Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-06-07, 10:53   #31
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim



nga Albion Topia



Tė nesėrmėn!!!

Nėse nuk do tė jetė e hėne apo e marte, patjetėr qė do tė jetė e mėrkurė ose e enjte!!! Po ja e marrim shembull qė e huqėn Ata (mos e bėn Zot),

dhe nuk ndodhi kėto dy ditė, atėherė s’mbetet ditė tjetėr pos tė premtes.

Pra, do tė vij ajo. E shumė-pritura, e shumė-ėndrruara, e shumė-kėnduara, e shumė-larta, e shumė-komentuara, e shumė shuma tė tjerė… Pavarsia!

Derisa gjithė natėn e kaluar kemi pirė e jemi dehur, dhe jemi stomak-turbullt, tė nesėrmen do tė pyetemi, me ndjenjėn e gėzimit dhe plotėsisė, me kumbimin e urimeve dhe zhurmėn e ahengut, gjithė surrate tė zhdaravitura, e qepalla tė molisura se:
- Vėrtetė ndodhi? Do ta pyesim njėri-tjetrin: Erdhi Ajo (pa ja pėrmendur emrin), apo ishte vetėm ėndėrr? Dhe pasi tė jemi bindur pėr tė satėn herė se realitetin po e “prekim” me duar, po e pėrjetojmė edhe njė “moment tė Historisė”, po e kapim edhe njė ēast tė rėndėsishėm nga ajo qė e pandehim Jetė, do tė rrotullojmė kokat e rėnduara, duke mos ditur tė qajmė apo tė qeshim, tė kėndojmė apo tė klithim, tė shajmė apo tė urojmė…
Dikush do tė nxitoj andej-kėndej si i ēmendur pėr tė komentuar titujt e gazetave, njė tjetėr lajmet e fundit, e i treti do tė pėrfol shkrimet nga Interneti, gjithnjė duke glorifikuar fjalėt e mira (ngado qė kanė ardhur) dhe duke e heshtur ndonjė “pėrshpėritje” dashakeqėse, qė pėr atė apo pėr kėtė arsye, atje diku larg, nė Rusi, Kinė, Kubė etj. paskėsh kumbuar si "kolla e miut", gjė qė nuk e vlenė as tė zihet nė gojė!
Telefonatat dhe SMS porositė do ta pėrshkojnė botėn, tė shumta, tė dendura, tė ngjeshura saqė operatorėt do tė pėrballen mė shumė se me telashe, dhe sistemet e tyre teknologjike do tė gjenden buzė kolapsit total. Nga Amerika daja do t’mė uroj duke u ngulfatur nga emocionet, me njė krenari transparente nė frymėn “Dajo, Amerika bre…”, xhaxhai nga Gjermania i dehur i bėrė “pyskyl” do ta recitoj Fan Nolin dhe vargjet e tij “ O flamur gjak, o flamur shkabė…”, duke mos ia vėnė veshin “cikėrrimės” se tash Flamuri as nuk do ta ketė ngjyrėn e gjakut dhe as nuk do tė ketė shkabė, por njėkohėsisht duke konkluduar me zė tė lartė se; - Punėn mė tė madhe e bėri Gjermania - nga prapa(skena)via… Teta Xhevė do tė lajmėrohet nga Franca dhe me theksin gjysėm-gallapēe gjysėm-parisienēe do tė arrij tė thotė; - Uhrrime, uhrrime, e gėzoshi rrehpublikėn, e do tė zhgrehet nė vaj… pėr tė vazhduar pas pak me; - Nipashi i mohtrrės, mos hahrroni ta uhrroni edhe kėtė, Sahrrkozynė!!! Nga Zvicra kushėrinjtė me radhė do tė pėrmendin se Zvicra ishte e para qė – ihaaaaaaaaaa, shumė para tė tjerave publikisht deklaroi se Kosova do duhej ta kishte kėtė qė e ka sot… por do tė vazhdojnė me atė se tash edhe mund kemi problem pak, ngase ka mundėsi qė kėta pa letra do t’i paketoj dhe Via-Sllatina!!!

Do tė ketė telefonata e telefonata, derisa bateria tė mė bėj “cėrrc”.
Anės rrugėve muzikė, gjithandej… s’ka vetura sepse policia ka vendosur regjim tė rreptė dhe ka krijuar parajsė pėr kėmbėsorėt. Kuptohet, pėr veturat zyrtare (tė komunės, departamenteve ministrore, deputetve, e “krijesave tė ngjashme” regjimi nuk vlenė. Nėpėr sheshe grumbuj njerėzish me shishe nė duar, ndonjė orkestėr muzikore, qoftė profesioniste qoftė e grumbulluar Ad Hoc (nga virtuozėt e mahallės), kėndojnė e vallėzojnė duke mos u mėrzitur aspak se ėshtė Shota, Sirtaki apo Kazaēok, se nė fund tė fundit nuk ėshtė festival por Armagedon pėr armiqtė! DJ Tallavani do tė “performoj” muzikė patriotike, duke u nisur nga Gjergj Elez Alia e Mujė Bylykbashi e deri te kėta “kreshnikėt e rinj” nga Grupi i Unitetit. Bile, pėr atė ditė njė kuartet kėngėtarėsh (tė afirmuar nė diasporė) brenda natės ka bėrė Hitin e hiteve me titull: Grupi i Unitetit sjell pavarsinė, nga i cili po ju shkėpus dy rreshta...
“Na prit Leskovc se tash po vimė,
Zgjohu Ulqin, g’zohu Janinė…”
Pranė filialave tė bankave (tė cilat nuk punojnė) veē policėve ka edhe uniforma tė tjera, kryesisht pjestarė tė agjencioneve Security. Pėr ēdo eventualitet, edhepse do tė ishte “turp i turpeve” qė ditėn e parė tė pavarsisė, dikujt t’i shkonte mendja pėr punė tė liga… Afaristėt e mėdhenj, por edhe ata tė vegjėl e bėjnė garėn mė tė “ėmbėl” tė Jetės, se kush mė shumė do tė jap falas pije e ushqime… dikush njė kamion, tjetri njė rimorkio traktori plot me kanaēe… Fabrikat e ujit kanė krijuar stoēe dhe “degustojnė” publikisht duke bėrė edhe pak reklamė. Gjithandej vjen era ēebapa, virshle, dhe kofsha pule, s’do mend…
Aty kėtu ndojė petarde, pak mė larg ndonjė TT, e krejt nė periferi rafale kallashash, tė pandėrprera…
Nė xhaminė e madhe nė lutjen e drekės, imami do ta mbaj edhe njė fjalim tė zjarrtė duke theksuar mbėshtetjen e Ligės arabe dhe angazhimin e myslimanėve tė tėrė botės, qė Kosova tė jetė e lirė dhe e… (nuk po e them se tash nuk e ka peshėn e dikurshme, apo duhet? Nejse de, e pavarur). Katolikėt nė meshėn e jashtėzakonshme sė pari do tė luten pėr shėndetin e Papės dhe falėnderimi i veēantė do t’i drejtohet Vatikanit. Agnostikėt do tė gjejnė shpjegime nga mė tė ndryshmet, vetėm e vetėm qė ta pėrligjin totalitetin e Biblės dhe Kuranit, gjithsesi duke iu falėnderuar “fuqive tė padefinuara” por tė pamohueshme… Pra, ėshtė harmoni absolute, tė nesėrmen e pritjes, ditėn e parė tė asaj qė mbante dhe do ta mbaj emrin e shenjtė-Pavarsi!
Helikopterėt e KFOR-it rrotullohen pandėrprerė, nga njė lartėsi e sigurtė qė mos tė zihen nga ndojė “plumb qorr”. Vėzhgojnė kryesisht vendbanimet serbe, ku patrullat tokėsore qė nga nata e mbrėmshme kanė zėnė vendet kyēe, duke bėrė kontrolle tė detajuara dhe duke legjitimuar tė gjithė pa dallim, pra civilė, policė tė SHPK-sė, pjestarė tė TMK-sė, po qofshin ata edhe me grada gjeneralėsh, kolonelėsh etj. Dėgjohen sirena tė ambulancave, dhe zhurma e ngasjes sė shpejtė sepse numri i infarkteve pėr ēudi ėshtė shumė-shumė i madh. Duhet tė jenė kėta padyshim, njerėzit mė tė pafat nė faqen e dheut, tė cilėt ditėn e parė… nejse, nuk do ta pėrsėris mė. Por, merreni me mend, ditėn kur tė gjithė festojnė, atyre t’u bėj vaki kjo!? S’ka fjalė, mė shumė se tragjedi, por jeta vazhdon. Nė fund tė fundit dikush do tė thotė “Hallall edhe infarktin, se ėshtė i gėzimit…”!!!
Prap rafale, diku nė periferi.
Dikush pėrcjell fjalėt e tė tretit apo katėrtit, se nė kufi me Serbinė kishte parė lėvizje tė ēuditshme tė njerėzve tė uniformuar… por askush nuk e merr seriozisht kėtė, dhe tallen me kėso “barcoletash”, megjithėse kėrcėnimet e fundit ishin shumė tė hapura dhe nga gjuha “lakuriqe”!
Flitet se shqiptarėt nė Maqedoni po solidarizohen me kremtėn tonė. Nė Bit-Pazar kėndon Xhezair Elezi dhe Big Mama. Nė sheshin Skėnderbej tė Tiranės, kreu i shtetit amė paskėsh bėrė njė sheti rasti duke “imituar” kremtėn e madhe tė Kosovės, dhe ishte rast i rrallė kur presidenti konsensual, kryeministri, ministra, deputetė tė pozitės e opozitės bėnė njė xhiro nė kėmbė. Edi Rama pėr t’u dalluar nga ajo masė e njėtrajtshme qenka detyruar hėpėrhė t’ia futė allti pėrpjetė, plotė 6 herė, mu pranė monumentit tė Gjergjit… Brenda sekondės tė gjithė “VIP-at” ishin shtrirė pėr tokė nga frika e ndonjė atentati, por shpejt e kishin marrė veten duke shikuar me pėrbuzje Eduan e qejfleisur. Harmoni gjithėshqiptare, s’ka fjalė!
Kėtu, te sheshi para teatrit ndodh njė incident i “vogėl”. Grumbullohen njerėzit pėr ta penguar policinė e cila kishte qėllim t’ia merrte flamurin kuq e zi njė personi nė karrocė invalidėsh! Reagojnė qytetarėt e tjerė. Invalidi i luftės nuk e jep flamurin, policia kėrkon pėrforcime. Konsultohet me bazėn e cila pret pėrgjigje nga “lartė”. Mė nė fund policėt arsyetohen se urdhėri ėshtė i tillė; “Vetėm sot nuk bėn tė shpaloset tjetėr flamur, pos atij tė konkursit, pra vetėm sot, kuptoni, luten…” Gjithēka pėrfundon paqėsisht, pasiqė turma me lutje e fjalė miradie, pėr hirė tė harmonisė sė gjithėpushtetshme tė kėsaj dite e bind “tė rebeluarin” tė “ul flamurin”… Nė park shumė njerėz tė shtrirė, s’dihet a janė tė vdekur, tė dehur apo vetėm po pushojnė nga vapa pėrcėlluese… Kėngė, valle, piskama, sharje gėzimi, tamam karneval…

legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante