Zyrtare: Shaqiri nėnshkruan me Bayern Munichun
Bayern Munich pėrmes njė deklarate tė publikuar nė faqen zyrtare ka zbuluar se ka kompletuar transferimin e shqiptarit Xherdan Shaqiri nga Baseli pėr njė shumė tė pazbuluar.
Kosovari me nėnshtetėsi zvicerane ka nėnshkruar kontratė katėrvjeēare me gjigantin gjerman dhe do ti bashkohet klubit tė ri pas fundit tė sezonit.
20-vjeēari kishte udhėtuar nė Gjermani nė herėt gjatė javės pėr tiu nėnshtruar testeve mjekėsore dhe anėsori sot ka nėnshkruar marrėveshje deri nė qershor tė vitit 2016.
Ne jemi shumė tė kėnaqur qė kemi arritur tė nėnshkruajmė me njė prej tė rinjve mė tė njohur nė Evropė nė Xherdan Shaqirin, ka komentuar drejtori sportiv i Bayernit, Christian Nerlinger.
Shaqiri ėshtė produkt i akademisė sė tė rinjve tė Baselit dhe ėshtė shndėrruar nė njė lojtar kyē pėr klubin zviceran qė kur kishte bėrė debutimin zyrtar nė korrik tė vitit 2009.
Anėsori do tė ketė rastin tė luajė kundėr klubit tė tij tė ri dy herė nė dy javėt e ardhshme, pasi skuadra e tij aktuale, Basel, ėshtė caktuar tė pėrballet pikėrisht me Bayernin nė 1/8-tėn e finales sė Ligės sė Kampionėve.