Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-10-11, 19:01   #31
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Helena Kadare: Tradhtia e Ismailit dhe ndėrhyrja e Sabri Godos pėr pajtim



Njė histori e jashtėzakonshme dashurie, e cila jetoi mė shumė pėr hir tė saj. Studentja e letėrsisė e deshi pa kushte shkrimtarin e ri, tė shkolluar nė Moskė. Pavarėsisht listės sė tė dashurave leshverdha, qėndrimit tė ftohtė ndaj prindėrve saj, dhe tej gjithė traditave, tradhtive tė mėvonshme dhe andrallave qė do t’i hapte gjenia e tij.





Helena, e vetme kundėr botės, pėr dashurinė


Pėrmes kujtimeve tė saj ajo konfirmoi bindjen e tė gjithėve, se ata nuk ishin njė ēift i zakonshėm… Jo vetėm se ai ėshtė njė shkrimtar i madh… Edhe detajet mė tė imėta e bėjnė njė histori tė pa tė dytė. E vėshtirė ta mendosh se mund tė hapet goja e tė zėrė gjumi teksa e lexon, siē mund tė ndodhė rėndom duke shfletuar libra me kujtime, plot elozhe pėr veten, pėr bashkėshortin, pwr familjen e ngritur dhe intelektuale, njerėzit e afėrt… Jo! Libri i Helena Kadaresė, “Kohė e pamjaftueshme”, i sapo dalė nė libraritė e Tiranės nga shtėpia botuese “Onufri”, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me librat e rėndomtė me kujtime. Nuk mund tė jetė i tillė, sepse historia e ēiftit Kadare, e gjirokastritit tė ri, tė sapo kthyer nga Moska, qw do tw bwhej shkrimtari mw i madh shqiptar, dhe studentes sė letėrsisė me origjinė nga Fieri ėshtė nga ato qė tė mbajnė peng. Ndonėse, duhet thėnė njė libėr qė i kalon 700 faqet ėshtė gati i “frikshėm”… Ishin fillimvitet ’60 dhe skema e lidhjeve tė asaj kohe ishte: njė njohje, fejesė dhe mė tej martesa, pa dyshim… Ashtu si edhe dėshironin prindėrit e Helenes, tė cilėt
qysh se ishte maturante e fejuan me njė inxhinier, tė cilin ajo nuk e donte. E si mund ta donte, kur kishte mėsuar pėrmendėsh letrėn qė shkrimtari i ri Ismail Kadare i kishte dėrguar nga Moska? Ajo dashuri platonike do tė mjaftonte qė ajo t’i jepte fund fejesės, pavarėsisht kėrcėnimeve. Ēka do vijonte mė pas, nuk do tė ishte fare e thjeshtė. Sepse Ismaili, apo Is siē i thotė ajo, nuk ishte njė njeri i thjeshtė. Pėrveēse i dukej gati indiferent, arrogant, vitet e studimeve tė tij nė Moskė tė mbushura plot emra vajzash tė huaja Ljuba, Ana, Svjeta, Llora, Zhana…, i dukeshin gati tė pamoralshme njė vajze tė rritur nė njė familje ku “njeriu pwr njw nder rron”. Por duket se asgjė nuk mund ta ndalte vajzėn e re, as sherri me familjen, as largimi nga shkolla, as pritja e ftohtė e familjes sė atij, e cila i dukej tėrėsisht e ēuditshme, as fjalėt e kėqija, as xhelozitė… Me njė dasmė jo tw zakontw, ku merrnin pjesė gjithė shkrimtarėt e Tiranės, ata u martuan nė 22 tetor tė vitit 1963. Por kėto do tė ishin vetėm peripecitė e paramartesės. Si tė mos mjaftonin andrallat e vazhdueshme me pushtetin, ndalimet e librave, mbledhjet, pleniumet, netėt pa gjumė e gjithė ankth e nervozizėm, Ismaili vazhdonte tė ishte i lakmuar nga femrat dhe Helena nuk nuk mund tė mos bėhej xheloze, nuk mund t’i shpėtonin shkėmbimet e vėshtrimeve, pwr tw mos folur pwr ato raste kur Is e tepronte vwrtetw… Pas 48 vitesh martesė Helena vazhdon tė jetė ajo gruaja e fortė, qė nuk u lodh asnjėherė nga njė burrė sa i jashtėzakonshėm, aq edhe i vėshtirė….

Meri L. Mė shoqėroi me vendosmėri deri te dera e apartamentit. Ishte nė katin e dytė. Me dorė tė pasigurt i rashė ziles. U dėgjuan hapat e tij, pastaj dera u hap.
Ndryshe nga gjallėrimi qė kishte treguar nė telefon, Is se si m’u duk. Jo i gėzuar. Ishte i parruar.
Mė ftoi nė dhomėn pėrbri. M’u duk i pavėmendshėm dhe fytyra e parruar ia shtonte ngrysjen dhe mosvėmendjen. Mė tha tė ulesha nė njė kolltuk ngjyrė vishnje, ndėrsa vetė u ul nė shtrat. Ai mė ofroi cigare dhe, ndonėse unė nė atė kohė nuk e pija, e mora. Ndihesha si e hipnotizuar.
-Tė kam premtuar se do tė shfaq ca filma, tha ai, herėn tjetėr do ta mbaj fjalėn.
Biseda mezi lidhej dhe heshtja ishte e gjatė. Ashtu gjysmė shtrirė, siē po rrinte nė shtrat, mė shikonte nė njė mėnyrė tė ēuditshme. Pastaj mė tha tė afroja kolltukun.
Bėra siē mė tha pa e hequr atė cigare nga dora, edhe pse mė shkaktonte njė marramendje tė frikshme. Pa thėnė asgjė, ai zgjati dorėn, mori dorėn time tė lirė dhe ma vuri te qafa e tij.
Unė e humba fare. Njė zė i brendshėm mė thoshte se duhej tė bėja diēka, sidoqoftė. S’kisha parė e as lexuar gjėkundi qė prekja midis njė djali e njė vajze tė niste kėshtu.
Ai vazhdonte tė pinte cigaren e vet sikur unė tė mos isha aty. Atėherė, instinktivisht nisa t’ia pėrkėdhel flokėt te qafa. Ai zgjati dorėn e lirė, mė tėrhoqi lehtė nga gėrsheti dhe mė puthi nė buzė qetėsisht.
-Mė puth dhe ti, tha me zė fare tė ulėt.
Unė e putha.

Gjithēka ishte si nė ėndėrr. Ai vazhdonte tė rrinte gjysmė shtrirė, kurse unė, pėr shkak tė lartėsisė sė kolltukut, isha gjithmonė sipėr kokės sė tij.
Jashtė po ngrysej.
-Kur e ke provuar pėr herė tė parė dashurinė?- mė pyeti.
Unė shtanga. S’dija ē’t'i pėrgjigjesha. Pyetja m’u duk edhe e vėshtirė, edhe e pamundur pa pėrgjigje. Desha t’i them: kam pasur ca dashuri kalimtare, por i pari, i vėrteti, je ti. Mirėpo, ai e kishte fjalėn pėr tjetėr gjė.
-Desha tė them, kur ke bėrė dashuri pėr herė tė parė…
Unė u skuqa deri nė rrėzė tė flokėve. Ngrita supet dhe ai pėr herė tė parė m’u duk kureshtar.
-Si? Nuk e mban mend? – tha.
Unė vazhdova tė ngre supet dhe diēka belbėzova.
-Ēfarė? Ēfarė?- ia bėri
Po ti ke qenė edhe e fejuar.
Unė vazhdova tė ngre supet.
-Domethėnė, ti qenke e virgjėr…
E kisha menduar se do tė vinte njė ēast qė ai tė merrte vesh atė paradoks (askush s’mund ta besonte se unė, studente e vitit tė parė tė Letėrsisė, e aq mė tepėr e fejuar, tė isha e tillė), por reagimin e tij kurrsesi nuk e prisja.
-Ēudi, mėrmėriti ai dhe ndezi njė cigare tjetėr. Jo vetėm qė s’pati ndonjė ngazėllim nė fytyrė, por, pėrkundrazi, m’u duk se u ngrys pėrsėri. Kisha dėgjuar se meshkujt e quanin veten tė favorizuar kur u vinte rasti tė kishin lidhje dashurie me njė vajzė tė virgjėr, por ky njeri qenkėsh ndryshe. Vėshtrimi i tij u bė i mosvėmendshėm.
-Dėgjo, tha mė nė fund. Ku do ta kalosh Vitin e Ri?
- S’e di, i thashė. Nė shtėpi ndoshta, nė Elbasan.
- Nė qoftė se do tė jesh nė Tiranė, eja ta kalojmė bashkė… domethėnė tė flemė bashkė kėtu. Ndryshe kjo do tė ndodhė kur tė kthehesh tė nesėrmen nga Elbasani.
Domethėnė, mė 1 janar. Mė pėrkėdheli pak, mė puthi, pastaj mė pėshpėriti te veshi: njė vajzė e virgjėr ėshtė pak e bezdisshme…
Tani s’e fshihte se s’i kishe pėlqyer fare qė isha e tillė. Madje, m’u duk se i ra pak respekti.
Mė 1 janar qėndrova me tė gjer nė mėngjes. Gjithēka ishte e bukur, e pangjashme me asgjė.
Mė kujtohet ai mėngjes i ndritur kur dola nga apartamenti i tij. Ecja si e dehur nė Rrugėn e Kavajės, qė sapo ishte larė nga makina e pastrimit tė rrugėve, nėn njė qiell tė ftohtė e tė shndritshėm, siē janė zakonisht mėngjeset e tilla nė Tiranė. Majat e ēative tė shtėpive tiranase, si dhe pemėt nė mes tė rrugės dhe nė tė dyja anėt e saj ishin tė veshura nga njė mjegull e lehtė e tejdukshme. Pikėrisht kur po kaloja nė trotuarin e kishės katolike, nė tė djathtė tė rrugės, kambanat e rėnda tė kishės sė madhe filluan tė bien solemnisht. Nė atė kohė, kishat ishin ende tė hapura. Unė ecja nėn tingujt e atyre kambanave, hapat i bėja tė lehtė, elastikė, sikur brenda meje njė sustė e argjendtė i shtynte ata pėrpara. Shpirtin e kisha plot, me njė lloj triumfi e habie tė hareshme, thua se tėrė bota atė ēast mė pėrkiste mua. Mjaftonte tė shtrija krahėt dhe gjithēka ishte e mundshme, e bėshme, e papenguar nga asgjė. Zot, sa e lumtur isha!…
Kisha kujtuar se puritanizmi i prindėrve tė mi, trysnia pėr tė kufizuar veten nė ēdo gjė, kontrollet e vazhdueshme, propaganda moraliste kundėr meshkujve, rreziqet e imagjinuara e, sidomos fejesa ime e dėshtuar, do tė kishin ndrydhur dhe dėmtuar tek unė ndjeshmėrinė femėrore. Por nuk ishte aspak ashtu. Pas njė jave e gjysmė, nė takimin tonė tė katėrt ose tė pestė isha bėrė njė grua nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės. Isha e lumtur, veē tė tjerash dhe pėr kėtė.
Nė atė kohė (nė vitet ‘83-’84) pata pėrshtypjen se Is pati njė tjetėr tėrheqje pėr njė grua tė re. Ajo ka qenė historia e tij mė e mjegullt, e ndoshta mė e zgjatura. Pėr njė kohė tė gjatė u pėrpoqa tė mos e vė re. Mendoja gjithmonė se kjo ishte njė shenjė e mirė, qė s’e kishte humbur aftėsinė tė tėrhiqej nga gratė. Por tė tjerėt e vinin re. Ishte Besiana e vogėl, gjashtė vjeēe, qė e pikasi gjithashtu nė njė pasdreke, nga ato qė ktheheshin nė vallėzim. Kėtė herė nė apartamentin tonė, nė studion me drita tė pakėsuara. Duke gjarpėruar midis vallėzuesve, ajo erdhi me vrap pėr tė mė thėnė se “teta X e ka pėr… e ka pėrqafuar babin!”. S’e bėra veten. Madje i thashė Besianės, qė nė atė kohė ishte tmerrėsisht e lidhur pas tė atit, se nė vallėzim qėllon qė tė bėhet edhe ashtu dhe se s’ishte mirė qė ajo pėrgjonte ē’bėnin tė tjerėt. Is qysh nga vitet e tij studenteske e kishte qejf vallėzimin, por kjo nuk mjaftonte pėr tė shpjeguar atė qė kishte vėnė re vogėlushja. Njė ditė, duke folur bashkė me Is pėr atė qė pėshpėritej tashmė pėr tė, ai, ngaqė nuk e kishte tė lehtė tė gėnjente, ose ngaqė s’i ishte dashur ndonjėherė ta bėnte kėtė, mė dha njė shpjegim aq tė turbullt, sa m’u duk mė e arsyeshme tė mos e dėgjoja mė tej. Tha se shumė burra tė tjerė tėrhiqeshin nga bukuria e “X”-it, kėshtu qė s’qe ndonjė ēudi qė edhe ai tė bėnte pjesė midis tyre. Ajo qė, sipas Is, “i kishte dhėnė shtysė kėtij muhabeti” ishte se “X” kishte dėshirė ta pranonte njėfarėsoj, ose tė mos e kundėrshtonte kėtė ngacmim qė i bėnin pėr Is.
Njė ditė, njė shoqja ime, duke kujtuar se e kishte zbuluar misterin, mė tha se “X”- i nuk ishte gjė tjetėr veēse personazhi i Ana Krasniqit, grua e bukur, qė ai e kishte pėrshkruar nė dy romane tė tij. Pra, lidhja paskėsh qenė e vjetėr, aq mė tepėr qė nė tė dyja romanet, Ana Krasniqi kishte njė histori dashurie me shkrimtarin Bermema, njė tjetėr personazh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante