Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-12-11, 21:46   #139
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ditari i ndjenjave....!

Dhjetor .....


Isha tejet e rraskapitur ,ende kisha rrobat e udhtimit veshur,nga malli qe kisha per vendilndjen dhe te dashurit e mije ndihesha shume e hutura,ende ishte kusherina ime aty qe pas cdo te pesten minute me kercinte ne qaf dhe me perqafonte,me rikujtonte ne cdo fjal kohen kure ishte ajo e vockel dhe une kujdesesha per te.Une gadi kisha harruar at kohe ,ajo kishte mbetur vetem si vogelushe ne mendjen time,ndersa une per te isha ajo e cila i isha ngulur ne mendje dhe len aq shume kujtime( po nuk e dija)

Gjersa i lutem te shkonte ne shtepi se do bija te flija ,ajo me shikoi e trishtuar .me tha:te dua shume me premto se do rrish shume gjate ketu per pushime,Doja te strukesha ne kervatin tim,ne ato rroba te mendafshta qe Nena mi kishte vu dhe rregullu bukur ,doja te ndjeja aromen e femijeris ,doja te perqafoja cdo gje.Ah sa me kishte munguar ajo shtepi e vjeter,dhe gjithqka qe me kujtonte femijerin time.
Sa here gjindem aty vetem hap dollap ku mshifja gjerat e mia sekrete,me dukej sikur diqka me priste aty.
Pa dyshim aty me priste shumqka,nje jete e ter,libra poezi,dhe gjitha ato qe i kisha punuar si femije nena i kishte ruajtur aty.Gjithqka ishte aty,dhe nje guralec qe kisha marrure dikure si dhurate,nje guralec i gdhendur Zemer.Mu e gjith kjo me ktheu ne te kaluaren,dhe e sotmja ishte krejt ndryshe,mu ateher besoja ne shumqka,deshiroja shume dhe endrroja pa mbarim ne boten time naive,njerzit ishin aq te dashur,dhe une besoja se do jepja aq shume,dhe veten time dhe nuk do mjaftonte,doja vetem te jipja qe ajo bote te ishte e lumtur dhe une bashk me boten te vallezoja cdo dite....
Sa me shume qe shtregoja at gur me vinin perball syte e vogelushit qe ma dhuroi ate dite kure udhtova per ne shtepi.Mu kujtua koha qe kalova ne Shqiperi dhe gjitha ato qe mi dhan ata njerz te dashur,qofte dhe nje gure i nje vocerraku,qe mbante ne dore dhe me tha:e dashura Kosovare nuk kam gje tjeter te dhuroi pos ktij guri qe gjeta rruges gjersa vija te uroi rruge te mbare,te lutem mos harro sa shume te kemi dashur ,dhe do te kujtome gjithmone me mall....
Dhe sote kishin kaluar aq shume vite ,kam par gure te cmuar,me kan takuar mua,dhe asnjeher nuk u ndjeva aq e vogel para nje guri si sot.....
Sot jam ketu dhe nuk ndihem me e dobet,vetem kjo dhome dhe gjitha kto kujtime me tregojne te vertetn time,vetem ketu gjej pergjigje per cdo pyetje qe ia bej vetes ,ketu mundem te krahasoi sa shume mall dhe nostallgji kam per ket vend,per te hap dritaren ne mengjes dhe par bjeshket me debore,vetem ketu e ndjeje sa dhimbje kam kure perball nuk del babi im dhe me urone mireseardhje,vllezerit dhe motrat nuk jan me ketu,shoqet dhe shoket kan ikur dhe ata,ndoshta vetem guret me kujtojne sa here jam rrezuar dhe qare ketu,sa here me vrap pa mbathur mire kepucet ikja ne shkolle,sa e sa stine kaluan dhe kur kthehem ketu ndihem prap e vogel dhe kerkoi diqka,shpalose cdo cep te dollapeve,kerkoi cdo gje qe preka dhe shijova si femije,kerkoi lugen time,goten time,karrigen ku ulesha dhe beja detyra,vendin ku strukesha dhe mendoja dhe thurja planet e mia per jeten......

Gjitha keto i gjej dhe ngalle nje te kaluar,po si mbylle syte dhe ndjej thell,une nuk jam me aty,ka kohe qe kam ikur,dhe do ike prap duke i qen mirenjohese cdo momenti te bukur dhe te idhet te jetes qe kalova aty,cdo njeriu qe kaloi momentet e jetes sime me mua sbashku,i falemnderohem dhe njerzeve qe dikure i shifja si te vrazhd,nganjeher dhe vete luftes e cilla me mesoi ta dua vendlindjen time,ta ndjeje dhimbjen kure me njerzit nuk i gjeje aty,dhe te ndertoi nje jete ,ku ne te u futa me nje valigje , dhe te ndihem njeriu me i pasur ne bote,vetem duke kujtu dhe ringjall nje copez jete.
Ajo qka me bente te kisha frig ishte mu kjo dite qe sot po e jetoi,dhe sote jam ketu ndoshta nuk kam gjithqka qka kam endrruar,por gjithqka qka sote une kam e dua e cmoje dhe dua jeten me shume se kurdoher me pare,,,,,
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga emine : 07-12-11 nė 21:54
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė