Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-06, 16:32   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Kush ėshtė lindur mė 25 Dhjetor?
Nėse Jezusi nuk ėshtė lindur mė 25 dhjetor, kush ėshtė lindur atėherė? Me fjalė tjera, ditėlindjen e kujt po e feston bota e krishtere, mė 25 dhjetor?
Nė librin "Historia e Romės", nga Michael Grant, lexojmė siē vijon:
"Ka pasur po ashtu njė tjetėr besim pagan gjatė kėsaj epoke, qė garonte me Krishtin pėr kontrollin e botės perėndimore. Ky ishte kulti i diellit, i cili respektohej nga miliona banorė tė perandorisė romake, madje ky besim njėherė e njė kohė qe bėrė fe zyrtare..."
"Nė Romė, karakteri hyjnor i diellit erdhi shumė mė herėt, dhe mė pas, shekuj mė vonė, nė kuben madhėshtore tė Panteonit tė Hadrianit, hapja qendrore, e rrethuar me rozeta nė formė ylli, paraqiste sferėn diellore... Kohė mė parė, perandori Aureli kishte themeluar njė tempull masiv tė Diellit tė Pamposhtur si njė pikė qendrore e gjithė sistemit fetar tė shtetit [274]. Ditėlindja e zotit qe menduar tė jetė mė 25 dhjetor, dhe kjo, e transformuar nė krishtlindje, ėshtė njė nga trashėgimitė qė krishterimi ia ka borxh kėtij kulti" [f.391-392].
Vini re! Krishterimi mori ditėlindjen e zotit-diell, kultit tė diellit, dhe e transformoi atė nė krishtlindje, ditėlindjen e Jezusit! Nė fakt kjo ėshtė lindja e njė zoti pagan, qė adhurohej nga miliona njerėz gjithandej perandorisė romake.
"... Por adhurimi i zoti-diell vazhdoi gjerėsisht kudo nė perandori, dhe nėn perandorin Aurel [270-275 p.e.s.] kulti u rivendos nė pozitėn e lartė tė mėparshme. Nė vitin 274, Aureli e shpalli zotin – tash tė quajtur Deus Sol Invictus – perėndinė zyrtare tė perandorisė romake. Ai ndėrtoi njė tempull tė shkėlqyer tė diellit nė Romė... dhe vendosi festimin e lindjes sė diellit [naturalis solis invicti] mė 25 dhjetor, ditė e cila atėherė u pranua pėr solsticin dimėror. Nė kohėn e Konstantinit, kulti i Deus Sol Invictus kishte ende njė pozitė tė lartė, dhe portreti i zotit-diell gjendej nė monedhėn e Konstantinit... Kėshtu, duhet tė ketė qenė nė kėtė kohė dhe me qėllimin e transformimit tė rėndėsisė sė njė datė tė shenjtė ekzistuese qė ditėlindja e Jezusit, e cila festohej nė Lindje, mė 6 janar, u vendos nė Romė mė 25 dhjetor, ditėn e festimit tė ditėlindjes sė Sol Invictus. Kjo ditė shfaqet nė listėn e datave e cila me gjasė qe pėrpiluar nė vitin 336 p.e.s. dhe u publikua nė kalendarin romak tė qytetit pėr vitin 354, e botuar nga Filokal" [Finegan, f.211-212].
Kjo ka ndodhur nė shekullin e katėrt pas Jezusit. Asokohe Kisha inkorporoi ditėlindjen e zotit-diell nė kalendarin e ashtuquajtur tė krishterė, dhe konvertoi "ditėlindjen" e tij nė ditėlindjen e vetė Jezusit. Ajo qė pėrfundimisht dhe pa dyshim kishte qenė pagane, tash u "pagėzua" dhe me anė tė njė akti magjik u transformua nė diēka tė krishtere. Sė paku, pėr vrojtuesin, kjo dukej tė ishte e krishtere. Tash quhej e krishtere. Por, nė fakt, kjo ende kishte njė zemėr dhe bėrthamė pagane.

Marrur nga www.fjalaebukur.com e cila e ka marur prej www.mburoja.net

Pershendetj nga Kumanova e Ismet Jasharit
Asketi SmArTs_WAY
Ebu Dawud AbdulMuhsin ibn Jahja el Albani el Darekutni
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė