Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-03-12, 21:39   #146
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ku qėndron kuptimi i jetės?

A di ēka keni ju? Do t'ju tregoj nje perralle, qe ne goje e kam e nuk po mund te durohem pa e tregu.
Hajt, ju lutem, a ta tregoj!!!???

OK, flm, qe perralla :

Na ishte seē na ishte. Na ishte nje mbret (ho de tash mos m'gjuni me patligjana se qeshtu ia nisin krejt perrallat).
Ky mbreti jetonte diku andej nga Veriu i Europes, ne Irlande.
Edhe ky mbreti, nje dite, e fiton nje lufte te madhe.
Edhe thėrret nje poet. I thote keshtu:
O poet, po dua te ma qendisesh nje poezi te bukur
shume, qe kjo fitore te gdhendet njehere e mirė pergjithmone, sepse keshtu edhe duhet: fitore e madhe, fjale te medhaja.
Mire, thote poeti, qikaq send mund ta bej, sepse une dij kete e ate, e dij ku qitet pika e ku qitet presja, ku duhet rima e ku duhet metrika e poezise, e mos ki gajle ti se ta qendis jarani poezine ty tak e tak. Sa kohe po m'jep afat ti shoki?
Mbreti thote: deri sa te vijne bilbilat prej vendeve te nxehta, ma shkurt rrumullak ni motmot.

OK. Shkon ky poeti, vjen pas nje viti, poezia gati. Del
para klases, edhe reciton permendsh: e qeshtu e qashtu, e ku e morem e ku i lame e ku e gjetem e kah na shkoi e ku na mbet.
Mbreti qaq shumė u kenaq saqe ke kah shashtriset nga kerrnaqja. Edhe u qu ne kembe e tha:
Ngo ti poeto, ti e paske qendis shume bukur kete
vjershen, s'paske lene send pa thene. Bile, edhe po
te na humbin krejt ato qe jane shkru deri tash, s'ka problem sepse tash e kemi kete poezine tende. Por ama, vjersha jote nuk tha ndonje gje te re, sepse te gjitha keto i kam dijte, por ti e ke meriten qe i ke mbledhe bashke.
Bile do te jap urdher qe te na i bejne nja disa qindra
kopje. Edhe me te thene te drejten, kjo vjersha jote as nuk na e gufoi gjakun, as nuk na e mori frymen. Edhe une, si burre i mire qe jam, po ta jap nje pasqyre te dukatit.
Poeti i pergjigjet: te falenderoj edhe po t'kuptoj.


Eh mire,
N'krye te motmotit tjeter, poeti erdh te mbreti me nje
vjershe te re. Edhe ia nisi, por kesaj here, jo
permendsh. E lexonte i shkreti edhe madje
ngaterrohej nganjehere gjate leximit. Fjalet ishin te ēuditshme, lloj-lloj metaforash, alegorishe e marifete tjera, si pa lidhje, ma shkurt hesapi.
Ky mbreti thot vetmeveti: ēka e paska gjetė more poetin keshtu. Edhe ēohet e thote: ngo ti ēukuluk, ajo e para i thoshte te gjitha. Ama qikjo e dyta i tejkalon ato, i kapercen e i rrafshon me ka krejt. Qikjo poezia e e dyte po ta merrka frymen, vallahi une u mahnita e u shashtrisa krejt. Bile, a din ēka? Kete vjershe do ta ruajme ne nje kuti, unikat, asnje kopje tjeter. Edhe po ta jap nje maske te dukatit.
Poeti i pergjigjet: te falenderoj edhe po t'kuptoj.


Kalon motmoti, e poeti kurrkund. Ēon fjale mbreti, ka
humbur poeti, me ma pru ketu patjeter.
Ia bijne kete te shkretin, e ky thote: jo une po dua veē sy me sy me mbretin, hajt ju ēukulukat e tjere dilni jashte.
Eh mire, keta bashke.
Mbreti tash: po ku je more ti, kah humbe?
Poeti: allahile mbreto, rri rahat se m'ka nxane belaja, kam shkruar diēka, por ma mire mos t'e kisha shkru hiē.
Mbreti: po thujma more vetem mua, hajde tashti, dridhmu.
Poeti e nxjerr letren edhe e thote vetem nje fjale, veē nje, asnje ma shumė as ma pak.
Mbreti i zgurdullon syte, qekeravet krejt, si hut, edhe neper buze e peshperit ate fjalen e poezise.

Edhe i thote poetit:
Kqyre ti shoki, une kam shetitur gjithandej, kahmos ne krejt boten, kam pa me sy vende qe vallahi ti as me satelit e teletajp as me gugell maps s'do t'i kishe pa,
por qikjo poezia jote qenka me e bukura ne bote, qenka mrekullia e krejt mrekullive. I thote, pashe zotin, pashe familjen, kah te erdh ky frymezim?
Poeti i thot: vallahi s'di bre ēka te them, por nje dite u
ēova n'sabah, edhe e verejta qe me silleshin neper mendje e neper goje disa fjale te pakuptueshme. Edhe mendova, more mos e ka bere ndonje gjynah ky mbreti, asi gjynahesh qe s'ti fal as Perendia.

Ky mbreti i thote: po vallahi, te dyjt kemi bere gjynah: e kemi njohur Bukurinė, e njohja e sė Bukurės e sė Mirės nuk eshte per njerezit, tash duhet te shpaguajme gjynahet tona. Edhe po ta jap nje thike te dukatit.

Shkon ky poeti, si t'del prej dere, e therr vetin me qat thikė. Ndersa mbreti, eshte hala edhe sot lypes endacak neper Irlande duke lypur me strajce.


Tash, pyetja ime pėr juve, eshte:
Ēka ka mujt me shkru ne qat poezine e tretė ky poeti, se ma lujti tepen e kresė?!
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė