Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-01-13, 14:22   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Qenie te padukshme!!

Demonėt negativė nė rrafshin e Kosovės


Rozafa Berisha

Nė etnokulturėn e shumė popujve, pėrfshirė edhe shqiptarėt, vend tė rėndesishėm zė mitologjia. Mitologjia bėn pjesė nė format e lashta tė besimit, tė cilat janė percjellur veporijnė deri nė ditėt e sotme.Ajo ishte pėrftyrim nė format mė fantastike i gjithė botės reale .Konsiderohet si histori legjendare e hyjnive, gjysmėhyjnive dhe e heronjėve tė ndryshėm .Nė mitologji bėjnė pjesė edhe qenie tė tjera tė mbinatyrshme si pėrbindėshat,qenie kėto negative tė pėrfytyruara nė mėnyrė fantastike.

Mitet lindėn nė kohė shumė tė lashta ku njerėzit pėrmes legjendave pėrpiqeshin t’i shpjegonin dukuritė e natyrės dhe ato sociale dhe jetonjnė intenzivisht edhe sot e kėsaj dite.

Demonologjia si pjesė pėrbėrėse e saj ka datuar qė nė lashtėsi. Njeriu krijoi besime nė fuqi mbinjerėzore, tė cilat kishin ndikim nė fatin e tij. Nė besimin, e lashtė e cila konsiderohet animizmi (besimi nė shpirtin e ndarė nga trupi ) njeriu i ndau kėto krijesa nė shpirtėra tė mirė dhe shpirtėra tė kėqinj, varėsisht se cfarė u sillnin njerėzve.

Njeriu filloi tė besonte nė ekzistimin e fuqive mbinjerėzore dhe tė pėryftyronte qenie tė shpikura nė fantazinė e tij.

Kėto besime bestytni u krijuan dhe u rrėnjosen nė psikėn e njeriut me ndikimin e faktorėve tė ndryshėm ekonomikė dhe shoqėrorė nė tė cilėt jetoi.

Kjo ėshtė pjesė pėrbėrėse e evolucionit kulturor nėpėr tė cilin ka kaluar i gjithė njerėzimi pa pasur nevojė pėr huazime e kontakte mes vete , andaj edhe shumė nga figurat mitologjike janė pothuajse tė njejta.

Nė mitologjinė e lashtė popullore, por edhe nė pergjithėsi nė jetėn e njeriut, gjithmonė ka ekzistuar njė garė dhe luftė midis se mirės dhe sė keqes. Ky konfilkt ka lėnė gjurmė edhe nė jetėn e njeriut dhe nė fatin e tij, andaj krahas demoneve pozitive ekzistojnė edhe ato negative.

Fjala demon rrjedh nga fjala greke daimonion qė do tė thotė qenie hyjnore, zė hyjnor, zot i vogėl etj.Si tė gjithė popujt ashtu edhe popolli shqiptar ka demone tė mitologjisė qė kanė mbijetuar deri nė ditėt e sotme si gjurmė tė pashlyeshme tė periudhės sė paganzimit dhe si vazhdimėsi e mitologjisė ilire. Si mjet luftues kundėr demonėve negative, tė cilėt sillnin fatkeqėsi nė jetėn reale tė njerėzve ishte magjia, e cila konsiderohet si fryt i besimeve popullore. Mė vonė ajo do tė ndalohej nga religjionet monotesite, tė cilat e konsideronin si lidhje me demonė tė kėqinj me djajė etj.

Ndonėse kėto figura janė zbehur dukshėm, sidomos vitet e fundit me zhvillimin arsimor, kulturor e ekonomik tė popullisė, ende disa nga kėto krijesa fanitėse mė tė pėrhapura kujtohen plogshtė, veēmas nga pleqtė. Pothuajse secili fshat ka njė vend, varr, shpellė, mal apo dicka tė tillė, me tė cilėn lidhen tė gjitha legjendat dhe gojėdhėnat pėr figurat mitologjike.
Nė kėtė shkrim do tė analizoj disa nga demonėt negative mė tė pėrhapura nė rajonin e Rrafshit tė Kosovės dhe mė gjerė.

Disa nga demonėt mė tė pėrhapur

Kushedra -Njė nga demonėt mė tė pėrhapur ishte kushedra. Kjo figurė pėrpos nė trojet shqiptare ėshtė e pėrhapur pohtyajse nė tėrė botėn Sipas intervistuesve kushedra u pėrfytyrohet si njė gjarpėr i gjatė, i hollė me shumė krena. Ishte e zezė, kishte krahė dhe pamje tė shėmtuar dhe jetonte nė qiell. Ajo fshihej pas reve tė zeza. Kushedra ėshtė aq e fuqishme saqė i shterr burimet e ujit dhe i qan pėrmes kodrat .Kushedra kur tėrbohet nxjerr flakė tė madhe nga goja. Kur ngrysej qielli dhe binte shi fėmijėt nuk dilnin nė oborr, sepse kushedra dilte nė atė kohė.

Nė literaturė thuhet se diku kushedra paraftyrohet edhe si plakė, grua e thinjur trupmadhe. Kur veton e murumuron besohet se luftojnė dragoi me kushedren.

Dragoi –Ndonėse nė literaturė thuhet se dragoi ėshtė krijesė pozitive, kundėrshtar i kushedrės, i mirė pėr njerėzit pėr shkak se mund kushedrėn,sidomos kur ajo u zė diellin dhe hėnėn ,nė terren nuk njihej si i tillė, por vetėm si simbol i trimėrisė. Ai ka krahė dhe ėshtė i plotfuqishėm .Kur njė njeri ėshtė i shėndoshė, i fortė dhe trim, pėrdoret termi “i fortė si dragua”.

Fshatarėt kishin dėgjuar se po tė pihej ujė nga gropa,e cila formohej nga thundra e lopės gjatė ecjes sė saj, atėherė ai njeri do tė shndėrrohej nė dragua dhe do tė fluturonte.

Shėnuam edhe kėtė tregim pėr dragoin. Nė Rrafshin e Kosovės dragoin lidhej me nje pėrrallė apo tregim qė bėnte fjalė pėr njė vėlla e njė motėr tė qujtur Ali deh Fatė. Pas vdekjes sė nėnės njerka i dėbon nga shtėpia dhe ata drejtohen kah mali.Pas disa pėrpjekjeve pėr t’u kthyer e pėr tė qėndruar nė shtėpinė e tyre me babain dhe njerkėn, njerka i dėbon serish. Kur babai i dėrgon nė mal. Aliun e kaplon etja dhe kėrkon tė pijė ujė .

Motra e kėshillon tė mos pijė ujė nė fėrkamė kafshe, sepse do tė shnderrohej nė dragua, mirėpo ai nuk e dėgjon motrėn dhe pi ujė . Pastaj shndėrrohet nė dragua me krahe dhe fluturon. Pasi ka krahė i ndėrton motrės njė shtrat (strufull) nė plep e i sjell lesh delesh dhe e motra Fata punon me tjerr. Dragoi kishte madhėsinė e njė huti apo bukle.

Kallukanxhat -Njė figurė shumė popullore nė Kosovė. Ato ishin vajza apo gra qė jetonin pranė ‘rekave’, puseve apo lumenjėve. Kishin flokė tė gjatė dhe tė pakrehura, thonjė po ashtu tė gjatė, ishin tė shėmtuara dhe tė veshura me tė zeza.

Ato bėnin zhurmė sikur tė godisnin saqat.

Nė fshatin Gajrak-Malishevė besohej se nė mal ishte njė varr i njė nuseje i quajtur ‘Vorri i Midės’. Kur kallakanxhat zbrisnin nė fshat besohej se nusja e vdekur po bėnte ftesė. Ato vinin nė fshat natėn dhe merrnin fėmijėt.

Njė tregim tejtėr lidhur me kallakanxhat nė fshatin Lajthishtė tė Obiliqit thoshte se njė mullinxhi i vetėm ruante mullirin dhe papritmas dėgjoi zhurmat e kallakanxheve, sikur tė goditeshin dy saqa. Ai ishte frikėsuar, mirėpo kishtė thirrurr me zė te lartė (mos u tut jena unė, ti, ti , unė). Kur kishin dėgjuar kallukanxhat se janė katėr persona ishin larguar dhe mullinxhiu kishte shpėtuar nga to.


Zanat- Ashtu si kallanaxhat ato jetojnė pranė lumenjėve, ujėrave dhe burimeve, mirėpo pėrkundėr kėsaj ishin gra tė bukura me flokė tė gjata tė veshura me tė bardha. Ato dalin mbėmjeve dhe krehin flokėt pėrgjatė brigjeve tė lumit.Zanat kryesisht janė demone pozitive, mirėpo po t’i trazojė dikush ato i shitojnė. Ėshtė mjaft e pėrhapur thėnia ‘t’shitoftė zana!’.

Nė literaturė thuhet se zanat vishen me petka kombėtare tė krahinės ku rrijnė. Po ashtu, ato pėrpos te lumenjėt rrijnė edhe nė pyje, shpella e mrize. Ceket se ato diku kanė edhe flatra dhe mund tė fluturojnė, kur i trazon apo i fyen dhe madje mund tė bėhen shumė tė rrezikshme dhe u shkaktojnė sėmundje tė ndryshme psikike.

Bolla jeton nė livadhe, pyje tė shpeshta. Paraftyrohet si gjarpėr i madh – “sa prej ni mali nė malin tjetėr”. Ka kokė tė vogėl me flokė tė gjatė dhe trupin e trashė tė mbuluar me qime.Ka forcė tė madhe dhe i pėrpin njerėzit kur hyn nė mal. Nė fshatin Gajrak kur ndokush nga fshati humbte nė mal thuhej se e ka pėrbi bolla.

Ajo ishte shumė e madhe sa bllokonte rrugėn dhe rruga nuk mund tė kalohej. Nėse bollės i thuheshin fjalė tė mira apo i thuhej ‘dova e bollės’ ajo largohej.Bolla pėlqente dhe shkonte pas erės sė duhanit.Ajo njė herė kishte ndejkur njė fshatar 1 km e gjysmė deri sa ai kishte arritur brenda nė fshat dhe kishte takuar fshatarėt e tjerė ku tė gjithė ishin tmerruar nga pamja e saj. Por, bolla me tė parė mė shumė njerėz ishte larguar.

Lugati –Lugatin apo “dhompirin” nuk e kishte parė askush ai ishte shpirt i tė vdekurit qė dilte natėn. Njerėzit nuk i prenin thonjtė natėn, dhe kjo rekomandhej gjithmonė, sepse thuhej se po e bėre kėtė gabim “ qohesh lugat” apo ‘bohesh lugat’. Nė disa fshatra fshatra tė Rrafshit tė Kosovės si Miradi, Vragoli etj., thuhej se lugatėt natėn zgjoheshin nga varri dhe hidhnin valle, prandaj natėn askush nuk kalonte nga varret. Njė rast i tillė tė ketė ndoshur rėfehet edhe sot e kėsaj dite nė Vragoli.

Sipas literaturės, ėshtė “hije”me thonjė tė gjatė. Diku besohet se lugat ngrihet ndonjė njeri i ligė, tė cilin toka nuk e pranon dhe pas vdekjes zgjohet dhe vazhdon t’i trazojė njerėzit nė tokė. Mė parė besohej se lugetėt shkaktonin zėnien e hėnės, andaj njerėzit edhe shtijnė me armė kur ajo zihet.

Dreqi -Emrin e tij nuk e pėrmendin, sepse po ta dėgjojė do tė vijė, andaj e quanin ‘koftė largu’ apo ‘laneti’. Zakonsiht qėndronte nėn ura. Dreqi poashtu vinte nė formė njeriu, hynte nė shtėpi, nė oda, mirėpo kur shihte ndonjė amulete (bisht ujku, brinjė kafshėsh, tespi,hajmali) si mjete mbrotjėse kundėr tij, ai zhdukej papritmas.

Shtriga- Ajo paraftyrohej si njė plakė e shėmtuar e veshur me tė zeza Ishtė e dobėt, e kėrrysur me hundė tė zgjatur, me dhėmbė tė rrallė e tė prishur dhe u bėnte keq njerėzve sidomos fėmijėve. Ato jetonin nė shtėpi tė vjetra e boshe. Hudhra ka qenė masė mbrojtėse ndaj shtrigave.Hudhrat viheshin nė mur mbi kokat e foshnjeve pasi aroma e tyre i mbronte nga ato.

Shtriga ėshtė figurė qėndore e mitologjisė nė tėrė Europėn. Sipas literaturės ajo ka aftėsinė pėr t’u zvogėluar dhe hyn pėr vrimė tė derės duke ua ngrėnė zemrėn foshnjave. Ajo fluturon natėn duke i hipur bishtit tė fshesės apo ndonjė shpendi.

Pėrfundimi

Prore kur flitet pėr demonėt mendohet pėr figura mitologjike, tė cilat u bėjnė keq njerėzve.Tė tilla vazhdojnė tė jetojnė ende tek njerėzit e gjeneratave tė vjetra tė Rrafshit tė Kosovės.Ka shumė tregime pėr ballafaqimin e njerėzve me kėto figura, porse pothuajse gjithėherė njerėzit kanė arritur t’u shpėtojnė duke bartur me vete frikėn dhe ankthin pėr dukjen dhe ekzistencen e tyre.Natyrisht, mund tė pėrfunduhet qė demonet janė vėnė nė funksione sociale duke shėrbyer si figura frikėsuese dhe parandaluese pėr tė qenė tė kujdesshėm nė raste tė veēanta si nė mjegull, natėn, nė pyje ku mund tė kanoset ndonjė rrezik etj.

Tek tė rinjtė vėrehet qė kėto figura mitologjke janė fare pak tė njohura dhe ato vijnė mė shume si rrėfime tė sė kaluarės .Jeta urbane pothuajse ka humbur kuptimin burimor tė tyre si krijesa qė mund ‘tė takohen’ edhe sot e kėsaj dite . Demonėt negativė nė jetėn urbane dhe moderne nė njė mėnyrė mund tė jenė zėvendėsuar me fenomonet negative tė jetės bashkekohore dhe frikė nga ballafaqimi me tekonolgjitė moderne .Por, nė shumė vende nė botė ku kanė lindur kėto legjenda me demonė janė shndėrruar nė pika turistke dhe shftyėozhen mjaft mirė pėr turizėm kulturor, siē ėshtė rasti i Kėshtjellės sė Drakulės nė Rumani, kėshtjellave nė Skoci etj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė