Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-06-13, 17:53   #26
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Martesa nė Islam

Falja e dy rekateve namaz para marrėdhėnjev intime


Ėshtė mirė qė tė posamartuarit, para se tė hyjnė nė marrėdhėnie intime, tė falin dy rekate namaz nafile. Namazin duhet falur sė bashku (nė xhemat), kėshtu qė burri do tė dalė mė pėrpara ndėrsa gruaja mė pas tij. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė qė bashkėshortėt tė fillojnė jetėn e re me sexhde dhe nėnshtrim ndaj Zotit tė tyre dhe se dashuria e ndėrsjellė prej fillimit tė nisė me plotėsinė e saj.

Kjo bazohet nė thėnien tė cilėn e transmeton Shekiku, nė tė cilin theksohet se njė njeri me emrin Ebu Harith, i cili, siē pohon Imam Dhehebiu ishte as’hab i tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s. , ishte martuar me njė vajzė dhe kishte frikė se ajo, eventualisht mund mos ta dojė, atėherė me kėtė rast Abdullah ibn Mes’udi r.a. ia dha kėtė kėshillė: “Afria dhe harmonia vijnė prej Allahut ndėrsa ndarja dhe joharmonia janė prej shejtanit, i cili dėshiron qė t’ua bėjė tė urrejtur atė qė ua ka lejuar Allahu. Andaj, urdhėro gruan tėnde qė tė falė me ty dy reqate namaz!”


Shprehja e dashurisė ndaj gruas

Ėshtė mustehab qė burri tė jetė i sjellshėm ndaj bashkėshortes sė tij, ndėrsa kėtė duhet dėshmuar, posaēėrisht nė natėn e parė tė martesės. Kjo mund tė manifestohet me ndonjė dhuratė tė cilėn bashkėshortja e do, me ndonjė lule ose me ndonjė pije, e tė ngjashme, siē ka vepruar i Dėrguari s.a.v.s. ndaj Ajshes r.a. kur i ėshtė afruar nė natėn e parė. Nė tė vėrtetė Esma’ bint Jezid r.a. transmeton se Pejgamberi, s.a.v.s. nė natėn e parė tė martesės, duke treguar mirėsjellje tė veēantė ndaj Ajshes r.a., i ka ofruar njė enė me qumėsht, kėshtu qė momentet e para tė lidhjes sė tyre tė jenė mė tė afėrta dhe mė tė mira.

Tė vendoset dora mbi kokėn e gruas dhe tė bėhet dua

Ėshtė e preferueshme qė nė natėn e parė tė martesės tė vendoset dora nė kokėn e bashkėshortes - edhe atė nė fillim nė kokės ku dalin flokėt - tė thuhet besmelja dhe tė lutet All-llahu pėr bereqet, ashtu siē ka propozuar i Dėrguari, s.a.v.s., nė hadithin tė cilin e transmeton Abdullah ibn ‘Amr r.a.: “Kur ndonjėri prej jush martohet, le ta vendosė dorėn e tij nė kokėn e saj, le tė pėrmend emrin e Allahut tė Lartėsuar, le tė lutet pėr bereqet dhe le tė thotė: O Allah, mė jep prej saj mirė, atė tė mirė me tė cilėn Ti e ke krijuar, ndėrsa mė ruaj nga e keqja e saj, e keqja me tė cilėn Ti e ke krijuar!”

Ēka duhet thėnė me rastin e afrimit te gruaja?

Para aktit intim bashkėshortėt duhet tė thonė duanė nė tė cilėn do ta lusin Allahun e Lartėsuar, qė prej tyre dhe prej pasardhėsit tė mundshėm tė tyre, tė largojė shejtanin dhe tė keqen e tij. Kjo bazohet nė hadithin autentik, tė cilin prej Muhamedit s.a.v.s. e transmeton Abdullah ibn Abbas r.a.:

“Bismil-lah! Allahumme xhennibne-sh-shejtane ve xhennibi-sh-shejtane ma rezaktena!

Nė emėr tė Allahut! O Allah, largo shejtanin prej neve dhe prej atij tė cilin ke dhėnė tė niset (fėmijės)!

Nėse Allahu jep qė me atė rast tė niset ndonjė fėmijė, shejtani nuk do t’i bėjė dėm!”


Duhet pasur kujdes tė mos kthehen kah Kibla !


Bashkėshortėt tė kenė vėmendjen, siē tėrheqin vėrejtjen disa dijetarė muslimanė, qė me rastin e aktit seksual tė mos jenė tė kthyer kah Kibla, si respekt ndaj saj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė