   #96
Bona-us
 
Avatari i Bona-us
 
Anėtarėsuar: 05-09-12
Postime: 664
Bona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėmBona-us i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Charles Baudelaire - Spleen de Paris


Ideali dhe realiteti


Pata njohur njė farė Benedikta, njė vajzė ēamarroke nė sytė e sė cilės shihja gjithmonė vetėm madhėshti, bukuri, lavdi e gjithēka qė mund tė merret si e pavdekshme. Njė vajzė e cila ngado qė shkonte, rrezatonte e shpėrndante, njė atmosferė plot Ideale. Por ajo krijesė e mrekullueshme, ish shumė e bukur pėr tė jetuar gjatė. Ajo, vdiq para ca ditėsh, jo shumė kohė pasi isha njohur me tė. Dhe e varrosa me duart e mia, pikėrisht nė njė ditė pranvere qė sa kish nisur tė shpėrndante, erėrat e saj tė mira... Po, isha unė qė e futa nė dhč, tė mbyllur e tė parfumuar si nė arkėzat e Indisė ! E, ndėrkohė qė isha ulur pranė saj e sytė i kisha ngulur nė vendin ku prehej thesari im, prej dheut endč tė freskėt, pashė tė delte njė krijesė e vockėl e cila ngjante si dy pika uji me tė zgjedhurėn e zemrės sime. Ajo u shfaq para meje dhe me foli me njė zė tė ēuditshėm, arrogant e plot qesėndi: - A s'po mė njeh?... Jam unė !... Unė, Benedikta e vėrtetė! Jam unė ajo vashėza e pacipė ! U ringjalla pėr tė ndėshkuar marrinė e verbimin tėnd e, qė ti, paskėtaj, tė mė duash pafundėsisht !... E, unė, plot zemėrim, iu zbraza: - Oh, jo ! Jo! Jo ! S'eshte e vėrtetė ! Dhe, pėr tė shprehur edhe mė tepėr pakėnaqėsinė e refuzimin tim, pėrplasa kėmbėn mbi dhč aq fort sa qė ajo krijesė e frikshme, u fut edhe mė thellė nė baltėn e varrit endč tė freskėt, duke renė brenda si ujku nė ēark e duke mbetur pėrjetė, nė atė qė ishte ndofta: Varri i Idealit ...
Bona-us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė