Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-02-10, 14:41   #9
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shesin ar e kafshė pėr t’u shpėrngulur nė Evropė!

Te shesin munden, qe nga ari deri ne pule... ama shperngulje nuk mendoj qe do te ishte. Eshte nje hov, qe kane marre ne mungese te informatave, se eshte duke i pritur dikush akoma ne Evrope, por do te jete nje gabim i madh per ta.

Pikerisht marreveshjet e liberalizimit te vizave dhe funksionimi i tyre eshte si rezultat i oblgimit te atyre shteteve, qe do ta kontrollojne migracionin- levizjet e popullatava, marreveshja per pranimin e refugjateve, e cila vlene njesoj ne gjitha shtetet e EU-se.

Munden te dalin te levizin, por qe do te gjejne zgjidhje, nuk e besoj. Hey People, koha e migracionit te levizjeve, po dal, por nuk dij kah te shkoj e nga te ja mbaj ka perfunduar ! tani eshte serial i ri, me regji komplet tjeter.

Eh, po ē`kane per te ja ngjulur Serbise me Maqedonine ti debojne jashte zones se liberalizimit te vizave

.................................................. .................................................. ............................

Pse po zbrazet Lugina dhe Maqedonia shqiptare?

Pas liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt e Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi prej dhjetorit tė vitit 2009 pėr nė shtete e Evropės perėndimore janė larguar rreth 10 mijė shqiptarė tė Luginės dhe rreth 200 mijė shqiptarė tė Maqedonisė. Kjo po bėhet pėr shkaqe tė ndryshme, ndėrsa shkaktari kryesor ėshtė varfėria dhe joperspektiva e tyre pėr njė jetė mė tė mirė. Politika shqiptare e kėtyre vendeve duhet tė hartojė plane zhvillimore ekonomike sa nuk ėshtė bėrė vonė, sepse nėse vazhdon kjo krizė mund tė shėrbejė si gjenerator i krizave tė ardhshme sociale, por edhe i turbulencave mė tė mėdha nė rajon.



Shkruan: Fehmi Ramadani

Pas liberalizimit tė vizave pėr shtetasit e Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi nga Bashkimi Evropian, qė nga periudha e fundit tė dhjetorit tė vitit 2009 qytetarė e kėtyre vendeve kanė vėrshuar me tė madhe shtetet Evropės perėndimore, por edhe mė tė largėta.

Nga BE-ja kjo ishte bėrė pėr qėllim qė kėto tė shtete tė ndihmohen nė lėvizjen e lirė tė qytetarėve tė vet dhe nė mbėshtetje pėr tė tejkaluar krizėn ekonomike qė kanė kėto vende. Mirėpo, efektet e kėtij “liberalizimi”, tashmė ėshtė duke i ndjerė edhe vetė Evropa, e cila vetėm nga 19 dhjetori kur kishte filluar aplikimi i tyre, kėto vende po pėrballen me njė numėr tė madh qytetarėsh tė kėtyre vendeve. Derisa serbėt, sllavo-maqedonasit dhe malazezėt kėtė benefit evropian janė duke e shfrytėzuar jashtė pėr t’u shkolluar, punėsuar, ndonjė pėrfitimi ekonomik, apo edhe pėr interesa politike e sportive, shqiptarėt e kėtyre vendeve po shkojnė me shumicė nė kėto vende, kryesisht, ose pėr t’u strehuar, ose pėr njė jetė mė tė mirė.

Nga burime tė huaja njoftohet se nga dhjetori i vitit 2009 deri mė tani nga Lugina e Preshevės pėr nė shtetet e Evropės janė larguar rreth 10 mijė banorė shqiptarė. Vetėm gjatė periudhės sė konfliktit 1999-2001 ishin larguar rreth 30 mijė shqiptarė. Kjo trevė shqiptare pėr dhjetė vjetėt e fundit ėshtė pakėsuar pėr rreth 40 mijė banorė shqiptarė. Ndėrsa, nė regjistrimin e fundit kishte rreth 70 mijė banorė shqiptarė, pra tashmė ky rajon rrezikohet tė shpopullohet nga shqiptarėt. Largimi i tyre pėr nė shtetet e Evropės kryesisht bėhet pėr shkak tė “krizės’ qė ka ky rajon, pasigurisė individuale e kolektive, ndjekjes nga regjimi i Beogradit tė pjesėmarrėsve tė luftėrave tė fundit, frikės sė shpėrthimit tė ndonjė konflikti tė ri, papunėsisė sė madhe, varfėrisė, joperspektivės pėr tė rinjtė dhe pėr shkaqe tjera. Shqiptarėt e kėtij rajoni janė duke shkuar mė shumė nė kėto shtete: Belgjikė, Francė, Zvicėr, Austri, Angli, Suedi, Norvegji, Danimarkė, etj. Shumica prej tyre shkojnė familjarisht dhe nuk mendojnė pėr njė kthim tė mėvonshėm. Nėse nuk ndalet ky hov i largimit tė tyre ky vendbanim do tė shndėrrohet nė oazė tė forcave militariste serbe.

Ndėrsa, nga Maqedonia shqiptare, po ashtu rreth 200 mijė shqiptarė kanė lėshuar vendin e tyre nė kėrkim tė njė jetė mė tė mirė. Derisa nė Luginė “arsyet” e ikjes janė shėnuar mė lartė, nė kėtė vend kjo kryesisht bėhet pėr shkak tė njė kolapsi tė vėrtet ekonomik tė kėtij shteti dhe tė njė joperspektive tė madhe. Politika e kėtij vendi ėshtė shkaktari kryesor pėr largimin e tyre, sepse nė vend qė tė krijojė kushte pėr njė jetesė mė tė mirė pėr qytetarė e tyre, ajo njė periudhė tė gjatė nuk ka investuar asgjė, sidomos nė vendbanimet shqiptare. Pas periudhės sė luftės sė vitit 2001 nė kėtė shtet gjendja ekonomike ėshtė keqėsuar shumė. Shtresat e popullsisė kanė dallime tė mėdha, kėshtu shtresa e tė pasurve ėshtė shumė e vogėl, ndėrsa e mesmja nuk ekziston fare, kurse ajo e varfėt ėshtė shumė e lartė. Nga ky vend pritet tė largohen rreth 400 mijė shqiptarė pėr nė shtetet e perėndimit, pra rreth gjysma e popullsisė shqiptare qė jeton pėr momentin nė Maqedoni.

Tragjikja ėshtė se politika e Luginės dhe Maqedonisė shqiptare deri mė tani nuk i ka kushtuar vėmendje kėtij problemi dhe askush nuk ėshtė marrė me tė. Ky problem doli nė shesh fill pas tė ashtuquajtur “liberalizim tė vizave”. Tani shtrohet pyetja, kush duhet tė merret me kėtė problem? Nė dobi tė kujt shkon zbrazja e kėtyre vendbanimeve shqiptare? A kanė shqiptarėt e kėtyre vendeve njė qėndrim unik pėr kėtė problem? Ēfarė do tė ndodhė nesėr me “liberalizmin e vizave” pėr qytetarė e Shqipėrisė dhe Kosovės, tė cilėt me padurim e presin njė gjė tė tillė? A do tė ketė njė ekzod tė ri tė popullit shqiptarė nėpėr botė? Pėr kėto dhe shumė dilema tjera duhet dhėnė pėrgjigje politika shqiptare e kėtyre vendeve, por deri mė tani politika shqiptare nuk ka dhėnė asgjė konkrete pėr pėrmirėsimin e kushteve tė popullit tė vet. Kjo politikė ka pėsuar njė fiasko tė madhe nė drejtim tė zhvillimit ekonomik dhe zbutjes sė problemit tė varfėrisė dhe papunėsisė. Kjo ēėshtje tani mė ka marrė suaza tė mėdha dhe mund tė konsiderohet si gjenerator i krizave tė ardhshme nė kėto vende. Politika shqiptare duhet tė hartojė njė plan tė mirėfilltė tė zhvillimit ekonomik dhe zbutje sė varfėrisė, por edhe politika e BE-sė duhet tė japė kontribut tė madh nė kėtė drejtim. Sepse, nė tė kundėrtėn kostoja e kėtyre “dyndjeve” tė popullsisė shqiptare nga trojet etnike dhe ikja e tyre nėpėr vendet e huaja do tė jetė shumė e madhe dhe e shtrenjtė. Andaj, politika shqiptare menjėherė duhet tė vihet nė lėvizje tė zgjidhjes sė kėtij problemi sa nuk ėshtė bėrė vonė!?


(Autori ėshtė publicist i pavarur)

.................................................. .................................................. ................

E lexova edhe kete pjese te shkrimit,por nuk e besoj... mundet te qendrojne per 6 muaj, sa u lejohet sipas marreveshjes se liberalizimit te vizave, e pastaj sigurisht qe do te kthehen me pasaporta te vulosura me 3 ose 5 vite ndalese per ne hapesiren Shengenit, nese ka dikush ndonje fat te rregullloj ndonje status me ndonje qytetare te European Junjonit me e keqja eshte, nese do ti deportojne me aeroplane nga vendet qe kane ardhur.
__________________
Unė nuk jam i pari, por jam Nr.1 !kėte qė po e shkruaj e din edhe ti !!!

...sikur une te isha ti, me miliona here do i lutesha Zotit te jam une !!!

http://www.youtube.com/watch?v=HV5GQkDbKpM
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė