Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-06-13, 18:16   #27
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Martesa nė Islam

Para marrėdhėnjeve intime jemi tė obliguar tė pėrgatitemi


Bashkėshorti duhet tė gjejė mėnyra qė psikologjikisht ta pėrgatisė gruan pėr aktin seksual. Ai duhet tė mundohet tė thejė turpin e saj, t’i mbjellė siguri dhe vetbesim, posaēėrisht nė natėn e parė tė martesės. Nė tė vėrtetė, shumė vajza kanė frikė tė madhe nga nata e parė e martesės. Nėse burri nuk ėshtė i kujdesshėm nė natėn e parė, kjo mund tė rezultojė me shumė pasoja tė padėshirueshme tė cilat mund tė zgjasin ose tė mbesin tė pėrhershme, sikur frigjiditeti, frika nga akti seksual e tė tjera.

Prandaj njė fjalėt e mira, afrimi i kėndshėm, pėrkdheljet dhe puthjet mund tė jenė hyrja mė e mirė nė vetė aktin seksual dhe pas vetes nuk do tė lėnė pasoja tė padėshirueshme, siē mund tė ndodhte me hyrjen direkte nė akt, me lėvizje tė shpejta dhe tė vrazhdta dhe me kryerjen e vetė aktit pa kurrfarė pėrgatitje.

Se sa janė tė urta fjalėt e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s. tė cilat i transmeton Enes ibn Malik r.a.: “Asnjėri prej jush le tė mos i afrohet gruas sė tij, ashtu siē e bėjnė kafshėt! Nė mesin e atyre dyve le tė jetė njė emisar! Kanė pyetur: E ēka ėshtė ajo o i Dėrguari i Allahut? Ai ėshtė pėrgjigjur: Ajo ėshtė tė folurit dhe puthja!”

Pėr fat tė keq, shumė muslimanė pėr marrėdhėniet intime mėsojnė nga romanet, nga serialet televizive apo nga revistat erotike, ndėrsa reēeta e vėrtetė pėr martesė tė suksesshme dhe pėr marrėdhėnie tė drejta intime ėshtė i Dėrguari ynė, s.a.v.s. qė sa shekuj?! Athua a ka dikund aq ngrohtėsi, ėmbėlsi dhe urti dhe aq brengė pėr ruajtjen e martesės, ashtu siē gjejmė nė fjalėt e tij?!



Cila pozitė ėshtė e lejuar gjatė marrėdhėnjeve intime?

Ėshtė e lejuar qė me rastin e marrėdhėnieve intime t’i afrohemi bashkėshortes nga cilado anė: nga para, nga prapa ose prej anėsh, edhe pse mė e natyrshme, siē pėrmendet nė disa thėnie, ėshtė qė gruaja tė jetė e shtrirė nė shpinė ndėrsa burri mbi tė.

Domethėnė ėshtė i lejuar ēdo pozitė, me kusht qė marrėdhėniet tė kryhen nė organin gjenital tė gruas. Xhabiri r.a. transmeton se ēifutėt kanė folur se fėmija do tė lindė i mangėt tek ai njeri qė i afrohet gruas nga prapa, dhe pėr kėtė ėshtė shpallur ajeti: “Gratė tuaja janė vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si tė dėshironi…” . Me kėtė rast i Dėrguari s.a.v.s. ka sqaruar: “Edhe nga para edhe nga mbrapa, mirėpo me kusht tė kryhet nė organin gjenital tė gruas!”




Ndalimi i marrėdhėnjeve nė anus (vrimėn anale)!

Ėshtė haram qė tė kryhen marrėdhėniet intime nė vrimėn anale, nė bazė tė shumė haditheve tė Muhamedit s.a.v.s.. Ebu Hurejre r.a. transmeton se i Dėrguari s.a.v.s. ka thėnė: “Ėshtė i mallkuar ai qė kryen marrėdhėnie intime me gruan e tij nė vrimėn anale!” .
Nė transmetimin tė cilin e pėrcjellin Ibn Abbasi dhe Ebu Hurejre r.a. thuhet: “Allahu nuk do tė shikojė nė njeriun i cili kryen marrėdhėnie intime nė vrimėn anale!”



Larja pas marrėdhėnjeve intime

Ėshtė e obligueshme larja pas marrėdhėnieve intime. Nė tė vėrtetė, pasi tė vijė deri te prekja (takimi) e organeve gjenitale, qoftė edhe pa ejakuluar, larja ose gusli bėhen tė obligueshme. Larja mund tė bėhet bashkarisht, ashtu siē e ka bėrė i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s. nė transmetimin tė cilin e pėrcjell Ajsheja r.a.: “Jam larė me tė Dėrguarin s.a.v.s. nga njė enė, e ai mė tejkalonte nė marrjen e ujit nga ajo enė, kėshtu qė thashė: Mė ler edhe mua! Mė ler edhe mua! Ka thėnė: Kemi qenė tė dytė xhunub.”

Domethėnė, pasi qė burri dhe gruaja bashkarisht mund tė lahen, kjo tregon se ata lirisht mund tė shikojnė dhe tė prekin pjesėt e tyre, tė turpshme, tė trupit. Dijetarėt muslimanė, duke u mbėshtetur nė hadithin e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s. tė cilin e transmeton Behz ibn Hakim, nga babai i tij ndėrsa ai prej gjyshit tė tij, se e ka pyetur tė Dėrguarin s.a.v.s.: “Ēka ėshtė me vendet tona tė turpshme tė cilat i tregojmė?”

Ai ėshtė pėrgjigjur: “Ruaji vendet tuaja tė turpshme nga secili, pėrveē prej gruas tėnde…” kanė ardhur nė pėrfundim se ėshtė e lejuar qė burri dhe gruaja tė shikojnė dhe tė prekin vendet e turpshme. Kėshtu, pėr shembull, Ibn Haxheri mendon se ky hadith udhėzon nė lejimin e shikimit tė vendeve te turpshme tė bashkėshortes (bashkėshortit), ndėrsa Ibn Urve el-Hanbeli mendon se me kėtė lejohet shikimi, prekja dhe kėnaqja nė atė pjesė tė trupit, ngjashėm siē mundemi tė shikojmė te bashkėshorti (bashkėshortja) pjesėt tjera tė trupit, prekjen apo tė kėnaqemi me to!



Si tė marrim gusul ?

Pas marrėdhėnieve intime, guslin duhet marrė ashtu siē ka vepruar i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. Nė tė vėrtetė, ai, siē thekson Imam Buhariu nė njė thėnie tė Ajshes r.a. dhe Mejmunes r.a., sė pari ka larė duart, ndėrsa nė njė thėnie tjetėr edhe organin gjenital, pastaj lante gojėn dhe fytin dhe mirrte abdest siē mirret abdesti pėr namaz. Pas kėsaj lante kokėn e pas saj tėrė trupin, kėshtu qė askund tė mos mbesė ndonjė pjesė e terur.



A duhet tė mirret gusėl pas ēdo marrėdhėnje intime?

Nėse dikush i afrohet gruas dhe dėshiron tė njėjtėn ta bėjė pėr sė dyti herė, atėherė nuk duhet patjetėr qė pas ēdo marrėdhėnie intime tė marrė gusėl, por kėtė duhet ta bėj nė fund. Kushti i vetėm (pėr vazhdimin) ėshtė qė patjetėr tė marrė abdest, ashtu siē merr pėr namaz dhe tė lajė organin gjenital, e mė pas t’i afrohet sėrish gruas sė tij.

Ebu Se’id el-Hudri r.a. transmeton se i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. ka thėnė: “Nėse dikush i afrohet gruas sė tij, dhe kėtė dėshiron ta pėrsėrisė, le tė marrė abdest!”

Abdullah ibn Ebi Kajs e ka pyetur Ajshen r.a.: “Si ka vepruar i Dėrguari s.a.v.s. kur ka qenė xhunub? A ėshtė larė para se tė flinte apo ka fjetur para se tė lahet? Ajo ėshtė pėrgjigjur: “Ka vepruar edhe njėrėn edhe tjetrėn, nganjėherė ėshtė larė, e pastaj ka fjetur, e nganjėherė ka marrė abdest e pastaj ka fjetur. Abdullah ibn Ebi Kajs atėherė tha: “Falėnderuar qoftė Allahu qė e ka bėrė kėtė fleksibile!”

Gjithashtu, nėse personi i cili ka marrėdhėnie intime dhe nuk ėshtė nė gjendje menjėherė tė lahet, ndėrsa dėshiron tė flejė ose tė hajė, le tė marrė abdest, pastaj do tė hajė ose do tė flejė, e mė vonė do tė lahet. Ajsheja r.a. transmeton se i Dėrguari, s.a.v.s. nėse ishte xhunub, ndėrsa ka pasur dėshirė tė hajė ose flejė, ka marrė abdest siē mirret abdesti pėr namaz




Kush ka mė shumė se njė grua, a duhet tė lahet pas afrimit tė secilės grua?

Nėse ndokush ka mė shumė se njė grua dhe pėr njė natė ka kontakt me secilėn, nuk ėshtė e obligueshme qė tė lahet pas ēdonjėrės. Atij i ėshtė mundėsuar qė pas afrimit te njėra grua, tė lajė organin gjenital dhe tė marrė abdest, e pastaj t’i afrohet gruas tjetėr. Kėshtu nganjėherė ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s.. Enes r.a. transmeton se Muhammedi a.s. i ėshtė afruar grave tė tij me njė tė larė.

Ka edhe transmetime tjera nė tė cilat theksohet se Muhammedi a.s. ka marrė gusėl, pas ēdo afrimi te gratė e tij, pa marrė parasysh se atė e ka bėrė gjatė njė nate.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė